LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nxori audiopërgjimet për Adriatik Doçin/ Gazetari i përgjigjet Bollinos: U kapët “me presh në duar”

24 Mars 2023, 21:55, Aktualitet CNA

Nxori audiopërgjimet për Adriatik Doçin/ Gazetari i

Katër audiopërgjime të publikuara dy ditët e fundit kanë nxjerrë në pah se si gazetari i Carlo Bollinos, Adriatik Doçi shtantazhonte drejtora, politikanë, biznese dhe personazhe të drejtësisë, duke përfituar nga profesioni.

Gazetari që bëri publike këto audiopërgjime, Naim Noka, ka treguar se gjithçka nisi nga denoncimet që i mbërritën në redaksi nga bizneset.

Në një intervistë me Bled Markun, Noka iu përgjigj edhe Carlo Bollinos, teksa tha se faktet janë fakte dhe nuk mund të mbulohen me sulme.

"Në redaksinë tonë kishte info nga shumë biznese, se gazetari në fjalë bënte shkrime të shpeshta të pasakta duke marrë tek tuk fakte, 1 fakt të vërtetë dhe 30 i sajonte vetë. Menjëherë redaksia jonë u vu në lëvizje e mbështetur dhe nga një strukturë e USAID dhe ne ngritëm strategjinë tonë duke siguruar videot. Këto janë audiopërgjime. 

Ky është një sekret profesional, por kemi shumë video dhe audio-përgjime për këtë gazetarë. Jetojmë në Shqipëri dhe sinqerisht këtu jo vetëm media e ka humbur kuptimin e mirë se si duhet të jetë një media serioze kuptohet është pasojë e politikës, shoqërisë tonë që po jeton në pjesën më të keqe të mundshme të 30 viteve demokraci, dhe kësisoj edhe gazetari në fjalë është pjesë e këtij llumi.

Sot Carlo Bolino u shpreh se është një përgjim i bërë nga mediat e Berishës, por faktet janë fakte dhe është kapur “me presh në duar dhe ne nuk bëmë asgjë tjetër se faktuam të vërtetën. Në Shqipëri mediat janë kthyer në patkllake dhe kobure siç ishte gazetari në fjalë. Ky nuk e pranon dhe mundohet të justifikohet me shkrime dhe mbi të gjitha i shkaktoj dramë dhe dy qytetarëve që mbanin dhe mbiemrin tim dhe sajon disa shkrime ku më cilëson si tutor femrash dhe zotëria në fjalë ka shkaktuar dramë në familje për ata dy persona që mbanin mbiemrin tim”, deklaroi ai ndër të tjera./ CNA

Lajmet e fundit nga