
Dosja e sterilizimit mori një vëmendje mediatike në muajin gusht të 2023, ku me vendim të GJKKO, nisën arrestimet e ish-zyrtarëve, biznesmenëve apo personave të tjerë të përfshirë.
CNA ka siguroi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë një nga çështjet “e nxehta" në duart e SPAK-ut që ka sjellë edhe reagime të shumta politike.
Pas kallëzimit të bërë nga “Nisma Thurje” në dhjetor të vitit 2019, Prokuroria e Posaçme ngriti akuza ndaj 8 personave, si të përfshirë për veprat penale “falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “shpërdorim detyre”.
Pas hetimeve gjykata dha masat “arrest me burg” për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Ish-zv-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj akuzohet për “mashtrim”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “shpërdorim detyre”. Ndërsa mbi biznesmenin Ilir Rrapaj rëndon akuza e mashtrimit.
Ndërkohë gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Saimir Kadiun dhe masën “detyrim paraqitje” për 4 të tjerë, Arben Gjatën, Petraq Mersinin, Genc Byrazerin, dhe Naile Abazin.
Në dosjen e SPAK-ut nënvizohet se ish-zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj kanë njohje të hershme dhe ata kanë studiuar në Universitetin e Mjekësisë në vitet 1991 dhe 1994. Këta të fundit kanë përfunduar studimet me Artan Leshin, që rezulton të jetë drejtor në kompaninë “SaniService”.
Miqësinë e tyre ata e kanë vazhduar dhe kanë bashkëpunuar me qëllim që të përfitonin nga kontrata e sterilizimit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Rrapaj ka hyrë në territorin e Shqipërisë në dhjetor të 2014 me automjetin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ishte në përdorim nga ish-zv-ministri Klodian Rjepaj.
Ky udhëtim është bërë pak ditë para se bashkimi i operatorëve të ekonomisë, ku përfshihet kompania "Investital" e Rrapajt të shpallej fituese për koncesionin.
“SaniService” është kompania koncesionare e sterilizimit, aksionet më të mëdha i ka “Investital LLC”, ku themelues është Ilir Rrapaj.
Kompania “Investital LLC”, e përfshirë në koncesionin e sterilizimit, nuk ka pasur një historik të sajin, para se të përfitonte nga kontrata disa miliona euro.
Në dosjen hetimore të SPAK-ut, të siguruar nga CNA, nënvizohet se themelues i “Investital LLC” është Ilir Rrapaj, i cili ka regjistruar këtë subjekt një muaj para se të ngrihej komisioni i dhënies se koncesionit, me një kapital vetëm prej 1000 euro.
Por, nuk duhet anashkaluar fakti që kjo kompani në vitin 2014 nuk ka pasur deklarime dhe as tatim të paguar në shtet. Ndërkohë, merrte pjesë në garën për koncesionin e sterilizimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga viti 2015 deri në vitin 2020, "Investital LLC”, ka pasur të deklaruar si punonjës vetëm themelues Ilir Rrapajn, me pagë 2 mijë euro në muaj.
Një detaj tjetër shumë i rëndësishëm është që “Investital LLC” nuk ka pasur një objekt apo zyra për të kryer aktivitetin e saj.
SPAK nënvizon se edhe pse kompania është bërë pjesë e njërës prej kontratave më të mëdha koncesionare në vend, ajo nuk ka si objekt veprimtarinë e saj në shërbimin e dezinfektimit të sallave kirurgjikale, apo ndonjë aktivitet të ngjashëm.

Më 18 nëntor Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "detyrim me paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit" për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. SPAK akuzon Beqajn për veprën penale shpërdorim detyre, pas hetimeve për koncesionin e sterilizimit.
GJKKO urdhëron që ish-ministri të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30. Ai është paraqitur edhe në SPAK./ CNA
CNA, përgjatë vitit 2023, ka denoncuar dhe ka kryer in...
Pas një sërë seancash gjyqësore dhe zvarritjesh, më në...
Viti i Ri vjen gjithmonë me lajme të mira. Bëhet fjalë për...
Ambasada shqiptare në Japoni ka reaguar pas tërmetit 7.5 b...
Akrepat e orës shënojnë 00:00 dhe tashmë jemi zyrtarisht n...
Mbrëmja e 31 dhjetorit në Tv Klan vjen me një super spekta...
Ditën e sotme kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fred...
Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi u ka uru...
Nuk kanë qenë të pakta shkrimet gjatë vitit 2023, ku CNA k...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse ndodhet në arrest s...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka arr...
Për vite me radhë një nga çështjet më të nxehta që CNA...
Jamarbër Malltezi ka publikuar në rrjetet sociale një ...
CNA TV do të ketë një program të larmishëm në natën e ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamje të...
Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndodhen posh...
Kreut të Zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri...
Korça dhe Pogradeci janë dy nga destinacionet e prefer...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zbulu...
Që prej mëngjesit të së dielës ka pasur një trafik të rënd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...