
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është e para dhe e dyta goditja fort dhe ndëshkimi i kastës politike të këtyre më shumë se 33 vite tranzicion të pandalshëm.
Së treti pritet goditja e pandëshkueshmërisë. Një drejtësi e vërtetë, jo vetëm veprime ndaj krerëve të opozitës, por edhe pushtetit, ashtu siç edhe Rama kërkonte dje, jo vetëm veprime ndaj pushtetit, por edhe ndaj opozitës.
Ndaj opozitës tashmë e gjithë kasta e saj është goditur, ka akuza të ngritura, Berisha ndodhet në "arrest shtëpie". Ndaj pushtetit është një ish-zv.kryeministër, i cili kishte ikur nga detyra, ende nuk ka një zyrtar në detyrë të prangoset, një ministër, një i korruptuar, por kjo me drejtësi.
Ka disa çështje, të cilat zgjaten dhe pritshmëritë janë të mëdha dhe megjithëse uji ka kaluar në shumë gurë ende nuk është kthjelluar.
Një dosje e hetuar, me mijëra dokumente të publikuara, ndërkohë që u paguan dhjetëra miliona euro. Edhe pse çështja është denoncuar të paktën nga viti 2019 në CNA, pa folur për Elbasanin dhe Fierin që i kanë vënë kapak me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Shqiptarët po presin një drejtësi me standard se çështja nuk është se kë kërkon Rama, apo kë kërkojnë mediat, apo kë kërkon opozita të arrestohen. Jo! Standardi i drejtësisë, dosja e inceneratorëve, është tashmë e zbardhur, dokumentet janë të verifikuara, priten veprime, pritet drejtësia për 180 milionë euro të shqiptarëve.
Dosja “McGonigal” ka një hetim të plotë nga FBI-ja, ka një akuzë të ngritur nga prokurorët e SHBA-së, ka një McGonigal të dënuar, ka një McGonigal bashkëpunëtor, ka një Agron Neza bashkëpunëtor, na e tha “Zëri i Amerikës”. Çfarë pritet? Pse nuk përkthehet dosja? Pse nuk veprohet?
SPAK-u ka vepruar me arrestime me SkyChat. Me një dosje në Amerikë të zbardhur, me një dosje si inceneratorët të zbardhur, me pronat e ushtrisë, ku gjeneralët e përfshirë në skandale promovohen dhe marrin detyra të rëndësishme ende, me kulla që jepen për McGonigal e të tjerë si këto, nuk ka veprime.
Dosja 5D është një nga më voluminozet dhe mund të sjellë ristrukturimin e drejtorive në bashkinë e Tiranës. Shumica e drejtorëve presin me ankth prangat.
Nuk kanë gabuar pa dashje por janë zullumqarë të korruptuar sepse besojnë tek përjetësia e pushtetit. Këta nuk mund të lihen të bëjnë çtë duan sikur janë pashallarët e rinj të Tiranës.
Një ngjarje që shkaktoi një traum në opinon publik. SPAK në kaq kohë mjafton t'i jepte një përgjigje, por nuk mund t'i drejtohet gishti Dumanit për ata që flirtojnë me pushtetin dhe kjo dosje dhe sterilizimi e treguan qartë.
Nuk është vetëm ushtria e cila ka dhënë pasuri publike janë shumë institucione. E këto duhet të ndalen sepse pasuritë e shqiptarëve po jepen për një copë bukë dhe po bëjnë të pasur një klientelë të qartë korruptive pushteti.
KOHA SI ARMIK
Ajo që pritet nga Altin Dumani është ndoshta armiku i tij më i madh, koha dhe drejtësia. I vetëm e pamundur, te gjithë bashkë edhe më e lehtë. Ndërkombëtarët, me një mbështetje të paprecedentë në histori ndaj kreut të SPAK-ut, zotit Dumani, mirëpresin akte edhe më të forta drejtësie.
Mediat shumica janë pro, përtej përfituesve nga korrupsioni që duhet të jenë nën akuzë jo duke gjobitur, publiku është mbështetësi më i madh. Politika është armike dhe ky është lajm i mirë.
Është shumë i rëndësishëm parimi: “Më mirë 100 fajtorë jashtë sesa një i pafajshëm në burg”, por është shumë i rëndësishëm edhe fakti se shqiptarët kërkojnë drejtësi dhe e mbështesin fort SPAK-un. Por smund të presin pafund, siç pritë gjyshrit tanë dikur zbarkimin e anglo-amerikanë për 45 vite. Koha ndoshta vonon, por nuk harron.
Shqiptarët po humbasin shpresën se në këtë vend do të ketë drejtësi e drejtësia duhet të vijë jo thjesht dhe vetëm duke pritur, por dhe me akte dhe veprime konkrete sepse qytetarët shpresojnë dhe besojnë tek Altin Dumani, tek integriteti i tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tij.
Ky mund të jetë një shans historik, prandaj ajo çfarë presim nga Dumani janë aktet e vërteta për luftën ndaj korrupsionit. Nuk janë pak dhe ato që janë kryer deri më tani, por nuk janë të mjaftueshme për të thënë se në Shqipëri ka drejtësi dhe luftë të vërtetë ndaj korrupsionit./CNA
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorë...
Pas daljes së skandalit në lidhje me klubin Partizani,...
E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emr...
“Truri” i inceneratorëve, sipas SPAK-ut, Mirel Mërtiri...
Në një dalje mediatike Mirel Mërtiri, në televizionin ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...