web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blendi Gonxhe, ministri i ri i avazeve të vjetra

8 Janar 2024, 17:54, Aktualitet CNA
Blendi Gonxhe, ministri i ri i avazeve të vjetra
Blendi Gonxhe

Sot, kryeministri Edi Rama njoftoi emërimin e Blendi Gonxhes si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Formulimi i këtij posti vjen duke marrë nga Ministria e Financave atë të Ekonomisë, duke shkrirë Ministrinë e Kulturës të Elva Margaritit, e cila del jashtë loje dhe duke i bashkuar Inovacionin, ministri e shkrirë nga Rama mandatin e dytë të tij .

Blendi Gonxhe është një nga studentët e dhjetorit ‘90, por më shumë një ministër i ri i avazeve të vjetra.

Edi Rama tashmë qeverinë e ka konfiguruar thuajse totalisht me ish nënkryetarët, drejtorët apo bashkëpunëtorët që ka patur te Bashkia e Tiranës.

Faktet janë se edhe grupi parlamentar është i përbërë nga njerëz që Rama i ka patur nga viti 2000 në vitin 2011, pra për 11 vite kur drejtoi Bashkinë e kryeqytetit.

Në ato kohë (mandatin e parë të Ramës si kryebashkiak) Blendi Gonxhja u largua nga detyra pasi përmbyti Tiranën në shtator të vitit 2002.  

Blendi Gonxhe, ministri i ri i avazeve të vjetra
Pamje nga permbytja e Tiranes ne vitin 2002
Blendi Gonxhe, ministri i ri i avazeve të vjetra
Tirana, shtator 2002
Blendi Gonxhe, ministri i ri i avazeve të vjetra
Tirana 2002

Rama ndodhej jashtë dhe nga opozita u akuzua se Gonxhe zbatoi urdhrin e ish-kryebashkiakut atëherë në detyrë Edi Rama, për të hapur dhe provuar portat e liqenit të Tiranës duke shkaktuar një dëm me miliona euro, me mijëra biznese të mbytura, duke shkuar në prag të një tragjedie.

Gonxhe ka patur akuza të shumta nga opozita gjatë kohës që ka qenë nënkryetar i bashkisë Tiranë, në kohën kur Rama drejtonte bashkinë e kryeqytetit.

Më pas Gonxhe u largua drejt Greqisë, ku dhe zhvilloi një aktivitet në lidhje me transportet e autobusëve dhe nga ana tjetër është kthyer në Shqipëri, me ardhjen e socialistëve në pushtet.

Opozita ka qenë mjaft e ashpër ndaj tij menjëherë sapo ai mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, pasi për disa kohë u la në hije nga kryeministri Rama. Tashmë hatërmbetjet e dy miqve të vjetër kanë përfunduar.

Gonxhe emërohet në një post të rëndësishëm. Një detyrë me përgjegjësi të madhe, që duket se i jepet një ministri të ri me avaze të vjetra, ai nuk është një person i papërfolur, nuk është një person pa akuza apo pa përfitime deri tek bashkëpunimet e tij me kompanitë e inceneratorëve, me kompanitë me makinat me qira e të tjera, për të cilat ai është akuzuar shpesh nga opozita. Vetëm se së fundi ka ngelur në dorën e Klevis Balliut, kjo ishte pesha më e madhe që i dha PD. 

Blendi Gonxhe, ministri i ri i avazeve të vjetra

Gonxhe nuk është një emër i panjohur. Një dhjetorist që ka ngelur gjithnjë në shërbim të Ramës, që diti t’i mbijetojë kohës duke u larguar njëherë në Greqi dhe duke u rikthyer tashmë në majat e pushtetit si një nga ministrat më të rëndësishëm të Edi Ramës me ndryshimet e reja që kryeministri njoftoi sot./CNA

 





Lajmet e fundit nga