web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

2 Janar 2024, 12:00, Aktualitet CNA
SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit
SPAK

Dhjetëra eksponentë të Partisë Socialiste kanë rënë në prangat e SPAK-ut, pasi janë kapur të gjallë në korrupsion.

Disa prej tyre janë përfshirë në aferën e inceneratorëve, disa tek ajo e sterilizimit apo “check up”-it, disa të tjerë janë kapur në korrupsion me tenderë dhe me skandale.

Sot ne po sjellim disa nga emrat e zyrtarëve socialistë, që kanë futur të majtën në panik. Koka dhe Bllako, “të rënët e parë” për inceneratorët

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u arrestua në dhjetor të vitit 2021 me akuza për disa vepra penale në lidhje me hetimet për procedurën mbi kontratën e koncesionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë.

Koka akuzohet se përvetësoi rreth 5 milionë euro nga inceneratorët në Elbasan dhe Fier.

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Tashmë ai është dënuar për veprat penale "korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", si dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim.

Për inceneratorin e Elbasanit, Koka u dënua me 8.6 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar dënimi iu ul në 5.8. Për inceneratorin e Fierit u dënua me 10 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg.

Nëse vendimi do të mbetet në fuqi, Koka pritet të përfitojë edhe nga llogaritja me 1.5 ditë e periudhës së paraburgimit nga dhjetori i vitit 2021.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, u arrestua me kërkesë të SPAK-ut më 1 prill, pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit që i jepte mbrojtje ligjore.

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Bllako, sipas hetimeve të SPAK-ut, dyshohet për abuzim me detyrën dhe korrupsion në aferën e inceneratorit të Fierit.

Nga hetimet e SPAK-ut kanë rezultuar të dhëna se Bllako, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit, ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”, kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekësh.

Bllako u lirua më 6 tetor të 2022-shit. Për inceneratorin e Elbasanit, ai u shpall i pafajshëm.

Ndërkohë, për Fierin, socialisti u dënua me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg.

Urdhër-arresti për Ahmetajn

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Në 10 korrik 2023 SPAK i kërkoi Kuvendit të hiqej imuniteti i deputetit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Kjo i hapi rrugë lëshimit të urdhër-arrestit, por Ahmetaj u largua nga Shqipëria dhe është ende në arrati.

SPAK ka ngritur 4 akuza ndaj Arben Ahmetajt, në lidhje me aferën e inceneratorëve, pasi pretendohet se janë evidentuar 6 raste, ku ish-zv.kryeministri ka kryer korrupsion.

Struktura e Posaçme pretendon se deputeti socialist ka përfituar rreth 500 mijë euro gjatë viteve 2016-2020, nga “kokat” e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, një vilë në Hamallaj në vitin 2017 dhe rreth 34 mijë euro bileta avioni dhe hotele gjatë viteve 2013-2017.

SPAK akuzon Ahmetajn edhe për privatizimin e shoqërisë “Buka” sh.a.

Ahmetaj është marrë i pandehur, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliardë lekë.

Vetë ish-kryeministri ka reaguar disa herë nga arratia dhe ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij për të dyja dosjet.

Gjiknuri, në dosjen e inceneratorëve

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, është akuzuar për përfshirje në aferën e inceneratorëve.

Ai është denoncuar se Gjiknuri ka toleruar abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve si Autoritet Kontraktor dhe ka udhëtuar me njerëzit e inceneratorëve, Mirel Mëertirin dhe Klodian Zoton.

SPAK nuk ka ngritur ende akuzë zyrtare ndaj ish-sekretarit të PS-së, pavarësisht denoncimeve. Vetë Gjiknuri ka mohuar të ketë zhvilluar takime me “trurin” e inceneratorëve, Mirel Mërtirin.

Agim Kajmaku, falsifikimi i formularëve dhe droga në Itali

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Më pas ai u denoncua nga PD-ja se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Ai e mohoi një gjë të tillë, por prokuroria e Tiranës përmes një letër-porosie dërguar autoriteteve greke vërtetoi se ai ishte në kërkim në 2003-shin për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

Në nëntor të 2019-ës, socialisti u shpall në kërkim për “shpërdorim detyre”, “falsifikim të formularëve”, dhe “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ai u arrestua në 6 maj të vitit 2020, por gjykata e liroi pas dy ditësh duke përdorur si argument ndër të tjera edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe caktoi masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.

