Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Të dhënat e siguruara nga Boldnews.al tregojnë se disa media në Shqipëri kanë financime të dyshimta nga kompani dhe individë të cilët rezultojnë të jenë nën hetim nga organi i akuzës Bëhet fjalë për dy mediat; Shqiptarja.com dhe Report TV, të zotëruara nga italiani i natyralizuar Carlo Bollino dhe bashkëshortja e tij Alba Malltezi.
Të dy këto media mbështeten financiarisht prej vitesh nga kompania ?FFM Group?, e krijuar fillimisht për trajnimin e gazetarëve, operatorëve dhe fotografëve në fushën e medias. (Shkarko ekstraktin e QKR)
?FFM Group? rezulton një shoqëri e krijuar në 2011 dhe ku për ortakë ka bashkëshorten e Bollinos, Alba Malltezin, Eva Doçin si dhe një kompani italiane të quajtur ?Superba S.R.L? me seli në Napoli. Kjo e fundit, prej disa muajsh është nën hetim nga Prokuria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore. ?Superba S.R.L? është aksionere edhe në kompaninë ?Everest Oil? e cila ka për administrator ish kandidatin për Kryetar të Bashkisë së Tiranës dhe ish drejtorin e KESH Gjergj Bojaxhiun. (Shkarko ekstraktin në QKR të Everst OIL)
Në lajmet e publikuara nga Shqiptarja.com apo Report TV, kompania ?Superba S.R.L? nuk është përmendur kurrë për hetimet e prokurorisë apo për lidhjet me kompaninë ?Everst Oil? të Gjergj Bojaxhi. Një tjetër detaj i rëndësishëm ka të bëjë edhe me mbështjen e fuqishme të Gjergj Bojaxhi zgjedhjet e 2015 për Bashkinë e Tiranës, nga mediat e Carlo Bollinos.
Në 2014 Drejtoria e Tatimeve i ka falur një gjobë prej 275.000 lekësh ?FFM Group? për mosdeklarimin e punonjësve duke krijuar kështu evazion fiskal. (Kërko në dokument për FFM Group) Kjo vërteton edhe zërat që qarkullojnë se në mediat e Carlo Bollinos punonjësit janë në të zezë ose pagat e tyre nuk deklarohen të plota.
?Media content? është një tjetër kompani e krijuar nga Carlo Bollino me fokus krijimin e rrjeteve televizive analoge dhe digitale. Nuk dihet qëllimi i kësaj kompanie por sipas të dhënave zyrtare ka për ortakë bashkëshorten e tij Alba Malltezi dhe shoqërinë ?FFM Group?.
Bollino bleu televizionin Taçit i cili është nën hetim bashkë me Superba S.R.L
Në vjeshtë të vitit 2015, televizioni ?A1 Report? ndahet pas një konflikti mes aksionerëve Koço Kokëdhim dhe Carlo Bollino. Ky i fundit vendosi që të mos mbyll biznesin e medias dhe për këtë blen liçencën e ?Albania Screen?, një televizion i falimentuar në pronësi të Rezart Taçit.
Në tetor 2015, Bollino e regjistron në emër të financieres së tij Lindita Dode, televizionin e ri tashmë të quajtur ?Report TV?. Edhe pse ky televizion vijon transmetimet ditore mbetet ende enigmatike marrëveshja që ka nënshkruar Bollino me biznesmenin e arrestuar Rezart Taçin.
Dyshimet shtohen edhe më tej, pasi prokuroria ka nisur hetimet për ?Mashtrim? dhe ?Evazion Fiskal? ndaj ish pronarit të ?Albania Screen? Rezart Taçi si dhe njëherësh ndaj kompanisë italiane ?Superba S.R.L?.
Bashkë me to, nën hetim është edhe ?Everest Oil? e cila administrohet nga Gjergj Bojaxhi dhe ka për ortak kompaninë ?Superba S.R.L?. Të tre këto kompani janë përfshirë në një skemë të fshehjes së ardhurave duke transferuar miliona euro në zona offshore për tu shmangur nga taksat shqiptare.
Sipas dosjes së dorëzuar në Prokurori, një nga pronarët e shoqërisë italiane ?Superba S.R.L?, Guido Ottolenghi, rezulton të jetë njëherësh edhe pronar i kompanisë që operon në Vlorë ?La Petrolifera?.
Sipas hetimeve të prokurorisë, shoqëritë ?La Petrolifera?, ?Superba S.R.L? dhe ?ARMO? dyshohet të kenë qarkulluar në llogaritë e kompanisë ?Everest Oil? të administruar nga Bojaxhiu shuma të mëdha parash në formën e kreditimit që shkon në shifrën e rreth 172 milion dollarë amerikanë.
Vetëm në vitet 2013 dhe 2014, ?Everest Oil? rezulton me fitim mbi 200 milionë Lekë dhe xhiro mbi 18 miliardë Lekë, ndërkohë që ka patur respektivisht 11 dhe 6 punonjës.
Vetëm për muajin korrik-nëntor 2012, kompania ?Superba S.R.L? e cila është gjithashtu aksionere e kompanive të Carlo Bollinos, ka qarkulluar mbi 30 milion dollarë nëpërmjet kompanisë ?Everest Oil? e Gjergj Bojaxhi.
Dyshimet mbi aktivitetet dhe bizneset e Carlo Bollino bien edhe mbi disa kompani të krijuara vonë nga italiani i shqipëtarizuar, ku nuk dihet qëllimi nëse janë për të përfituar fonde publike ose për të kryer evazion fiskal./Boldnews
Problematika e marrëdhënieve mes dy aleatëve qeverisës, PS-L...
Disa grupe radikale kroatësh në qytetin e Kninit, kanë djegu...
Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse dhe policisë, pas nj...
Pasi aksidentoi një 48-vjeçar këmbësor në aksin Pogradec-Qaf...
Prokuroria e Vlorës ka përgatitur kërkesën për dhënien e mas...
Nga Mero BazeBerisha dhe Basha janë të qartë dhe të sinqertë...
Kam dy javë që nuk shoh dhe s’dëgjoj asnjë lajm me përjashti...
Organet ligjzbatuese italiane këto ditë kanë ndërmarrë një f...
Çdokush që kalon kohë në pjesën klases punetore të Amerikës ...
Sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës e ka dënuar me forcë ede kre...
Kanë mbërritur autobusët e parë me muxhahedinë në Tiranë. Fo...
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli po kalon pushimet në Jalë...
Sistemi bankar ka parë rënie të ndjeshme të fitimeve në 6 mu...
Një gjykatë në Leiçester dënoi me 10 muaj burg një 28 vjeçar...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...