Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Partia Demokratike i ka bërë një kërkesë zyrtare drejtuesit të SPAK, Altin Dumani që të ruajë të njëjtin standad si në hetimin për aferën e sterilizimit dhe për atë të inceneratorit të Tiranës.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u shpreh se prokurori Dritan Prençi nuk po heton për inceneratorin fantazmë të Tiranës.
"Bazuar nga sa më sipër, i kërkojmë z. Dumani që të ruajë të njëjtin standard si në aferën e sterilizimit dhe të reagojë sa më pare me një udhëzim detyrues, pasi siç e kemi provuar me fakte të pamohueshme, deri më tani janë grabitur 120 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe këto para të taksapaguesve shqiptarë janë transferuar në llogari offshore, në disa vende të botës, kurse asetet që ndodhen ne vendin tone, po përdoren për të linçuar dhe kërcënuar denoncuesit e kësaj afere në mediat e blera me paratë e korrupsionit qeveritar", u shpreh Këlliçi.
Deklarata e plotë:
Jam sot përpara jush për të bërë publike një kërkesë zyrtare të cilën sot do ia përcjell drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Altin Dumani. Kjo kërkesë vjen si pasoje e mos reagimit nga ana e prokurorit Dritan Prençi, i cili ka nën hetim çështjen më të rëndësishme të këtyre tre dekadave, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.
Deri më sot, kemi faktuar me prova dhe fakte përtej dyshimit të arsyeshëm, se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive. Këto prova gjenden pikërisht në hetimin që ka kryer vete drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në dosjen hetimore ndaj ish zv. Kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Këto prova gjenden në raportin e KLSH, i cili është administruar nga prokurori Prençi. Në kërkesën time, i drejtohem z. Dumani, që të mbaje të njëjtin standard, tashmë të bërë publik prej tij në takimin informal me gazetarët në fund të dhjetorit të kaluar, ku është shprehur për hetimin e koncensionit të sterilizimit dhe implikimin e ish-ministrit Ilir Beqja. Citojmë:
“Jemi prokurorë, por s’do të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues që në muajin maj, kur nuk ishin dhënë masat e para. Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish-ministrit. Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia, por edhe të gjyqtarit Bani”.
Në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranës, drejtuesi Dumani shprehet se: “Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të ketë kryer veprime penale. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion”.
Bazuar nga sa më sipër, i kërkojmë z. Dumani që të ruajë të njëjtin standard si në aferën e sterilizimit dhe të reagojë sa më pare me një udhëzim detyrues, pasi siç e kemi provuar me fakte të pamohueshme, deri më tani janë grabitur 120 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe këto para të taksapaguesve shqiptarë janë transferuar në llogari offshore, në disa vende të botës, kurse asetet që ndodhen ne vendin tone, po përdoren për të linçuar dhe kërcënuar denoncuesit e kësaj afere në mediat e blera me paratë e korrupsionit qeveritar.
Deri më sot kemi parë këtë strukturë të kryejë veprime arbitrare, në shkelje flagrante të Kushtetutës, duke izoluar pa asnjë akuzë apo provë Kryetarin e Opozitës dhe familjarë të tij, e ndërkohë kur vjen puna për Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të cilët janë të kapur në flagrancë me firmat e tyre, me zë dhe me figurë duke kryer vepra të rënda penale, SPAK as nuk sheh, as nuk dëgjon dhe as nuk vepron.
Ky standard është i papranueshëm edhe për vendet dhe regjimet më të egra autoritare, e jo më në Shqipëri, ku pritshmëritë për një vend aspirant për t’u anëtarësuar në BE, janë që çdo zyrtar i korruptuar, të vendoset përpara drejtësisë, pavarësisht emrit të përveçëm që mund të ketë.
Barra e provës tashmë bie mbi SPAK. Është momenti ta tregoni me akte dhe veprime konkrete, se nuk jeni palë me të korruptuarit dhe nuk jeni avokatët mbrojtës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt./CNA
Lulzim Basha ishte politikani i parë që dje publikisht...
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet m...
Dje në ekranin e ortakëve të inceneratorëve, Top Chann...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar së fundmi...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiro...
Sipas sondazheve të bëra nga “Barometri”, në Euronews Alba...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashpra n...
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë kufizoi dj...
Komisioni i Reformës Zgjedhore ka qenë një nga debatet e n...
Lulzim Basha, ashtu si kryeministri Edi Rma ka dërguar...
Analisti Andi Bushati ka komentuar këtë të premte situ...
Disa ditë më parë, Luzim Basha mashtroi publikisht shqipta...
Lulzim Basha është pyetur mbrëmjen e sotme në lidhje me ap...
Lulzim Basha është ankuar për mediat gjatë konferencës...
CNA ka denoncuar prej dy ditësh skemën e Partisë Socia...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Bashkinë...
Në dy ditët e fundit CNA ka raportuar disa lajme ekskl...
Në Athinë u mbajt takimi i radhës i Ministerialit për ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një deklara...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...