Kajmaku përfitoi nga masa “detyrim paraqitje” dhe u arratis. Disa kohë pasi u end i lirë rrugëve të Tiranës, konkretisht më 27 maj të 2022-shit, ai u kap me drogë në San Benedetto del Tronto të Italisë.

Atij iu gjetën 20 kilogramë kokainë të fshehura në vazo me lule, por në prill të 2023-shit u lirua nga Gjykata e Fermos në Itali, së bashku me nipin e tij.

Beteja e Saimir Tahirit me drejtësinë

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Beteja e Saimir Tahirit me drejtësinë nisi në muajin maj të vitit 2018, kohë kur ishte ministër i Brendshëm.

Akuzat e adresuara akuzonin Tahirin në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal me në krye kushëririn e ish-ministrit, Moisi Habilaj.

Ish-ministri dha dorëheqjen nga posti i tij për t’u përballur me akuzat e ngritura nga Prokuroria e asaj kohe, ajo e Krimeve të Rënda. Mbi Tahirin rëndoi akuza “Shpërdorim detyre”.

Pas disa viteve përballje, në shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Tahiri, me gjykim të shkurtuar u dënua me 3 vite e 4 muaj burg dhe u lirua më 2 qershor të 2023-shit për ta kryer pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Dako, i pandehur për 2 raste

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u vetëdorëzua më 6 qershor të 2023-shit, pasi SPAK lëshoi urdhër-arrest.

Dy faktet penale që kanë qenë objekt hetimi nga SPAK-u janë procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë, si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.

Në 7 dhjetor Prokuroria e Posaçme dërgoi dosjen për gjykim dhe mori zyrtarisht të pandehur Dakon.

Gjithashtu, për dy rastet e sipërpërmendura, SPAK po kryen hetimet edhe për 10 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit.

Safet Gjici dhe videoskandali në zyrën e shtetit

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u arrestua më 24 qershor 2023 për llogari të SPAK-ut, pas publikimit të video-skandalit në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Ai u filmua duke kryer marrëdhënie në zyrë me Alma Kaçin dhe pas aktit në videon e plotë, flasin për një tender për mbrojtjen e kafshëve.

Alma Kaçi ndodhet në “Arrest shtëpie”, por më herët në një intervistë për CNA është shprehur se ndihet e braktisur dhe e pambrojtur nga shteti.

Kujtojmë se Gjici, pas publikimit të videos, u shkarkua nga kryeministri Edi Rama dhe më pas doli për herë të parë me një reagim në rrjete sociale, ku e quajti publikimin e videos një kurth nga kundërshtarët e tij politikë.

Në postim shkruante se me Almën kishte një lidhje prej kohësh, ndërsa së fundi mësohet se Alma K., ka dëshmuar para prokurorëve se e kishte takuar vetëm dy herë Gjicin.

Granit Gjana, skandali me tenderin e qenve dhe abuzimi me atë e naftës

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Granit Gjana, në kohën kur mbante pozicionin e zëvendëskryetarit të Bashkisë së Kukësit, doli në video-skandalin me tenderin e qenve të Safet Gjicit.

Ky i fundit kryente akt seksual në zyrën e kryebashkiakut me Alma Kaçin dhe më pas udhëzonte Gjanën të ndiqte hapat ligjorë për tenderin e qenve të rrugës.

Alma Kaçi shkonte në zyrën e Gjanës dhe merrte udhëzimet për dokumentet që duheshin, dorëzonte letrat dhe në fund largohej nga ndërtesa e Bashkisë së Kukësit me konfirmimin se do të merrte tenderin. Për këtë skandal, Granit Gjana ka dhënë dëshmi edhe në SPAK.

Më 13 shtator, ish-zëvendësi i Gjicit u emërua si prefekt i Kukësit dhe e mbajti këtë post për më pak se dy muaj.

Më 6 dhjetor Gjana u pezullua nga posti si prefekt i Kukësit, pasi SPAK e akuzon për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kur ka mbajtur postin si zv.kryetar i Bashkisë Kukës.

"Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospajisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” sh.p.k., duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm", njoftoi SPAK-u.

Fatos Tushe, dënimi për tenderin 240 milionë lekë

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, u arrestua në korrik të 2021-shit dhe në korrik të 2022-shit u dënua me 2.4 vite burg.

