
Kompania “Investital LLC”, e përfshirë në koncesionin e sterilizimit, nuk ka pasur një historik të sajin, para se të përfitonte nga kontrata disa miliona euro.
Në dosjen hetimore të SPAK, të siguruar nga CNA, nënvizohet se themelues i “Investital LLC”, është Ilir Rrapaj, i cili ka regjistruar këtë subjekt një muaj para se të ngrihej komisioni i dhënies se koncesionit, me një kapital vetëm prej 1000 euro.
Por, nuk duhet anashkaluar fakti që kjo kompani në vitin 2014 nuk ka pasur deklarime dhe as tatim të paguar në shtet. Ndërkohë, merrte pjesë në garën për koncesionin e sterilizimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga viti 2015 deri në vitin 2020, "Investital LLC”, ka pasur të deklaruar si punonjës vetëm themelues Ilir Rrapajn, me pagë 2 mijë euro në muaj.
Një detaj tjetër shumë i rëndësishëm është që “Investital LLC” nuk ka pasur një objekt apo zyra për të kryer aktivitetin e saj.
"Zyrtarët e ATK-së kishin pasur takim me përfaqësuesin e subjektit Z. Sylë Zenelaj dhe nga ai ishin informuar se biznesi kryen shërbime për subjektet jashtë shtetit të Kosovës, në bazë të faturave shitëse të prezantuara nga tatimpaguesi ishte vërejtur se subjekti në fjalë ka pasur transaksione me subjektet në Shqipëri dhe Itali. Subjekti në fjalë sa i përket qirasë kishte deklaruar nga viti 2015-2020 në vlerë prej 50 euro në muaj, tatimi për qiranë ishte 4.50 euro në muaj, po ashtu sipas informatave nga përfaqësuesi i biznesit, biznesi "Investital LLC" nuk kishte objekt ku kryente veprimtarinë, por dokumentacioni mbahej në zyrën ku i kryen kontabilitetin e biznesit. Sa u përket deklarimeve Subjekti (Biznesi) "Investital" L.L.C në vitin 2014 nuk kishte fare deklarime e as tatim të paguar, kurse nga viti 2015-2020 kishte deklaruar qarkullim dhe kishte tatim të paguar. Sa i përket punëtorëve të deklaruar, subjekti kishte të deklaruar vetëm një punëtor nga viti 2015-2020, i cili ishte Ilir Rrapaj me pagë mujore 200.00 euro në muaj e që i njëjti ishte edhe themelues i subjektit.", thuhet në dosjen e SPAK.
SPAK nënvizon se edhe pse kompania është bërë pjesë e një prej kontratave më të mëdha koncesionare në vend, ajo nuk ka si objekt veprimtarinë e saj në shërbimin e dezinfektimit të sallave kirurgjikale, apo ndonjë aktivitet të ngjashëm./ CNA
Një person i cili u konstatua duke bërë manovra të rreziks...
CNA ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shka...
Pushimeve verore u erdhi fundi edhe për këtë vit. Për fëmi...
Ish-kryeministri Fatos Nato është kthyer në vëmendje t...
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, bëri...
Kodra Kuzum Baba në qytetin e Vlorës është përfshirë nga f...
Mundësitë më të mira për punësim janë fushe, ku duhet të p...
65-vjeçari nga Kukësi ka dorëzuar pranë policisë arsenalin...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ka cilësuar hipok...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me disa prej banor...
Lajmi se Korça pritet të bëhet me stadium të ri është bërë...
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka prop...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me s...
Alma K., pas daljes nga GJKKO, ku është shtyrë vendimi për...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme puni...
Ministria e Mbrojtjes parashikon që radarin në Sazan ta fu...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Kryeministri Edi Rama po kryen inspektimet e punimeve në l...
Shqipëria ka marrë Presdiencën e dytë të Këshillit të Sigu...
Bumi i ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet, ka ngritur shq...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...