Macroni paralajmëron masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk “sillen me përgjegjësi”
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmërua...

Reparti Qendror i Sterilizimit, i ndërtuar në vitin 2011, kishte kapacitet të ofronte shërbim për të njëjtin numër operacionesh siç ka kryer koncesionari i Rrapajt. Në 2014, ish-ministri Beqaj ishte informuar se reparti kishte kapacitet për ripërshtatjen e seteve për 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale, shifër e ngjashme me atë që ofroi në vitin 2021 koncesionari. Por edhe pse strukturat spitalore publike kishin kapacitet, Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë në atë kohë, zgjodhi që t’i paguante privatit 100 milionë euro, duke i falur çdo vit nga 15 miliardë lekë të vjetër.
Në vitin 2021, strukturat spitalore publike paguan rreth 15 miliardë lekë të vjetër për shërbimin privat të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, sipas një auditi të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Fatura financiare i takon rreth 60 mijë ndërhyrjeve kirurgjikale. Ky numër operacionesh mund të përballohej lehtësisht me sete kirurgjikale nga Reparti Qendror i Sterilizimit shtetëror, i cili u ndërtua në vitin 2011.
Por, ky repart nuk u vendos asnjëherë në punë nga strukturat publike. Ai iu dorëzua pa asnjë pagesë koncesionarit “Sani Service”, i cili arkëtoi dhe vijon të arkëtojë miliarda lekë nga fondet publike, bazuar në kontratën e dyshimtë të nënshkruar në vitin 2016 me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
“Vlera e shërbimit për vitin 2021 paraqitet në shumën 1,550,245.000 lekë, ndërkohë që numri i ndërhyrjeve sipas tri kompleksiteteve nuk ka kaluar projeksionin prej 63,000 ndërhyrjesh”, thuhet në raportin e KLSH-së.
Një numër i ngjashëm ndërhyrjesh kirurgjikale citohet edhe në një shkresë të datës 25 qershor 2014, të cilën ish-zv/ministri Klodian Rjepaj ia drejton shefit të tij, Ilir Beqaj.
“Reparti Qendror i Sterilizimit ka kapacitet për ripërshtatjen e seteve për 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale”, shkruan ish-numri dy i Shëndetësisë, në atë shkresë, e cila është administruar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të hetimit që po zhvillon për kontratën koncesionare.
Pra, duket qartë që reparti publik ishte i aftë të kryente më së miri shërbimin e sterilizimit. Por, për drejtuesit e asaj kohe të Ministrisë së Shëndetësisë u pa më e arsyeshme që, për të njëjtin shërbim, të nënshkruanin kontratën me kosto koncesionare 100 milionë euro me kompaninë private “Sani Service”.
Për këtë kontratë, aktualisht janë marrë nën përgjegjësi penale 7 ish-zyrtarë shëndetësorë dhe aksioneri kryesor i koncesionarit, Ilir Rrapaj.
Gjykata e Posaçme kërkoi nga prokurorët specialë që të thellojnë hetimet edhe mbi rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj./ Syri Tv
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmërua...
Në shtator të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian përmbylli...
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj...
Eshtrat e Qazim Mulletit, ish-prefektit të Tiranës do të p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë zbuluar kreun e q...
Prej ditësh, CNA ka krijuar një sondazh ku pyet shqiptarët...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Një 40-vjeçar i dënuar në Itali me 5 vite burg për trafik ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat...
Interesi për Shqipërinë turistike është shpërfaqur në ...
Një 32-vjeçar shqiptar ka qenë shenjestër e një atentati t...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i ka d...
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se të ...
Ashtu siç CNA e kishte paralajmëruar, Partia Socialiste do...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke publiku...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur ditën e...
Bashkimi Evropian me mekanizmat e tij të financimit kishte...
Ndodh edhe kështu. Nga një drejtues politik në nivel r...
Ligji i ri për mjekësi në Shqipëri, që detyron studentët q...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...