Fatos Tushe u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë, me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Tushe ka dalë edhe në përgjimet e SPAK-ut, teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve dhe familjarëve të tij. Me një vendim të Këshillit të Ministrave, ai u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Lushnjës.

Në janar të vitit 2023, Fatos Tushe u lirua nga burgu pasi ka përfunduar dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë, të përllogaritur edhe me ditët e paraburgimit.

Lefter Alla, në qeli për tenderë

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Lefter Alla u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë.

Ata u vunë në pranga për shkelje të barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.

Ndaj ish-kryebashkiakut ka akuza se ka bashkëpunuar me ish-zyrtarët për të favorizuar dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania sh.p.k.’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland sh.p.k.’ dhe ‘BE-IS sh.p.k.’.

Lefter Alla është dënuar me tre vite për akuzat. 

Rakip Suli, nën hetim për dëmshpërblimet e tërmetit

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, pasi akuzohet se ka abuzuar me dëmshpërblimet mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.

Rakip Suli është paraqitur disa herë në SPAK. Socialisti akuzohet për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në Prokurorinë Speciale janë thirrur edhe 4 zyrtarë. Pas hetimeve rezultoi se ka disa raste abuzimesh me dëmshpërblimet e fondit të rindërtimit me praktikat e Ds1 Ds2 Ds3 Ds4 Ds.

Kreshnik Hajdari, akuza për falsifikim të formularëve

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Në nëntor të 2023-shit, Kreshnik Hajdari u mor nën hetim nga SPAK-u.

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për falsifikim të formularëve, duke u marrë kështu si i pandehur.

Ky vendim erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpreu mandatin, edhe pse Hajdari ka marrë një dënim prej 4 muajsh në Greqi i konvertuar me një gjobë prej 1500 dhrahmi më shumë se 20 vite më parë.

Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek pa leje, duke e dënuar atë me 4 muaj burg.

Edison Memolla, i pandehur për korrupsion në zgjedhje

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Në 2 nëntor 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, bashkë me tre persona të tjerë.

Ata akuzohen zyrtarisht për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 6 marsit 2022.

Sipas prokurorisë, nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla, në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektricist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.

Xhaçka, në hetim për 3 çështje

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është nën hetim nga SPAK-u për 3 çështje.

Së pari, është kallëzimi i ish-deputetit të PD-së, ish-Shefit të Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, i cili ka kallëzuar në vitin 2019 ministren Olta Xhaçka, pasi ka shkuar gjatë zgjedhjeve lokale të atij viti me helikopterin e ushtrisë në fushatë.

E dyta, është një çështje në lidhje me flotën tonë detare në Shëngjin të Lezhës. Te baza e kësaj flote është bërë një ndërtim. Ndërtimi ka një tjetër skandal më vete, pasi qytetari që e ka kryer ka lejen në dorë të dhënë nga dy kryetarë bashkish, ai i PD-së dhe ai i LSI-PS. Kanë qenë të dy këta kryebashkiakë që kanë shtyrë procedurat, më pas është dhënë dhe firmosur edhe leja e ndërtimit. Pra, një objekt privat brenda një baze ushtarake detare.

Dhe e treta është ajo e godinave dhe e të gjitha ambienteve të flotës detare në Sarandë.

Olta Xhaçka, sot ministre e Jashtme, hetohet për 3 çështje të ndryshme gjatë kohës që ka qenë ministre e Mbrojtjes dhe në atë periudhë janë këto 3 hetime të ndryshme nga njëra-tjetra në SPAK.

Zonja Xhaçka është thirrur disa herë, ka dhënë sqarimet e saj. SPAK-u ka përparuar shumë me zbardhjen e së vërtetës të ngjarjeve dhe përgjegjësive ligjore, të cilat i kërkojnë edhe brenda komandës ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, por edhe te pjesa politike, siç është ish-ministrja e Mbrojtjes, sot ministre e Jashtme, Olta Xhaçka.

Beqaj, me koncesionin e sterilizimit

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Ndaj ish-ministrit janë vendosur më 16 nëntor 2023 masat "detyrim paraqitje" dhe "ndalim i daljes jashtë shtetit", për akuzën "shpërdorim detyre".

