Digjet flamuri serb në Kroaci (Video)
Disa grupe radikale kroatësh në qytetin e Kninit, kanë djegu...
Problematika e marrëdhënieve mes dy aleatëve qeverisës, PS-LSI, ditët e fundit ka marrë nota tragjike sepse flitet për përgjegjësi ndaj jetës së qytetarëve. Paralelisht me shtimin numrit të rasteve të aksidenteve rrugore me të vdekur të shumtë, janë shtuar edhe dozat e akuzave të ndërsjellta mes dy institucioneve përgjegjëse në këtë fushë, Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Saimir Tahiri i PS-së dhe Ministrisë së Transportit që ka në krye, Edmond Haxhinaston e LSI-së.
Përgjithësisht policia në njoftimet e saj zyrtare për aksidentet, fajin ja lë gjithmonë drejtuesve të mjetit, të cilët shpallen fajtor zakonisht për tejkalim shpejtësie, ose përdorim të alkoolit. Por në shumë raste të tjera, ?fajtore? shpallen rrugët dhe sinjalistika, e cila është përgjegjësi e ministrisë që drejtohet nga LSI. Nëse bën një vëzhgim të shpejtë, mbi disa aksidente të rënda, do të ndeshesh me një fakt dhe përkim të ?çuditshëm?. Sa herë që marrëdhëniet mes Ramës dhe Ilir Metës, janë të acaruara keq dhe në këtë periudhë kanë ndodhur aksidente që kanë tronditur opinionin, policia shpall si shkak kryesor mos mirëmbajtjen e rrugëve dhe mungesën e sinjalistikës.
Në fund të muajit maj të këtij viti, pikërisht kur krisja mes Metës dhe Ramës për Reformën në Drejtësi, u zyrtarizua dhe marrëdhëniet nisën të acarohen keq, ndodhën edhe disa aksidente të rënda, më tragjiku ai në Kavajë ku humbën jetën dy fëmijë. Për këtë ngjarje policia atëherë akuzoi hapur Autoritetin Rrugor dhe Ministrinë e Transporteve, duke deklaruar se aksidenti kishte ndodhur për shkak të mungesës së parmakëve në rrugë. E njëjta gjë u tha edhe për një aksident tjetër në atë periudhë, në aksin rrugor Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, ku humbën jetën dy të rinj dhe u plagosën rëndë katër të tjerë. Madje policia për këtë rast hapi, edhe hetim për mirëmbajtjen e kësaj rruge, pasi sipas saj parmakët aty ishin të dëmtuar prej kohësh dhe nuk ishin riparuar. Pas këtyre veprimeve të policisë, i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të LSI, Edmond Haxhinasto, i cili ja kaloi përgjegjësinë Policisë së Shtetit, duke kërkuar prej saj më shumë kontroll në rrugë.
?Çështja e sigurisë rrugore është padyshim, çështje e standardit të rrugës, të investimeve që bëhen në të, por jo vetëm. Është gjithashtu një çështje e ?policimit? të rrugëve dhe besoj se ka nevojë për forcimin e ?policimit? të rrugëve. Është gjithashtu çështje e cilësisë dhe e kontrollit të procesit të dhënies së lejeve të drejtimit, pra është një çështje e edukimit. Është çështje e njohjes së rregullave të qarkullimit, pasi është e qartë që një pjesë aksidenteve është si pasojë e mosnjohjes së rregullave të qarkullimit. Sot 70 përqind e aksidenteve, ndodhin si pasojë e faktorit njerëzor?, deklaroi ai atëherë.
Jo vetëm në këtë rast, por edhe herë të tjera Haxhinasto është ankuar përveçse për punën e dobët të policisë në drejtim të aksidenteve, edhe për mungesën e fondeve nga qeveria për investimet në infrastrukturën rrugore. Tashmë janë bërë publike disa debate në mbledhjet e qeverisë, por edhe nëpër komisionet parlamentare mes përfaqësuesve të PS dhe LSI, për mënyrën e shpërndarjes së fondeve në buxhet. Këta të fundit kanë kërkuar më pak shpenzime për riparimin e fasadave dhe zyrave dhe më shumë para për infrastrukturën rrugore të vendit.
Edhe ditët e fundit kur përplasjet mes Ramës dhe Metës, sidomos pas hedhjes në lojë të opsionit të një qeverie teknike janë në kulm, një tjetër aksident i rëndë u bë shkas për të sulmuar edhe më ashpër ministrinë e LSI-së. Pak ditë pas aksidentit të rëndë në Velipojë ku humbën jetën 4 rinj, policia përjashtoi, faktorin alkool dhe shpejtësi, duke lënë si shkak të vetëm mos asfaltimin e rrugës, si dhe mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit. Autoriteti Rrugor, u përgjigj se në këtë rast përgjegjësinë e ka pushteti lokal, por policia vazhdoi të këmbëngulte se fajin e ka ministria e Transportit dhe Autoriteti Rrugor, të dyja të LSI-së.
Nuk ka më dyshim se palët po përgatiten për një përplasje të madhe mes njëra tjetrës, për sa i përket, përgjegjësisë së dështimeve të shumta të kësaj qeverisje. Prej kohësh Rama po parapërgatit opinionin për ditët kur do të shpall alibinë e dështimit spektakolarë të projektit të tij të Rilindjes. Nën zë, por edhe publikisht, dështimi dhe korrupsioni galopant në administratë, po i faturohet vetëm LSI-së. Jemi në prag të kalimit nga faza nr.1, ?fajin na e ka Saliu?, në fazën nr.2, ? fajin e kish skrapaliu??
/SYRI.net Editorial
Disa grupe radikale kroatësh në qytetin e Kninit, kanë djegu...
Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse dhe policisë, pas nj...
Pasi aksidentoi një 48-vjeçar këmbësor në aksin Pogradec-Qaf...
Prokuroria e Vlorës ka përgatitur kërkesën për dhënien e mas...
Nga Mero BazeBerisha dhe Basha janë të qartë dhe të sinqertë...
Kam dy javë që nuk shoh dhe s’dëgjoj asnjë lajm me përjashti...
Organet ligjzbatuese italiane këto ditë kanë ndërmarrë një f...
Çdokush që kalon kohë në pjesën klases punetore të Amerikës ...
Sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës e ka dënuar me forcë ede kre...
Kanë mbërritur autobusët e parë me muxhahedinë në Tiranë. Fo...
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli po kalon pushimet në Jalë...
Sistemi bankar ka parë rënie të ndjeshme të fitimeve në 6 mu...
Një gjykatë në Leiçester dënoi me 10 muaj burg një 28 vjeçar...
Studioni çdo milioner dhe do të zbuloni se ata ndahen në dy...
Një mësues shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik në G...
Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura nisën aksionin...
Kryeministri Edi Rama ka fshehur kërkesën për ekstradim nga ...
Pavarësisht se Partia Socialiste i është drejtuar Gjykatës A...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...