Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit dhe për dijeni ambasadorëve të Quint-it dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, 43 deputetët e PD-së të grupimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i PD-së, Agron Shehaj, i kanë kërkuar Kkryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
47 deputetët e opozitës, të cilët së bashku me 7 deputetët e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim që kanë caktuar Shpëtim Idrizin si anëtarë të tyre, përbëjnë shumicën absolute të deputetëve të opozitës, kanë theksuar se përveç faktit që Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar për reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, nga ana tjetër Kuvendi ka detyrimin për të reflektuar edhe 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen kryesisht me formulën ligjore të përllogaritjes së mandateve për deputet, si dhe votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Në një letër të gjatë deputetët e opozitës kanë shpjeguar në detaje se si puna e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore u bllokua për rreth 2 vite nga bashkëkryetarët aktualë.
“Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inaguruese dhe nuk përmbushi përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 Maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandimet e OSBE-ODIHR të vitit 2021”- thuhet në shkresë. Deputetët nënshkrues shprehen se kanë analizuar situatën që në muajin Shtator 2023 dhe kanë konstatuar se asnjë përfaqësues i mazhorancës dhe opozitës, roli udhëheqës i përket bashkëkryetarëve, nuk kishin kërkuar asnjëherë zyrtarisht mbledhjen e Komisionit, nuk kishin patur asnjë reagim apo nuk kishin nxitur asnjë debat publik mbi këtë çështje, nuk kishin informuar asnjëherë Grupin Parlamentar apo vetë Kuvendin për ekzistencën e ndonjë arsyeje objektive për bllokimin e punës në Komision, si dhe drejtuesi i opozitës në Komision nuk kishte zhvilluar asnjë takim, konsultim apo mbledhje me anëtarët e tjerë të opozitës. “Nga kjo analizë rezultoi e provuar që qartësisht Reforma Zgjedhore po lihej në heshtje, po mbahej qëllimisht e bllokuar, edhe pse koha po kalonte dhe zgjedhjet e ardhshme ishin afër.Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësuesit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cënohen interesat politike apo kur shpërdorohet besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshme prej 22 muajsh për të ushtruar përgjegjësinë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshëm ndryshimin e përbërjes së Komisionit”, – thuhet në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit.
Deputetët evidentojnë se në kuadër edhe të dialogut konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe deputetët e tjerë të opozitës, vendosën të propozojnë ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm, duke theksuar për herë të parë zyrtarisht se në rast se 7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët mungonin në mbledhje (Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Lulzim Basha, dhe Orjola Pampuri) shprehin vullnetin të përfaqësohen me një anëtar të zgjedhur prej tyre, atëherë grupi parlamentar shpreh gatishmërinë për të tërhequr një anëtar nga propozimi dhe caktimin e njërit prej kolegëve që mungon në mbledhje si anëtar i Komisionit.
Letra e deputetëve mbyllet me thirrjen drejtuar kryetares së Kuvendit që t’i përgjigjen thirrjes së partnerëve ndërkombëtarë për gjetjen e rrugës së dialogut mes palëve dhe të mbajnë në konsideratë dakordësinë e arritur në Rezolutën e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ku theksohet nevoja për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse në Komisionin e Reformës Zgjedhore./CNA
Partia Demokratike ka reaguar për vendimit e Apelit të...
I pyetur nëse do të thirret Rama në SPAK, Dumani th...
Deputeti Ervin Salianji, apo siç njihet ndryshe “Babal...
12 projektligje, projektvendime dhe akte normative janë mi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka d...
Opozita po proteston në Kuvend me pankarta dhe ka ndezur z...
Sapo kryeparlamentarja Lindita Nikolla nisi seancën plenar...
Garda e Republikës ka “blinduar” edhe këtë të enjte sallën...
Këtë të enjte do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuve...
Deputeti Dashnor Sula i ka kërkuar llogari ushtarit të...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas mbled...
Pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e deputetëve...
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike,...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, foli këtë të mër...
Dhoma e Deputetëve i jep dritën jeshile projektligjit ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, pa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...