
Dje gazetari Çim Peka njoftoi se ditën e hënë do të ketë një intervistë në Skype me Mirel Mërtirin, trurin, kapobandën së inceneratorëve, i cili ndërtoi një skemë korruptive dhe mashtrimi me bashkëpunëtorin e tij Klodian Zoto, me bashkëjetuesen e tij Stela Gungallja dhe qeverinë shqiptare dhe bashkitë e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Një skemë korruptive 178 milionë euro deri tani, para të cilat nuk ndalen për inceneratorin e Mirel Mërtirit, inceneratorit që nuk ekziston në fakt në Tiranë. Vetëm aty Mirel Mërtiri ka mundur të sigurojë 110 milionë euro të ardhura. Kuptohet biznesi është në dy linja, atë të dherave dhe shuma tjetër e parave me dhjetëra miliona euro që janë paguar nga buxheti i shtetit.
Mirel Mërtiri po shfaqet në media, pasi për të diastën herë nuk ia doli dot të ndalte denoncimin publik të fakteve dhe provave që kanë detyruar SPAK dhe çdo institucion tjetër t'i shkojnë të vërtetës së inceneratorëve deri në fund.
Megjithëse ka aleat mediatik Top Channel, Leli nga Vjena zgjodhi media opozitare, selam pendese apo selam për ustallarët e inceneratorëve që ende si dimë?
Nuk ka dy të vërteta për inceneratorët, është një dhe vetëm një.
Në çdo skenë dhe skenar është Mirel Mërtiri, çdo person tjetër që përfshihet në këtë histori ka qenë thjesht dhe vetëm shërbëtor i tij.
Mirel Mërtiri po del në media si një i penduar, duke qartazi se tashmë ka vendosur të flasë për të thënë të vërtetën e tij se ku kanë shkuar paratë i inceneratorëve. Ku deri tani dihen nga SPAK kostot e fryra dhe milionat e eurover për mediat, kryesirsht Top CHannel dhe propaganduesit e Rilindjes.
Çfarë do të thotë tashmë ka shumë pak rëndësi.
Pas fakteve dhe provave të nxjerrë nga SPAK dhe të vërtetave që do dalin edhe më tej në vijim, pa ndalim deri ditën e fundit Mireli është thjesht duke shtyrë ditë për të shkuar ne burg për shumë akuza dhe këto dite mendon se shtyhen duke shpenzuar miliona euro për banda apo dalje mediatike.
Me shpresën dhe besimin se SPAK, do i shkojë deri në fund, jo vetëm për të gjetur se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve, por për të sekuestruar çdo para të çdo hajduti të përfshirë në skemën e inceneratorëve, në media, në politikë dhe kudo dhe t'i kthehen buxhetit të shtetit, t'i kthehen shqiptarëve.
E sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më e lehtë do të jetë edhe gjetja e parave.
Në fakt Mirel Mërtiri po del si i penduar, kur nuk ka shumë kuriozitet se çfarë do thotë për ata që e kanë ndjekur aferën hapa pas hapi, që në ditët e para kur u tentua që të blihej çdo media, apo më tej kur gjithë pushtetshmëria dhe charter-at pandalim i sollën dashurinë mediatike me Top Channel, ortakëritë, milionat pafund për mediat, kur kishte një kontratë monopoliste.
Shërbimet e bëra ndaj maxhorancës, miqësitë që nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj, tek kryebashkiaku Erion Veliaj, tek ministritë apo zyrtarët e bashkisë të Tiranës, që silleshin si punonjës të Mirel Mërtirit, e kështu me radhë.
Mirel Mërtiri me daljen e tij të parë, për ata që kanë kuriozitet, ka një mesazh. Ai do të jetë për pronarët e vërtetë të inceneratorit, sepse vetë ka katandisur në 20%. Do të jetë një mesazh dashurie për Erion Veliajn dhe një kërcënim për Edi Ramën.
Do të jetë një mesazh i fortë për pronarët e vërtetë, për kë ka shërbyer ai, për skemën.
