Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Në qytetin e Laçit punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri kanë hyrë në fazën e fundit. Aktualisht punimet janë përqendruar në ndërtimin e rrjetit të jashtëm dhe të brendshëm, ku deri më tani janë realizuar afro 87% e punimeve, ndërsa po vijon puna për vendosjen e matësave, si dhe aplikimin e sistemit Scada.
32 mijë banorë përfitojnë nga ky investim, i cili i jep zgjidhje një problematike shumëvjeçare për këtë zonë. Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Laçit janë ndarë në katër faza. Në tri fazat e para u bë e mundur hapja e pus-shpimeve, rehabilitimi i stacionit të pompimit, shtrimi i linjës kryesore, ndërtimi i depove ujëmbledhëse si dhe linjës shpërndarëse. Aktualisht po punohet për fazën e katërt dhe të fundit.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga kreu i AKUK, Klevis Jahaj, kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara dhe deputetja Shpresa Marnoj ndoqën nga afër punimet e realizuara, ndërsa i gjithë projekti parashikohet të përfundojë në muajin prill të këtij viti.
“Është investuar në themel të të gjithë ujësjellësit, duke ndërtuar një stacion të ri pompimi, duke vazhduar me një depo grumbulluese prej 400 metër kub, me një linjë komplet të re transmetimi deri në depon kryesore të qytetit, 6 mijë metër kub, e cila do të furnizojë qoftë qytetin, por edhe një nga njësitë më të mëdha që është afër qytetit atë të Sanxhakut”, sqaroi drejtori Jahaj referuar projektit që po zbatohet.
Për ministren Balluku automatizimi i proceseve është një element tjetër shumë i rëndësishëm, krahas investimeve të reja të cilat ndikojnë në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Përmes automatizimit rriten mundësitë e monitorimit dhe ndërhyrjes në kohë reale për çdo avari që mund të shfaqet. Balluku u ndal më tej tek reforma e ndërmarrë në sektorin e ujësjellësi-kanalizimeve, një reformë e cila që në vitin e parë të saj ka dhënë rezultatet e para pozitive.
“Kemi nisur këtë reformë që në vitin 2021 me agregimin e ndërmarrjeve nga 58 për ti bërë 16. Ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer me kryetarët e bashkive, me këshillat bashkiak. Kemi pasur mirëkuptim të plotë. Është kuptuar që duhet Qeveria ta udhëheq këtë proces, përkohësisht patjetër. Nuk është synimi jonë që të mbajmë këto ndërmarrje, por çështja qëndron që edhe situata financiare, edhe situata teknike e 58 ndërmarrjeve të fragmentuara dhe të copëzuara nuk mund të lihej më të vazhdonte ashtu. Qeveria duke pasur një ekspertizë tjetër, duke pasur një mbështetje dhe fuqi tjetër qoftë edhe nga donatorët tanë, të cilët duhet të gjejmë rastin që ti falenderojmë pasi kanë qenë gjithmonë aktiv, Banka Botërore, KfW, SECO zvicerane patjetër, të gjitha këto së bashku na kanë bërë që të marrim këtë vendim, i cili nga të gjithë treguesit që kemi mbledhur gjatë vitit 2023, padyshim duket një vendim i saktë dhe i suksesshëm, por gjithmonë duke mos dashur që të cenojmë autonominë vendore. Ky është një bashkëpunim midis palëve”, tha Balluku.
Ne jemi këtu për ti shërbyer qytetarëve dhe është synim i Qeverisë Shqiptare, tha Balluku, duke e vendosur theksin tek shkurtimi i afateve të ofrimit të shërbimit, transparenca, automatizimi dhe inovacioni.
“Qeveria Shqiptare ka nisur një ri inxhinerim të të gjitha proceseve administrative që kërkonin kohë dhe krijonin vonesa. Të gjitha këto nuk janë vetëm për Qeverinë Shqiptare, janë dhe për pushtetin vendor. I kemi dhënë një prioritet zonave urbane. Zonat urbane, siç jemi duke punuar edhe për qytetin e Laçit, janë ato që marrin të parët investimet për shkak të numrit të banorëve. Pra gjithçka shkon për frymë dhe më pas ne shpërndahemi në zonat rurale”, tha Balluku duke përmendur këtu edhe krijimin e Agjencisë së Inovacionit, si një tjetër instrument i rëndësishëm.
Nga ana e saj, kryebashkiakja Cara u shpreh se ky është një investim i shumëpritur nga banorët pasi merr zgjidhje një problematikë shumëvjeçare e tyre sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm. Mungesa e investimeve të plota dhe mirëmbajtjes kishin sjellë një amortizim jo të vogël të ujësjellësit të Laçit e cila ndikonte në furnizimin e banorëve. Tashmë, me ujësjellësin e ri, këto problematika marrin zgjidhje duke garantuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm./ CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur dje nga Shkodra...
Zbardhen bisedat e demokratëve në grupin në "WhatsApp"...
Damian Gjiknuri ka mbajtur sot një deklaratë për media...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitali...
Dështon mbledhja e dytë e Komisionit të Reformës Zgjed...
Për herë të dytë brenda një jave, deputetët e Partisë Demo...
Zhvillimet e fundit në politikë kanë sjellë debate të shum...
Mazhoranca po synon të bëjë një komision 'Ad Hoc' për të k...
Në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit dhe për dije...
Partia Demokratike ka reaguar për vendimit e Apelit të...
I pyetur nëse do të thirret Rama në SPAK, Dumani th...
Deputeti Ervin Salianji, apo siç njihet ndryshe “Babal...
12 projektligje, projektvendime dhe akte normative janë mi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka d...
Opozita po proteston në Kuvend me pankarta dhe ka ndezur z...
Sapo kryeparlamentarja Lindita Nikolla nisi seancën plenar...
Garda e Republikës ka “blinduar” edhe këtë të enjte sallën...
Këtë të enjte do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuve...
Deputeti Dashnor Sula i ka kërkuar llogari ushtarit të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...