Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Gazetari Ylli Rakipi në emisionin e tij “Të Pakespozuarit” ka folur për arrestimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, duke thënë që kryebashkiaku Erion Veliaj minimalisht duhet të largohet nga detyra pasi drejtorët e tij ranë në pranga pasi rezultuan të implikuar thellë në aferën e inceneratorit të Tiranës.
Në studio ka qenë i ftuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi i cili është justifikuar me pretendimin se një ministër nuk e di se çfarë bën drejtori apo vartësi i tij.
Rakipi e ka kapur mat duke thënë se është e pamundur që të vidhen miliona euro dhe ministri apo kryebashkiaku të mos dijë asgjë.
Gazetari shprehet se Veliaj duhet të tërhiqet nga detyra sepse 4 drejtorë e kanë bërë kashtë e k*qe.
Pjesë nga debati:
Neritan Sejamini: Ju keni përvojë në administratë, a mundet një drejtor i përgjithshëm, që vjen pas ministrit, të abuzojë në mënyrë flagrante dhe ministri të mos ketë asnjë dijeni?
Blendi Klosi: Për cilin rast e keni fjalën?
Ylli Rakipi: Ja për shembull drejtorët e tu, kur ishte ti ministër, të bënin çfarë të donin dhe ti nuk e dije?
Blendi Klosi: Padyshim hierarkia funksionon si në çdo institucion, si në emisionin tuaj, meqë e morët emisionin dhe hierarkia gjykohet, por veprimet janë të gjithsecilit individuale. Secili mban përgjegjësi për ato që realizon në detyrën e tij.
Ylli Rakipi: Ore minimumi Erion Veliaj duhet të largohet nga detyra sepse kanë dalë katër drejtorë që e kanë bërë kashtë e k*qe. I kanë vjedhur bashkinë dhe paratë e buxhetit.
Blendi Klosi: Erion Veliaj ka marrë tri mandate nga qytetarët. Çdo votë më e thellë se vota paraardhëse.
Ylli Rakipi: Pastaj kanë dalë katër apo tre drejtorë, në burg tani, që paskan vjedhur Erion Veliajn dhe buxhetin e shtetit shqiptar. Erion Veliaj nuk meriton të jetë në këtë detyrë.
Blendi Klosi: Kjo është çështje në hetim, kur të gjykohet…
Neritan Sejamini: Ky është shqetësim i publikut. Edhe në publik kjo është çështja kryesore. Si ka mundësi të hetohen drejtorët dhe jo zoti Veliaj? Ty ndoshta nuk të pëlqen kjo pyetje, por kjo është në mendjen e çdo qytetari shqiptar. Ka një mendim që ju kontrolloni drejtësinë dhe e çoni atje ku doni. Një armik të brendshëm e dënoni rreptë, një personi që është i dashur për partinë, mundohet ta shmangë. A mundet dot që drejtorët e përgjithshëm, për vendime që kanë marrë firmën politike të kryetarit të bashkisë, të jenë të korruptuar, nëse janë, të kenë bërë gjithë këto gjëra flagrante dhe kryetari i bashkisë, të mos e dijë? Nëse ai nuk e di, a e bën kjo të paaftë? Nëse nuk është i paaftë, a mos duhet moralisht që ky person të thotë, është përgjegjësia ime t'i kontrolloj këta, unë jam i pastër, nuk kam gabuar, por do të tërhiqem, sepse nuk jam i zoti të kontrolloj këta që kanë vjedhur? Titullari duhet të garantojë që institucioni i tij respekton pasurinë publike, buxhetin, etj. A nuk duhet të mbajë përgjegjësi ai?
Blendi Klosi: Ne si parti e kemi deklaruar që në ditën e parë, që asnjëherë mos prit një gjykim nga ana jonë, as në mbrojtje dhe as në akuzë të gjykimeve të drejtësisë. Derisa drejtësia ka gjykuar, se disa administratorë, jo për korrupsion, por për probleme administrative, shpërdorim detyre, në këto kushte janë ata që mbajnë përgjegjësi, në detyrën që i kanë caktuar… Ministri nuk di çfarë bën drejtori. Ministri di parimet, por nuk di se çfarë bën drejtori në detyrë. Ky është parim i përbotshëm. Pra politikisht ne nuk gjykojmë gjykatat. Administrativisht, një ministër nuk di atë që bën një vartës.
Neritan Sejamini: E ka për detyrë ta dijë.
Blendi Klosi: Jo nuk e ka për detyrë fare.
Neritan Sejamini: Domethënë ti ke marrë në punë një tufë të paaftësh?
Blendi Klosi: Jo i merr shteti, ligji. Prandaj një vendimmarrje ka dhjetë hierarki. Pse ti për shembull e bën dot kameramanin?
Ylli Rakipi: Jo, jo, unë e shoh po bëri keq punën, e kuptoj.
Blendi Klosi: Po pra, po nuk e bën dot ti kameramanin, regjisorin.
Ylli Rakipi: Jo, jo, nuk thashë pse nuk bëhesh ti drejtor. Po e bëri keq punën ai, e kuptoj unë. Ti nuk kupton hajdutin. Të vjedh 300 milionë euro dhe nuk kupton hajdutin, domethënë i ke vjedhur vetë ti, orë zotëri! Mirë, mirë, dakord, se do vish ti të thuash këtu që ka vjedhur Partia Socialiste…/ CNA
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operaci...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqit...
Tuneli i Llogarasë ka qenë objekti më i financuar gjat...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi ...
Gazetari Elvi Fundo bëri mbrëmjen e sotme një deklarat...
Gazetari Elvi Fundo ka konfirmuar se ka pasur një komu...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e Gëzim Ç...
Gazetari Artan Hoxha zbuloi mbrëmjen e sotme se si ësh...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar përplasjen mes dy “...
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për “Opinion...
Ish-prokurori, Eugen Beçi foli lidhur me hetimin e SPA...
CNA raportoi këtë të hënë se hetimet për inceneratorët...
Shqiptarët janë bombarduar kohët e fundit me linçimin publ...
Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj tha mbrëmjen e sot...
Andrew Strong, avokati amerikan i cili ishte pjesë e e...
Në disa media ka qarkulluar lajmi se biznesmeni nga Em...
Gjatë seancës së sotme gjyqësore për inceneratorët, is...
Vangjel Dule ka reaguar pas përfundimit të seancës gjy...
7 deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga...
Këtë të hënë është u caktua të mbahet seanca gjyqësore...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...