Ndoshta edhe një lëvizje e tij për të shpëtuar gjyqin në Austri, të cilin në shkallë të parë e ka humbur. Për ata që nuk e dinë, Mirel Mëritiri po kërkon ta trajtojë politikisht çështjen e ekstradimit të tij, kur në fakt çështja "Mëritiri" është një çështje hajdutësh dhe mashtrimit të shtetit shqiptar dhe të hënën Mireli duhet të na tregojë si e ka bërë korrupsionin dhe me kë, me Arben Ahmetajn, me Edi Ramën me Erion Veliajn, me kryetarët e bashkive? Kush janë pronarët e tij të vërtetë?
Ai do thotë gënjeshtrën e tij, të vërtetë e dime nga dokumentat dhe faktet e pafundme publikuar deri tani por edhe mëtej. EDHE ATO QE MIRELIT NUK I SHKOJNE NDERMEND. Deri më sot nuk e kemi zhgënjyer as atë as bandën e tij mediatike, as ortakët dhe bashkëpunëtorët politikë.
Cilët kanë qenë hajdutët që ka bashkëpunuar Mirel Mërtiri, këtë kanë kuriozitet shqiptarët dhe ku kanë shkuar paratë? Këtë nuk ka për ta bërë as të hënën dhe asnjëherë. Ai thjesht po tenton të përçojë një mesazh kërcënues, siç ka bërë muajt dhe vitet e fundit me lidhjet e tij kriminale mediatike dhe po ngre sirenat e alarmit se mund të bëhet i penduar.
Në fakt kjo e fundit do të ishte edhe veprimi më i mirë që do të bënte Mirel Mërtiri dhe kërkesa ndaj tij është të bëhet vërtet një i penduar i drejtësisë, të shkojë me vrap tek Altin Dumani dhe t'i shpjegojë si e mashtroi shtetin shqiptar, kë kishte bashkëpunëtor, si i vodhi paratë, pse ndërtoi në Elbasan një incenerator që do 2 milionë euro naftë në vit, si ndërtoi në Fier një incenerator që nuk punon dhe pse në 6 vite nuk e ndërtoi dot inceneratorin e Tiranës dhe po flasim edhe për 3 vitet e fundit, kur të paktën njëra nga linjat duhet të ishte në funksion.
Mirel Mërtiri duhet të shkojë tek Altin Dumani të rrëfehet si një qytetar tek prifti për t'i thënë të vërtetën atë që ai mendon, pastaj drejtësia të gjejë faktet dhe provat për të çuar pas prangave këdo që ka bashkëpunuar me Mirelin dhe ka vjedhur lekët e shqiptarëve.

Këtu të mos harrojmë dhe Klodian Zoton, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë që Mireli kërkon ta bëjë me zor pronar të inceneratorëve, kur e ka pasur ushtar. Mërtiri për të shpëtuar lëkurën e tij përdor ndyrësinë, intrigat, skenarët që ndërton nga Vjena, për të fshehur të vërtetën e inceneratorëve, e cila e Mirel Mërtirit mund të jetë atëhere kur ai të bëhet pendito. Ose mund të nxitojë Zoto pasi gara tashmë është kush shkon i pari tek Altin Dumani shpëton, ndryshe thjesht shtyjnë ditët në arrati.
“Kompania Anamark zotërohet 100 për qind nga Klodian Allaj...
“Stop” ishte në Vlorë për problemin e studentëve, që kanë ...
Në 27 Nëntor transmetuam një problematikë nga fshati Spite...
Studentët e degës “Mjekësi Veterinare” në Universitetin Bu...
Në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim për një ndërtim p...
Para se emisioni “Stop” të ndiqte çështjen e ndërtimit pa ...
Burbuqe Aliaj ka ardhur nga Fieri për të treguar shqetësim...
Një mësuese, në prag pensioni, kërkon drejtësi për djalin ...
Më 7 dhjetor 2017, tre muaj pas themelimit, kompania f...
Njerëzit e inceneratorëve kanë marrë 1 miliard euro ng...
Policia e Korçës vepron me dy standarde. Këtë e tregon...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Rasti i radhës në “Stop” ka të bëjë me 79-vjeçaren Eftali ...
Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan t...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Kla...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës rastin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...