
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi sot nga selia blu se Blendi Gonxhja, ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, qëndron në detyrë në shkelje të ligjit.
Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Blendi Gonxhes nga funsksioni i ministrit, pasi theksoi se ai po shkel ligjin, pasi vazhdon të jetë pronar i kompanisë së tij private.
Vangjeli deklaron se Gonxhja, përpara marrjes së detyrës së ministrit duhej, ose të ishte vetëpërjashtuar nga shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore.
"Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri: b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj", u shpreh ajo.
Deklarata e plotë:
Blendi Gonxhja, ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e ka marrë dhe qëndron në detyrë në shkelje të ligjit. Në datën 12 janar 2024, presidenti i Republikës e dekretoi Blendi Gonxhen ministër duke begenisur Kryeministrin, por duke shpërfillur ligjin. Sipas ekstraktit të lëshuar nga QKB më datë 19 janar 2024 subjekti tregtar Albarent shpk me status aktiv, vazhdon të ketë ka si pronar me 100% të kapitalit shtetasin ministër Blendi Gonxhja.
Ajo që, si ministri, si shefi i tij Rama, por edhe Presidenti shpërfillin apo bëjnë sikur nuk e dine, është ligji i cili e thotë qartë në nenin 27, pika B dhe C. Bëhet fjalë për ligjin Nr.9367 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE. Shprehimisht ky ligj lexon:
Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri: b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj.
Në këto kushte Partia Demokratike dhe besoj çdo qytetar i përgjegjshëm bën pyetjen:
Si mundet të ushtrojë detyrën e lartë shtetërore të ministrit pronari i shoqërisë tregtare Albarent shpk?
A është ai në konflikt interesi?
A do ta përdorë postin për të favorizuar firmën e tij nëpërmjet koncesionesh, tenderash etj?
Pse është shpërfillur ligji nga kryeministri, presidenti dhe vetë ministri? Ku e gjejnë këtë arrogancë dhe forcë që i bën ta shohin ligjin si të ishte mobilje zyre?
Blendi Gonxhja, përpara marrjes së detyrës së ministrit duhej, ose të ishte vetëpërjashtuar nga shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore…
Njërën ose tjetrën.
Por zoti Gonxhja dhe ministrat e Ramës janë mësuar me një dorë në kek dhe tjetrën në byrek.
U duhen të vjedhin para që me to më pas të vjedhin zgjedhjet dhe madje të dalin e të thonë se kanë fituar me votë.
Blendi Gonxhja nuk duhet të ishte emëruar nga Kryeministri, nuk duhet të ishte dekretuar nga Presidenti.
Blendi Gonxhja, duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga funksioni publik …./CNA

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiro...
Sipas sondazheve të bëra nga “Barometri”, në Euronews Alba...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashpra n...
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë kufizoi dj...
Komisioni i Reformës Zgjedhore ka qenë një nga debatet e n...
Lulzim Basha, ashtu si kryeministri Edi Rma ka dërguar...
Analisti Andi Bushati ka komentuar këtë të premte situ...
Disa ditë më parë, Luzim Basha mashtroi publikisht shqipta...
Lulzim Basha është pyetur mbrëmjen e sotme në lidhje me ap...
Lulzim Basha është ankuar për mediat gjatë konferencës...
CNA ka denoncuar prej dy ditësh skemën e Partisë Socia...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Bashkinë...
Në dy ditët e fundit CNA ka raportuar disa lajme ekskl...
Në Athinë u mbajt takimi i radhës i Ministerialit për ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një deklara...
Një komision i përkohshëm parlamentar po krijohet për ...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar mbledhjen e ...
Burimet bëjnë me dije se deputetët e Partisë Demokratike k...
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi kaso tha në ...
Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar për deklaratën e Lulzim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...