web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutoi një person dhe plagosi një tjetër/ Sokol Mjacaj largohet nga burgu i Peqinit

15 Dhjetor 2023, 16:53, Aktualitet CNA

Ekzekutoi një person dhe plagosi një tjetër/ Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj, i dënuari që terrorizoi burgun e Peqinit është larguar pak çaste më parë nga ambjentet e burgut.

Mësohet se ai është dërguar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin me një armë që mendohet se është futur në ambientet e burgut nëpërmjet një droni.

Mësohet se Indrit Shaqja, shok qelie me Lleshin, i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit, por ka ngelur i plagosur nga breshëria e plumbave. 

Sokol Mjacaj u vetëdorëzua. Dyshohet se ai është paguar për të kryer vrasjen./CNA





Lajmet e fundit nga