Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

SPAK ka alarmuar jo pak kryeministrin Edi Rama, shumë arrestime, ish-ministra të tij, ish-deputetë, ish-kryetarë bashkish pas prangave, ish-zv.kryeministri në arrati, të tjerë drejtorë dhe ministra nën hetim në nivelet më të ndryshme të qeverisjes.
SPAK ka alarmuar së fundmi shumë kryeministrin, i cili duket mjaft i shqetësuar, i thane CNA burime zyrtare qeveritare.
Dje në orën 16:00, pasdite, në një mbledhje që ka zgjatur një orë e 45 minuta, Edi Rama ka zhvilluar një takim në ambientet e Kryeministrisë me sekretarët e përgjithshëm të ministrive dhe drejtorët e përgjithshëm të agjencive në varësi direkte të tij.
Rama është shfaqur mjaft i shqetësuar dhe shumë i alarmuar në lidhje me veprimet e bëra së fundmi nga BKH dhe SPAK dhe ndërhyrjet e tyre direkte në institucione dhe në administratë, ku kanë shkuar, kanë rrëmbyer dokumente, sipas Ramës, dhe veprojnë në mënyrë të kundërligjshme, deklaruan burimet nga takimi për CNA.
Kryeministri ka kërkuar nga vartësit e tij, drejtorët e përgjithshëm dhe sekretarët e përgjithshëm që të tregohen të kujdesshëm, të mos ia hapin dyert kujtdo, por t’i kërkojnë të respektohet procedura ligjore dhe të mos dorëzohen pa kushte te BKH apo SPAK-ut.

Për BKH-në dhe SPAK-un, Rama pretendon se po kalojnë kompetencat e ligjit dhe po veprojnë në tejkalim të tij duke shkuar nëpër institucione të ndryshme, duke kryer veprime dhe procedura të menjëhershme, në mënyrë të befasishme, pa njoftuar më parë institucionin.
Në fakt, kjo është edhe çështja që ka alarmuar më shumë kryeministrin, befasia në goditje dhe mungesa e informacionit për të vepruar, për të mbrojtur apo për të zhdukur dokumentet e zyrtarëve të ndryshëm, të përfshirë në afera.
SPAK dhe BKH tashmë duken në një aksion të fortë dhe me veprimet e javëve të fundit, në lidhje me shumë hetime, që nga inceneratorët, “check up”-i, hetimet për dhënien e pronave të ushtrisë, hetimet për bashkinë e Tiranës apo dhe të tjera akte të kryera pas kallëzimit të subjekteve të ndryshme, kanë bërë që kryeministrit t’i ndizet llamba e kuqe.
Kreu i qeverisë po alarmohet së tepërmi për veprimet që po kryejnë SPAK dhe BKH, institucionet e drejtësisë së re që dikur Rama i mbështeste, më pas u kërkoi që të vepronin edhe ndaj opozitës, dhe sot kemi të arrestuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ndërkohë, tashmë duket se ka frikë për rrethin e tij, ministrat dhe bashkëpunëtorët./ CNA
“Europe Today”, media informative e specializuar në çështj...
Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Infor...
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ...
Një ditë më parë, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, u ...
Në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në magazinat...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesat e avokatëve të S...
Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj tha se do duhej ...
Sarkazmat e biznesmenit dhe sipërmarrësit Gjergj Luca nuk ...
Nesër GJKKO do të mbajë seancën ku është parashikuar t...
Biznesmeni i njohur në rrethin e Sarandës, Timoleo Babi (T...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme ka caktuar seancën për të m...
Të paktën katër lote të rrugës Elbasan-Qafë Thanë janë...
Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë pë...
Burime konfidenciale bëjnë me dije se nuk janë rinovua...
Dy mjekë të maternitetit "Koço Gliozheni" janë marrë t...
Qarku i Kukësit është përfshirë sot nga reshje bore dh...
Nga sot, 16 janar, publikohen testet model të provimeve të...
Pas publikimit të lajmit se klinika e Roland Xhaxhos n...
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, në një konferencë pë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...