Për këtë çështje janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj, dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ata janë nën hetim për "shpërdorim detyre" e "falsifikim dokumentesh". Të dy ndodhen në qeli, ndërsa gjykata u ka rrëzuar kërkesën për liri.

Më herët, në gusht të këtij viti, Gjykata e Posaçme i kërkoi prokurorisë të shtrinte hetimet edhe mbi përgjegjësinë e gjashtë personave të tjerë, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Gjithashtu, edhe pas caktimit të masës së sigurisë, GJKKO kundërshtoi prokurorin Edvin Kondili për lënien në liri, pasi sipas saj ish-ministri shfaq rrezikshmëri shoqërore.

GJKKO i kërkoi prokurorit Kondili që ta marrë Ilir Beqajn nën hetim, jo vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për falsifikim dokumentesh.

Operacionet e bujshme të SPAK-ut, në pranga zyrtarë të policisë dhe prokurorë

Ky vit mund të konsiderohet pa frikë viti i suksesshëm i SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme ka goditur disa grupe të fuqishme kriminale në të cilat ishin të përfshirë edhe ish-drejtorë apo efektivë policie.

Në dy operacionet “Metamorfoza 1” dhe “Metamorfoza 2”, u arrestuan disa emra shumë të njohur në radhët e policisë, si ish-drejtori i Forcës Operacionale, Oltion Bistri.

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Oltion Bistri rezultoi thellësisht i implikuar në grupe kriminale, pasi, sipas SPAK-ut, dekonspironte operacionet duke u treguar grupeve kriminale informacione të rëndësishme që të mund t’i shpëtonin policisë.

Bistri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nxjerrjen e akteve sekrete.

Një tjetër “peshk” në rrjetën e SPAK ishte biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili njihet si një investitor strategjik i denoncuar nga ish-kryeministri Berisha për lidhjet e forta me PS-në. Rama i ka firmosur dokumentin që e njeh si investitor strategjik.

Gjithashtu Gjoka akuzohej se kishte vrarë 90-vjeçaren nga Malësia e Madhe, Drane Hotaj, dhe më pas ka manipuluar me testamentin e saj duke i grabitur 390 mijë m2 tokë në bregdetin e Velipojës. Akuzat janë bërë nga vajza e së ndjerës.

Astmer Bilali

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Astmer Bilali është një tjetër eksponent i botës së krimit i cili u arrestua nga megaoperacioni i SPAK-ut, “Metamorfoza”, së bashku me Oltion Bistrin, Pëllumb Gjokën, Xhevahir Litën e të tjerë.

Astmer Bilali ishte arrestuar më parë në vitin 2018 si pjesë e grupit “Bajri”. Në 2020-n Astmer Bilali u dënua nga gjykata me 3 vite heqje lirie, me gjykim të shkurtuar. Ai akuzohej për armëmbajtje pa leje, ndërtim i paligjshëm dhe paracaktim i rezultateve sportive.

Astmer Bilali është në hasmëri me familjen Lici në Shkodër. Po ashtu ai u përmend nga Fahrije Alija, nëna e Endri Mustafës, ky i fundit i vrarë në Maj të 2021-t, si porositës dhe i implikuar drejtpërdrejtë në vrasjen e të birit. Ajo akuzoi prokurorinë e Shkodrës se po e mbronte Astmer Bilalin nga akuzat e ngritura ndaj tij.

Kujtojmë po ashtu se babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, Astrit Bilali dhe Brahim Bilali, u vranë me armë zjarri në 2019-n. Babai i tij ishte një biznesmen i njohur në Shkodër pasi zotëronte një resort hipizmi në zonën e Livadheve.

Emri i Astmer Bilalit u përmend po ashtu si i dyshuar edhe për vrasjen e Ismet Çekores, i ekzekutuar po në Shkodër në Shkurt të 2022-t. Ai njihet për lidhjet e ngushta shoqërore me Bajrajt dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka.

Xhevahir Lita

Një tjetër personazh i arrestuar nga operacioni Metamorfoza ishte ish prokurori Xhevahir Lita. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer dy herë dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Pas arrestimit u zbardh dhe roli i tij, ku akuzohet se bashkëpunonte shumë ngushtë me Behar Bajrin, duke i mbyllur çështje dhe duke e informuar për gjithçka ndodhte në prokurori. Në përgjime që i përkojnë kohës kur Lita ishte ende prokuror në Shkodër dhe nuk ishte transferuar ai njoftonte Bajrin se Astmer Bilali ishte shpallur në kërkim.

