web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbora në fshatrat e Korçës/ Ndërpritet energjia elektrike në disa zona

15 Dhjetor 2023, 11:31, Aktualitet CNA
Dëbora në fshatrat e Korçës/ Ndërpritet energjia
Korçe, bore

Reshjet e dëborës në zonat e thella malore kanë sjellë ndërprerje të energjisë elektrike.

Rreth 150 familje të fshatrave Cerje, Brozdovec, Mazrekë, si dhe në fshatrat që furnizohen nga fidri i fshatit Rehovë kanë mbetur pa energji elektrike.

Probleme të herëpashershme të furnizimit me energji elektrike ka pasur edhe në fshatin turistik të Vithkuqit.

Grupet e punës të OSSHE janë në terren për të rikthyer energjine elektrike./ CNA





Lajmet e fundit nga