
Kronikat, shkrimet, investigimet në media për inceneratorin e Tiranës nuk kanë qenë të pakta në 6 vitet e fundit. Ky koncesion, që në fakt ka rezultuar një aferrë korruptive është raportuar edhe nga media e Carlo Bollinos, Report Tv.
6 vite më parë, kjo media, ngrinte shumë pikëpyetje rreth koncesionit të inceneratorëve. Kush nuk e beson e gjen kronikën në youtube ose këtu ku ne e kemi shkarkuar.
Në një kronikë televizive të publikuar në 2017-ën, me titull "Inceneratori i Tiranës, pikëpyetjet e koncesionit 140 mln euro" theksohet se ka shumë pak detaje të paraqitura nëpër dokumente rreth këtij projekti të rëndësishëm, për të cilin do të paguajnë jo pak qytetarët shqiptarë.
Pra, Carlo e ka gjetur të vërtetën 6 vite më parë, por më pas na tha se sa të mirë ishin inceneratorët që nuk punonin dhe nuk ekzistonin, për më tepër deklaronte se kishte marrë para reklamash normale.
Report Tv, "e shqetësuar" rreth këtij koncesioni ngriti shumë pikëpyetje si: Cila është teknologjia që do të përdoret për këtë incenerator? Sa do të jetë shkalla e ndotjes së mjedisit? Sa do të jetë kapaciteti i këtij inceneratori?

Po kështu u thellua edhe te kompania e shpallur fituese "Integrated Energy BV SPV", ku nënvizoi se ka qenë e vetmja kompani që ka garuar për këtë tender dhe madje është themeluar vetëm pak ditë para përgatitjes së ofertës.
Këtë na e tha Carlo dhe gazetarët e tij, të cilët sot kur janë arrestuar dhjetëra vetë dhe rezulton se pyetjet dhe e vërteta janë me korrupsion e skandale, pasi janë paguar qindra mijë euro, na thonë se inceneratorët punojnë, e nuk janë korrupsion por një gjë që do disa afate. Broçkulla propagande pasi janë paguar.
2 vite më parë, në 2021-shin, kjo media publikoi një reportazh rreth landfillit të Sharrës me titull: "Veri Jug - Sharrë, zona me landfill të ri".
Kjo media mesa duket "kaloi ylberin" dhe ndryshoi komplet qasjen ndaj këtij projekti. Më shumë se “ylber”, fakt janë pagesat e kompanisë së inceneratorit të Tiranës për Bolinon dhe mediat e tij.
Madje nuk hezitoi ta quante landfillin një zonë të gjelbër, që në ardhmen mund të jetë një eco-park. Në këtë reportazh paraqitet e gjithë propaganda, pasi në video shfaqet vetëm gjelbërim dhe jepet mesazhi se gjithçka po funksiononte më së miri në këtë incenerator.
Sot kur nuk dihet ku kanë shkuar me dhjetëra milionë euro, Carlo dhe gjobaxhinjtë që i mohon kur i ka në punë e kur bën sikur i pushon kanë marrë flamurin e mbrojtjes së korrupsionit me inceneratorin që nuk ekziston në Tiranë.
Carlo kalon ylberë, lumenj, dete. Rrugës ka dhe devijime apo lajthitje, për në rastin e Bollinos dalin me pagesa, për atë dhe ish-punonjësit e tij që SPAK po i heton si pjesë e grupit kriminal të inceneratorëve.
Për të qenë të vërtetë deri në fund, ne dyshojmë se Carlos mund t’ja kënë bërë pas krahëve se ai s’para e dredh, ja shikoni me Saliun.
Me inceneratorët se çfarë pati nuk e dimë ende.
CNA ka denoncuar nëpërmjet disa shkrimeve se Carlo Bollino është një njeri i përfshirë në pagesat e bëra nga skema korruptive e inceneratorëve dhe jo vetëm kaq.

Por disa gjëra Carlo i di mirë vetë se është i rritur, italian, kapitalist, shqiptar, biznesmen dhe shërbëtor i paepur i Rilindjes. Ndoshta janë këta të pushtetit që ja kanë futur Carlos se ai nuk bën gabime./ CNA
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ratifikimin e marrëveshje...
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka publikuar ...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës, do të ketë një...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar lajmet që q...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur akt të turp...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në deklaratën për media...
Prej gati 20 vitesh në mediat e Iran Hysenbelliut, Robert ...
Të martën në ‘Europe House' në Tiranë, Rrjeti Ballkani...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, zëvendëskryeministrj...
Bashkimi Evropian nuk ka vendosur datë për hapjen e kapitu...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar kërkesën e SPAK-...
Spitali Amerikan ka sjellë një sërë shërbimesh shëndet...
Deputetja Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shkua...
Gazetari Artan Hoxha komentoi në emisionin "Opinion" k...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) shpalli fituesit e ...
“Inceneratorët janë një projekt i Rilindjes”. Kështu ...
Gazetari Elvi Fundo në një intervistë të zhvilluar për...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një thirrje për dy “kokat”...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...