Ardit Hasanbegaj ishte një tjetër personazh që ran ë rrjetën e SPAK gjatë operacionit Metamorfoza.

Sipas asaj që është raportuar më herët në media, efektivi Ardit Hasanbega u ka krijuar kushtet autorëve për atentatin ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit.

Ish Komisari Ardit Hasanbegaj ka shërbyer si Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat.

Ai u përjashtua nga policia në nëntor të vitit të shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz.

Artan Tafani

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

"Never Gorget" është megaoperacioni që ka çuar në pranga 12 persona, ndërsa 4 janë në kërkim. Gjithashtu janë zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale që banda e Laert Haxhiut ka kryer ndër vite. Mes tyre 6 vrasje dhe 5 shpërthime me eksploziv.

I penduari i drejtësisë është Artan Tafani, i cili gjatë dëshmive të tij ka treguar detaje rreth ngjarjeve kriminale.

Gjatë këtij megaoperacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm dhe në ruajtje të plotë të sekretit hetimor, ndërthurur me rritje të forcës reaguese për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore, si dhe u bashkëpunua me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, punë e cila solli si rezultat zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.

Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.

Erzen Beçani

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për grupin kriminal, nga të cilat u ekzekutuan 5 prej tyre duke arrestuar ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, nën akuzën e sigurimit të mjeteve për grup kriminal, Dedan Gjonin shef të krimeve në komisariatin numër 6, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me Bujar Germizin dhe Besmir Muratin për planin e vrasjes së dy vëllezërve që jetonin në Britani të Madhe.

Ndërkohë gjashtë persona janë shpallur në kërkim: Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit; Albert Prenga; Ismail Zeneli; Bajram Grabova e Artan Sulejmani.

Gjykata ka vendosur masë sigurie "detyrim me paraqitje" për Jonida Babameton me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Arrestimet dhe urdhërarrestet u lëshuan pas zbërthimit të aplikacionit të mesazheve të koduara SKY ECC dhe Enchrochat.

Janë zbërthyer me dhjetëra qindra komunikime të këtyre personave të cilët flasin për trafik droge, para, madje dhe vrasje.

U zbulua se mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit kishte një lidhje familjare pasi motra e Matës ishte e fejuara e djalit të Erzen Breçanit, Eralb Breçani, i cili ishte gjithashtu pjesë e grupit të trafikut të drogës.

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, Erzen Breçani ishte justifikuar duke thënë se nuk e kishte idenë se çfarë bënte i biri.

"Nuk e di çfarë ka bërë im bir. Nuk kam prova se çfarë ka bërë im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, kam vënë jetën në rrezik. Nëse jam në burg, jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz të botës së krimit", mësohet se ka thënë Breçani.

Po ashtu nga zbërthimi i SKY ECC dhe Encrochat doli dhe emri i këngëtares Elvana Gjata, ndaj së cilës SPAK ka nisur hetim pasuror, pasi Mata në bisedat në SKY i kishte thënë Breçanit se i kishte dërguar 500 mijë euro përmes llogarisë së saj.

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Këngëtarja nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me veprimet që SPAK po kryen ndaj saj.

Ndërsa sa i përket ish shefi i krimeve Dedan Gjoni i siguronte grupeve kriminale informacion në lidhje personat e shpallur në kërkim si dhe ka qenë pjesë e planeve për vrasjen e dy vëllezërve Nela.

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Policia e Shtetit dhe SPAK kryen një megaoperacion antidrogë ku në pranga ka rënë dhe shefi i komisariati të Laçit, Dritan Metaj.

SPAK, me "dorë të hekurt" ndaj politikës dhe krimit

Dritan Metaj është arrestuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Sipas kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Dritan Meta, ishte mbështetës i grupit kriminal, dhe trafikantëve të drogës të cilët janë shpallur në kërkim nga autoritetet. Nga megaoperacioni u sekuestruan rreth 23 kilogramë lëndë narkotike si dhe shuma të mëdha parash. Sipas policisë, droga po shkëmbehej në jug perëndim, ndërsa janë shoqëruar dhe arrestuar 4 shtetas shqiptarë dhe 2 shtetas ukrainas./ CNA

 





Lajmet e fundit nga