Përfshihet nga flakët shtëpia e një 73-vjeçari në Berat
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj...

Në shtator të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian përmbylli një tender 1.85 milionë euro për ngritjen e sistemit të integruar të informacionit kadastral dhe të tokës në Shqipëri (referuar si ACLIS).
Kontrata, e cila është pjesë e një programi për ngritjen e sistemit të ri elektronik të Kadastrës dhe digjitalizimit total të pronave, u fitua nga një bashkim prej dy kompanish, sllovenja "Synergise" dhe shqiptarja "Datech".
Por sapo kompanitë do të nisnin punën, qeveria shqiptare dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës njoftuan Bashkimin Europian për anullimin e saj sepse do t’i bënin tenderët vet.
“Autoritetet shqiptare njoftuan BE-në për zhvillimin e mëtejshëm paralelisht të sistemit ekzistues të IT-së dhe nisën një tender të ri për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e tij. Si rezultat, aktivitetet në kuadër të projektit/kontratës ACLIS janë ndalur derisa të arrihet një zgjidhjeje përmes një marrëveshjeje të ndërsjellë mes Shqipërisë dhe BE-së,” konfirmoi zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë për "Oligarkia.al".
Në dyshim gjithë projekti
Kontrata 1.85 milionë euro që Bashkimi Evropian akordoi për kompanitë "Synergise" dhe "Datech" ishte vetëm e para prej disa të tillave. Ato janë pjesë e një projekti me vlerë totale 15.7 milionë euro të financuar me grant nga Bashkimi Evropian.
Ky sistem parashikon ngritjen e sistemit të ri elektronik të Kadastrës dhe digj\italizmin e plotë të hartës kadastrale, regjistrit të pronave dhe çdo transaksioni në tregun e pasurive të patundshme në Shqipëri. Tashmë i gjithë ky projekt me vlerë 15.7 milionë euro është në dyshim.
“Aktualisht, diskutimet me qeverinë shqiptare janë ende në vazhdim. Në fillim të javës së ardhshme presim të marrim një përgjigje/kërkesë zyrtare nga qeveria shqiptare. Ju rekomandojmë që kërkesën tuaj t’ia drejtoni autoriteteve përkatëse shqiptare për ndihmë të mëtejshme,” është përgjigjur delegacioni i BE-së.
Portali pyeti Agjencinë Shtetërore të Kadastrës se pse vendosi që të ndalë kontratën e BE-së për ngritjen e sistemit të ri elektronik të pronave dhe të procedonte me tender paralel për zhvillimin e sistemit ekzistues për të cilin BE thotë se është problematik dhe me teknologji të vjetruar. Por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk mori një përgjigje.
Faktori AKSHI
Mënjeherë sapo autoritetet shqiptare njoftuan Bashkimin Evropian për bllokimin e projektit të pronave, në 26 qershor Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli papritmas një tender me vlerë 4.4 milionë euro për përmirësimin e sistemit ekzistues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Vetëm tri ditë pas shpalljes së tenderit, kryeministri, shefja e AKSHI-t dhe shefja e re e Kadastrës dolën në një aktivitet të përbashkët publik për të parandaluar ndryshime rrënjësore në Kadastër.
“Ditën e hënë, datë 3 korrik, Kadastra nuk është më e aksesueshme. Nga e hëna askush nga ju nuk do të bëjë asgjë. Askush brenda Kadastrës nuk do t'u përgjigjet. Çdo gjë do të jetë 'online' pa asnjë kontakt fizik,” iu drejtua Rama deputetëve dhe ministrave të PS-së.
Ndërsa shefja e AKSHI-t tha se tani do të digjitalizohet i gjithë procesi. “Do kemi siguri për çdo veprim, për çdo ndryshim ku qytetarit do t’i shkojë njoftim për çdo ndryshim të bërë në pronën e tij,” tha Karçanaj.
Pikërisht dita e këtij aktiviteti është dhe dita kur sistemi digjital i Kadastrës hyri në kolaps. Që prej 3 korrikut sistemi i Kadastrës thuajse nuk punon më dhe qytetarët po përballen me zvarritje pafund me shërbimet që ofron Kadastra.
Të tria ngjarjet nuk janë të palidhura me njëra-tjetrën. Anulimi i projektit të BE-së, hapja e tenderit nga AKSHI dhe kolapsi i Kadastrës janë shkak-pasojë të njëra-tjetrës. Veprime, për të cilat shumë dyshojnë se përveç babëzisë për tenderë, fshehin qëllime edhe më okulte se kaq. Ato që lidhen me sigurinë e pronës së shqiptarëve. Këto janë dyshim që duhet t’i qartësojë SPAK-u sepse dikush po fut duart te Kadastra./ Oligarkia.al
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj...
Eshtrat e Qazim Mulletit, ish-prefektit të Tiranës do të p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë zbuluar kreun e q...
Prej ditësh, CNA ka krijuar një sondazh ku pyet shqiptarët...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Një 40-vjeçar i dënuar në Itali me 5 vite burg për trafik ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat...
Interesi për Shqipërinë turistike është shpërfaqur në ...
Një 32-vjeçar shqiptar ka qenë shenjestër e një atentati t...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i ka d...
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se të ...
Ashtu siç CNA e kishte paralajmëruar, Partia Socialiste do...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke publiku...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur ditën e...
Bashkimi Evropian me mekanizmat e tij të financimit kishte...
Ndodh edhe kështu. Nga një drejtues politik në nivel r...
Ligji i ri për mjekësi në Shqipëri, që detyron studentët q...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, njëkohësisht deputetja e ...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...