Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit dhe OSBE-së zhvilloi një takim me shoqatat, autoritetet vendore dhe ish të përndjekurit e regjimit komunist, në mjediset e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës së Krimeve të Komunizmit.
Drejtuesja e Autoritetit, Gentjana Sula, tha se është marrë një vendim për hetimin administrativ mbi vendvarrimet e kundërshtarëve politikë në periudhën e komunizmit.
“Dje, institucioni ka marrë një vendim për të filluar hetimin administrativ për vendvarrimet e fshehura në zonën e Shkodrës. Ka pasë disa aplikime. Janë rreth 13 familje që janë duke kërkuar të afërmit e tyre. Na kanë sjellë edhe tregues për disa vendvarrime. Është edhe një shkresë-kërkesë e klerit katolik, ku kërkohet zbardhja e fatit, kërkimi dhe gjetja e eshtrave të disa martirëve të kishës katolike”, tha zonja Sula.
Drejtuesja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit thotë se, megjithëse kanë kaluar dhjetëra vite, shumë familje të të zhdukurve vazhdojnë të kërkojnë të afërmit e tyre dhe, për këtë, kanë aplikuar pranë institucionit që ajo drejton.
“Janë mbi 250 aplikime që kanë ardhur pranë institucionit tonë. Janë njerëz që kanë bërë gërmime vetë, kanë bërë kërkime, kanë tregues, kanë pyetur gjithë këto vite. Kështu që, të gjitha këto të dhëna, do të na shërbejnë ne që, në hetimet administrative të mund të arrijmë në përfundimin nëse vendet e dyshuara janë vërtetë apo jo. Dhe pastaj do të kalohet tek institucionet e tjera, që do t'i vëmë në lëvizje në mënyrë shkresore përmes dyshimeve tashmë të verifikuara”.
Tri dekada pas rënies së komunizmit, familjarët e personave të zhdukur kërkojnë ende të mësojnë se si u vranë dhe ku u varrosën të afërmit e tyre. Mes tyre është edhe familja Ashta nga Dukagjini i Shkodrës, një nga familjet shqiptare më të persekutuara gjatë periudhës së komunizmit.
“Ne kemi 11 veta të pushkatuar me gjyq, pa gjyq, apo të vdekur në internim. Dhe, kalvari i vuajtjeve të familjes tonë ka filluar në vitin 1946 dhe ka përfunduar më 24 dhjetor 1990. Nga këta të 11, kemi katër pa varre, duke filluar me axhën që është Martir i Kishës, Gjelosh Lulashi, i pushkatuar me 4 mars 1946 me grupin e klerikëve”, thotë Ndoc Ashta.
Ekspertja e OSBE-së, Erjola Lika, tha gjatë takimit se OSBE është e angazhuar në mënyrë të posaçme për personat e zhdukur në komunizëm. Bashkë me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, OSBE , tha ajo, po punon prej gati dy vitesh për hartimin e një draft-vendimi që pritet të miratohet nga qeveria, i cili do të mundësojë në praktikë realizimin e hapave themeltar për zbulimin dhe identifikimin e vendvarrimeve dhe të zhdukurve të periudhës së komunizmit.
“Jemi duke u përpjekur të hartojmë bazën ligjore për fillimin e procesit të kërkimit dhe identifikimit të eshtrave të personave të zhdukur. Nuk ka qenë një proces i lehtë sepse janë shumë institucione shqiptare të angazhuara”, tha ajo.
Sipas Ndoc Ashtës, periudha e gjatë që ka kaluar, e ka vështirësuar së tepërmi gjetjen e gjurmëve të ekzekutimeve dhe vendin e zhdukjes së trupave të kundërshtarëve politikë të komunizmit.
“Janë të pakta mundësitë, por unë them se janë edhe jo serioze përpjekjet. Qeveria ka nxjerrë ligje, ka marrë përsipër diçka, por jo seriozisht. Po ashtu edhe donatorë të huaj që, siç jam në dijeni, kanë vu fonde në dispozicion, por ndoshta nuk janë lidhur me njerëzit e duhur”
Tre dekada nga rrëzimi i komunizmit ende nuk ka një shifër të saktë të personave të zhdukur, ndërsa procesi për gjetjen e trupave të tyre duket i vështirë dhe thuajse i pamundur edhe për shkak të zvarritjes nëpër sirtaret e arkivave, institucioneve dhe burokracisë, çka e dëshmon edhe pyetësori i fundit, i publikuar dy ditë më parë nga kujto.al (Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri).
Sipas tij, nga familjarët e 175 viktimave të zhdukura gjatë komunizmit, më shumë se gjysma pohojnë se kanë kryer kërkime private në institucionet shtetërore dhe në arkiva për të zbuluar fatin e të afërmve të zhdukur.
Rreth 71% e tyre dështuan që t’i gjenin vendvarrimet, ndërsa vetëm 29% i kishin gjetur ato.
Po sipas këtij anketimi, rreth 62% e të anketuarve kanë deklaruar se kishin kërkuar ndihmën e autoriteteve, të tilla si Ministria e Brendshme, Autoriteti i Dosjeve apo policia. Megjithatë, 61% e vlerësuan me notë negative reagimin e këtyre institucioneve./ VOA
Avokati, Genci Gjokutaj ka reaguar pas intervistës së dhën...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin g...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka inspektuar ...
Më 1 shtator, Shqipëria rimerr për herë të dytë Presidencë...
Naim Hyska, ish-oficeri i policisë, i cili u plagos me plu...
“Çmenduritë” e biznesmenit dhe sipërmarrësit, Gjergj L...
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë për shkelje ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka këmbëngulur duke d...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë një dalje për m...
Ministri Taulant Balla ka bërë me dije se nuk ka një kallë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zbuluar se dy vend...
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që jepet në kryeqytet ka ...
Ish-kryemnistri Sali Berisha ka folur në lidhje me koncesi...
SPAK-u ka deklaruar se masat e marra për sigurinë e kreut ...
Kryeministri Edi Rama po kryen inspektim në shkollën e rik...
“Nuk ka shans të sekuestrohen centralet e sterilizmit”. K...
Pas goditjeve të forta të SPAK-ut, janë marra masa për sig...
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim pasuror për biznesmeni...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, ka renditur faktet q...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...