VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i ka dërguar kërkesë për informacion OLAF-it lidhur me shkeljet me fondet IPARD nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Shqipëri.
Tabaku thotë se nuk kishte ndodhur më parë që të kishte një hetim për fonde dhe pezullim te programit me akuza për korrupsion.
Sipas saj, njolla ndaj AZHBR-së nuk është veç njollë për qeverinë apo për këdo që ka qenë në postin drejtues të këtij institucioni. Ajo është një njollë ndaj Shqipërisë, përpjekjes së çdo shqiptari të ndershëm që punon në këto institucione.
Postimi i plotë:
Në vapën e korrikut mes lajmeve që vinin nga SPAK për vërtetësinë e aferave të denoncuara në vite u njoftuam dhe me “akuzat” për korrupsion me fondet e bujqësisë dhe hetimin e OLAF (zyrës së hetimit të fondeve të BE).
Shqipëria ka pasur një rrugëtim të vështirë në procesin e përthithjes së fondeve ta BE, në shumë raste institucionet shqiptare kanë qenë të paafta për të përgatitur e zbatuar projekte të qëndrueshme, një pjesë e madhe e fondeve ka shkuar për asistencë teknike, të tjera janë dhe keqpërdorur apo dhe projekte që janë tërhequr zvarra më vite kurrë por nuk kish ndodhur që të kishte një hetim për fonde dhe pezullim te programit me akuza për korrupsion.
Në pak fjalë pazotësia jonë ishte shndërruar në korrupsion duke e përkeqësuar situatën.
Strukturat e AZHBR janë akredituar në vite për të përfituar nga fondet e IPARD, me qindra punonjës të trajnuar e certifikuar dhe nga 2018 kanë filluar të punojnë në mënyrë të decentralizuar, pra të pavarur nga institucionet e BE, në marrjen e vendimeve për projektet dhe në zbatimin e tyre.
Në dhjetor të vitit të kaluar pata një diskutim me përfaqësues të qeverisë në parlament pikërisht për këtë temë ku kërkova informacion për fondet e bujqësisë: çfarë po ndodh dhe si ka mundësi këto fonde janë të pamundura të përfitohen nga fermerë individualë por shkojnë ose te grumbullues të mëdhenj në rastin më të mirë, ose në përfitues abuzivë në rastin më të keq.
Letra e dërguar institucioneve shqiptare ku akuzat për korrupsion, ngritja e kompanive përfituese abuzive, rritja e kostove, lidhjet nepotike në projektet me fondet e IPARD ishte e paprecedentë dhe në vend të ofronte informacion e transparencë qeveria përsëri hodhi baltën e sulmin kundër kujtdo që fliste për këtë.
Unë jam mësuar këto vite ta duroj dhe sulmin e padrejtë vetëm pse kam denoncuar korrupsion, dhe baltën e qeverisë sa herë kam folur të vërteta dhe mos reflektimin në portale, dhe lukuninë e komentuesve në kanalet digjitale, sa here kam denoncuar korrupsionin e rrugëve a lojërat e fatit ose sa herë kam folur për inceneratorët në një betejë të gjatë prej 7 vitesh ku pak flisnin, por të dëgjoja në parlament që duhet të më vinte turp mua për korrupsionin e faktuar të qeverisë se kisha hasur ndonjëherë.
Njolla ndaj AZHBR nuk është veç njollë për qeverinë apo për këdo që ka qenë në postin drejtues të këtij institucioni. Ajo është një njollë ndaj Shqipërisë, përpjekjes së çdo shqiptari të ndershëm që punon në këto institucioneve. Ajo është një njollë që mbështet padrejtësinë ndaj bujqve dhe fermerëve të këtij vendi që rropaten përditë dhe nuk përfitojnë nga fondet e BE-së që vijnë për to. Mbi të gjitha është një njollë që e mbart si kusur mbi shpinë Shqipëria që sot ka marrë një paralajmërim me pezullim projektesh dhe fondesh duke iu hequr mundësia për disbursimit e fondit prej 148 mln euro dhe sigurisht dhe përfitimit të fondeve në të ardhmen.
Për këtë arsye nga mesi i muajit korrik kur kjo aferë u bë publike kam nisur kërkesa për informacion në institucioneve shqiptare nga të cilat po pres përgjigje nga dita në ditë. Sikundër jam drejtuar dhe zyrës së OLAF dhe Komisionerit për Bujqësinë për të marrë më shumë informacion në lidhje me këtë hetim. Jam në kontakt me komitetin për buxhetin në parlamentin Europian si dhe me nën-komisionin për kontrollin e financave po në PE.
Raporti me gjasë nuk do të jetë publik, do t’i vendoset në dispozicion shtetit shqiptar dhe SPAK i redaktuar duke ruajtur dhe privatësinë e të dhënave (se BE ndryshe nga ne ka ligje që sigurojnë privatësi, ndërkohë që institucionet tona i kanë varur në tel të gjitha të dhënat e shqiptarëve), por unë jam e vendosur që të bëj transparencë për këtë çështje me aq informacion sa do të marr. Një transparencë që ka për synim për të dëshmuar se si këneta e korrupsionit progresiv të kësaj mazhorance operon me çdolloj fondi.
Kjo nuk është një çështje e qeverisë shqiptare, kjo është një çështje e Shqipërisë! Fermerët shqiptarë nuk janë njerëzit më të pasur në Shqipëri, madje nuk janë as më pak të pasurit. Ata janë më të varfrit dhe më të lënët pasdore. Ndjehem ligsht sa herë që Shqipëria përmendet për keq e sa herë fonde abuzohen me papërgjegjshmërinë më të madhe e me arrogancën maksimale.
Më poshtë letra dërguar OLAF dhe Komisionerit të Bujqësisë!/ CNA

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se të ...
Ashtu siç CNA e kishte paralajmëruar, Partia Socialiste do...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke publiku...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur ditën e...
Bashkimi Evropian me mekanizmat e tij të financimit kishte...
Ndodh edhe kështu. Nga një drejtues politik në nivel r...
Ligji i ri për mjekësi në Shqipëri, që detyron studentët q...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, njëkohësisht deputetja e ...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësa...
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohe...
Një 52-vjeçar i dënuar me 25 vjet burgim për vrasje të dyf...
Është kapur dhe vënë në prangat e policisë një 42-vjeç...
Gazetarja, Klodiana Lala i ka kërkuar kryetarit të Bas...
Policia e Shtetit gjatë 72 orëve të fundit ka asgjësua...
Një 55-vjeçar është proceduar penalisht në Dibër pasi ...
Dy persona janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë ...
Një 40-vjeçar me inicialet G. Q., ka rënë në prangat e...
Ministri I Mbrojtjes, Niko Peleshi, bën me dije se 15 vatr...
Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë intervistës për ‘Kathem...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...