E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Bumi i ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet, ka ngritur shqetësimet për një flluskë të mundshme në sektorin e pasurive të paluajtshme. Ndonëse flluskat e ndërtimit janë të vështira për t’u parashikuar, ekonomistët përdorin disa indikatorë udhëheqës që sinjalizojnë nëse tregu i banesave po shkon në mbiofertë. Njëri prej tyre është ai i rritjes së sipërfaqes së ndërtuar në raport me rritjen e popullsisë. Çfarë po ndodh në Tiranë?
Nga 1 janari i vitit 2016 deri në fund të vitit të kaluar në Tiranë janë dhënë gjithsej leje ndërtimi për 6 milionë e 485 mijë metër katrorë banesa. Mesatarisht 925 mijë metër katrorë në vit. Këto janë vetëm lejet e ndërtimit për qëllime banimi, pa përfshirë ato për ndërtesat tregtare të biznesit apo hotelet.
Grafiku në foto ilustron dy tregues. Kurba me ngjyrën blu tregon sipërfaqen e miratuar për ndërtim në raport me shtesën e popullsisë së Tiranës sipas viteve. Me pak fjalë, sipërfaqen në metra katrorë të lejeve të miratuara për çdo banor të ri që i shtohet Tiranës.
Në vitin 2016, popullsia e Tiranës u rrit sipas INSTAT me 14 mijë e 100 banorë. Për të njëjtin vit KKT dhe Bashkia e Tiranës dhanë leje ndërtimi për 141 mijë metër katrorë banesa. Që do të thotë 10 metër katrorë për çdo banor të shtuar.
Në vitin 2022, popullsia e Tiranës u shtua me 6500 banorë. Për të njëjtin vit KKT dhe bashkia dhanë leje për 1 milion e 808 mijë metër katrorë ndërtim, ose 278.1 metër katrorë për çdo banor të shtuar.
Kurba e dytë me ngjyrë portokalli tregon mesataren e metrave katrorë të banimit që ka sot një qytetar i Bashkimit Evropian. Pra, sot në Evropë, çdo banor ka mesatarisht 30 metër katrorë sipërfaqe banimi ku jeton.
Ashtu siç tregohet qartë nga grafiku, pas vitit 2018 Tirana po ndërton shumë me tepër sesa ka fluks popullsie. Dhe hendeku po zgjerohet vit pas viti duke arritur rekordin vitin e kaluar, ku për çdo banor që iu shtua kryeqytetit u dha 278.1 metër katrorë leje ndërtimi për banim. Nëse do t’i referoheshim sipërfaqes mesatare në BE, kjo rezulton 9 herë më shumë se nevoja. Ky tregues është një paralajmërues flluske.
Megjithatë, ai ka dy kufizime të forta. E para për mungesë statistikash nuk merr parasysh stokun ekzistues të sipërfaqes së banimit për person. Sa metër katrorë të ndërtuar ka aktualisht Tirana për banor? Kjo e dhënë nuk është disponibël.
Nëse stoku ekzistues i sipërfaqes së banimit është i vogël, për shembull 15 metra katorë për banor, atëherë rritja e ofertës së ndërtimit thjesht do të akomodonte nevojat e banorëve ekzistues pa çuar domosdoshmërisht në flluskë.
Kufizimi i dytë është përdorimi i banesave si investim. Nëse Tirana përballet me fluks të lartë turistësh që përdorin AirBnb, një pjesë e banesave do të përdoreshin si investim nga pronarët duke gjeneruar të ardhura pa çuar në mbiofertë të tregut.
Indikatori i dytë që përdoret për të sinjalizuar një flluskë të mundshme në ndërtim është ai i rritjes së sektorit të ndërtimit në raport me PBB-në. Ky është një indikator që përdoret gjerësisht nga FMN për të parlajmëruar flluskat.
Nga studimet empirike të FMN-së ka rezultuar se nëse diferenca mes rritjes së ndërtimit dhe asaj të ekonomisë në tërësi qëndron mbi 5 pikë përqindje për më shumë se 5 vjet, atëherë rreziku për flluksë rritet në mënyrë eksponenciale. Pra, nëse ekonomia rritet me 2 për qind, ndërsa ndërtimi me 7 apo 8 për qind për 5 vjet rresht rreziku për flluskë është i lartë. Çfarë po ndodh në Shqipëri?
Në vitin 2020, sektori i ndërtimit u rrit me 1.21 për qind. Për të njëjtin vit ekonomia ra me 3.3 për qind. Diferenca në rritje rezulton 4.5 oër qind. Por në vitin 2021 diferenca mes rritjes së ndërtimit dhe asaj të ekonomisë kërceu në 9.1 për qind, ndërsa vitin e kaluar arriti në rekordin 10.9 për qind.
Pra, në tri vitet e fundit ndërtimi po rritet shumë më shpejt se ekonomia në tërësi. Grafikisht kjo do të paraqitej në formën e një sfere që zmadhohet brenda rrethit të ngushtë të ekonomisë. Nëse kjo situatë do të vazhdojë edhe për disa vite të tjera, rreziku që flluska të pëlcasë rritet eksponencialisht.
Indikatori i tretë është edhe më i thjeshtë. Ai është ideuar nga Joseph Stieglitz, një nga ekonomistët më të njohur të botës. Stieglitz thotë se nëse çmimi i një aseti është më i lartë sesa sugjerojnë fondamentet e ekonomisë dhe njerëzit vazhdojnë ta blejnë atë thjesht dhe vetëm të shtyrë nga ideja se çmimi i tij do të rritet edhe më shumë, atëherë flluska është afër.
Diskutimet se çmimet e banesave në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta sesa sugjeron forca e ekonomisë shqiptare janë të shumta. Kjo mbështetet edhe nga të dhënat e forta. Praktikisht Tirana është një nga qytetet me çmimin më të lartë të banesave në Evropë në raport me fuqinë blerëse. Dhe çmimi vazhdon të rritet sepse shumë qytetarë vazhdojnë të blejnë me idenë se çmimi do të rritet edhe më shumë.
Pra, të gjithë indikatorët spiunë sugjerojnë se rreziqet për flluskë në ndërtim po rriten eksponencialisht. A do të ndodhë? Këtë nuk mund ta thotë askush. Shkenca mbaron punë këtu. Më tej janë punët e Zotit./ Oligarkia.al
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar se Polic...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar statistikat...
Avokatja e Alma K., Natasha Velia, ka paralajmëruar se në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, avokat i biznesme...
Apeli i GJKKo-së ka vendosur lënien në fuqi të masës “Arre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ish-kryeministri ...
Nga 26 monumente natyrore për të cilat janë mbajtur statis...
Alma K. është shoqëruar nga policia për në ambientet e...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e ka nisur ditën e ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme disa pamje ng...
Edhe pse pandemia përfundoi, COVID-19 “vijon” ende të jetë...
Është data 20 gusht dhe temperatura arrin në 35 gradë, por...
Skandalet që janë bërë publike në vendin tonë kanë qenë të...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Bejleri është...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me...
Bashkëshorti i kryemnisitres së Italisë, Giorgia Meloni ës...
Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Inf...
Avokati, Genci Gjokutaj ka reaguar pas intervistës së dhën...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin g...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka inspektuar ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...