LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së tregtarëve të famshëm nga komunizmi

31 Maj 2023, 14:30, Kulturë CNA

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e tregtarëve të famshëm shqiptarë, të cilët bënin biznes me firmat më të njohura të kohës jashtë vendit.

Shqiptarët, veçanërisht korçarët, njiheshin për tregti dhe Prodani ka renditur me fakte dhe dokumente se si sistemi komunist mundi të shkatërronte pasuri të krijuara prej dekadash.

“Ligji i tatimit të jashtëzakonshmë të fitmeve të luftës 1945”, është libri që përmban 200 dokumente autentike për pronat private në të gjithë Shqipërinë dhe për ligjin e tatimit të jashtëzakonshëm të fitimeve të luftës në vitin 1945.

Në këtë libër flitet për atë që autori e ka cilësuar si “Murtaja e Keqe” komunizmin, që për tri vjet shfarosi pronën private, grabiti arin dhe pasuritë e tjera të krijuara dhe të akumuluara nga familjet shqiptare ndër breza me radhë. Një epokë që rrethoi me gjemb kufirin tokësor duke karantinuar kështu gjithë popullin.

Në kapitullin V të këtij libri me dokumente autentike, zbulohet më shumë për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme.

Kjo solli eliminimin e tregtarëve, biznesmenëve, industrialistëve dhe sipërmarrësve të mëdhenj e të mesëm nga viti 1946 deri në vitin 1948.

Një nga veçoritë e këtij libri është se tregon gjithçka sa i përket tregtisë dhe kush ishin tregtarët më të mëdhenj nga Korça, ku përmenden: Lluka Fundo, Athanas Sheko, Selim Mborja, Rexhep Merdani, Dhimitri Zado, Theodhos Ballauri, Ilo Argjendari, Gaqi Cingo, Grigor Filo.

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

 

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

Tatimi i jashtëzakonshëm i fitimeve të luftës

Me marrjen e pushtetit, komunistët në vitet 1945-1948 filluan eliminimin e kundërshtarëve politikë, tregtarëve, industrialistëve dhe sipërmarrësve të mëdhenj e të mesëm.

U krijua Sektori i tretë në Ministrinë e Punëve të Brendshme që kishte të drejtën e sekuestrimit të arit.

Qëllimi ishte shkatërrimi i pronës private, krijimi i pronës shtetërore, grumbullimi i rezervave të arit nëpërmjet tatimeve, konfiskimeve dhe masave ndëshkimore.

Sipas nenit 1 të ligjit 37, të gjitha fitimet e realizuara nga shtetasit dhe të huajt e aktivitetit tregtar industrial do t’i nënshtroheshin një tatimi të jashtëzakonshëm.

Në dokumentacionet e Ministrisë së Financave rezulton një numër i madh subjektesh që janë dënuar sipas nenit 15,16, 17 të ligjit nr. 37, datë 13 janar të vitit 1945 dhe nenit 3 të shtesës së ligjit.

Në udhrin e firmosur nga Ministria e Financave, drejtuar të gjitha prefekturave, thuhej se nëse të tatuarit nuk do të derdhnin këstin e parë, do të aplikohen me rigorozitet masat shtrënguese si sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, sekuestrimi i pasurive të patundshme dhe sekuestrimi i pasurive të tundshme në duart e të tjerëve. Ndërsa për tregtarët që nuk tregohen të gatshëm dhe nuk inspirojnë besim merrej masa e burgimit politik.

Kështu, Prodani tregon edhe vlerat monetare, të cilat u janë marrë tregtarëve nga qeveria me dokumente dhe shifra.

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

 

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

 

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

 

Tregtarët e famshëm korçarë

Athanas Sheko 

I ati, Viske Sheko, paguante tatime si furrxhi e më pas zgjeroi aktivitetin tregtar të familjes. Në vitin 1900-1925 korrespondenca, fatura, likuidim mallrash me firma greke, si firma Kipuros. Korrespondenca me S.Themelin në Janinë dhe vëllezërit Fundo në Selanik për furnizim me tekstile, penj, bojëra ngjyrosje. Tregtia shkonte deri në Itali, Francë, Gjermani, Angli dhe Vienë, Zvicër, Austri, Hungari e shumë vende të tjera.

Lluka Fundo

Një tjetër tregtar i madh i Korçës ishte Lluka Fundo, i cili aktivitetin e tij e kishte nisur nga vitit 1909-1944.

Fundo kishte një aktivitet të gjerë tregtar me firma shumë të njohura. Nga Anglia nga firmat Williamson, Philips, Manchester, importonte artikuj sanitarë, elektrikë, shtëpiakë, radio, manifakturë dhe gramafonë.

Në Selanik, nëpërmjet frimës së Josif Fundos, importonte mobilje, biçikleta, vegla pune, qelqurinë, piano, artikuj elektrikë, hidrosanitare, artikuj për luftimin e sëmundjeve në bimët bujqësore. Ndërsa në Bashkimin Sovjetik, importonte çimento. Për këta artikuj kishte oferta edhe nga Anglia e Suedia.

Nga viti 1936-1944, firma Fundo kishte marrëdhënie me firmën Petrosian në Pire. Përmes kësaj firme importonte mallrat e ardhura nga Greqia, Italia, Austria, Anglia. Te këto vende eksportonte fasule dhe artikuj të tjerë. Sakaq, nga Italia bënte importe tekstile pambuku.

Lluka Fundo ishte agjent i përgjithshëm për linjën e transportit të udhëtarëve me vapor të shoqërisë Cunard Lines dhe për këtë ka 1824 dokumente.

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

 

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

 

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

 

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

Kush është Viron Prodani?

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

Viron Prodani u lind në qytetin e Korçës. U diplomua në Tiranë në vitin 1968 për Financë-Kontabilitet. Nga viti 1969 deri në vitin 1992 ka punuar në qytetin e Rrëshenit dhe Korçës në ndërmarrje të ndryshme. Nga viti 1992 deri në vitin 2006 ka punuar në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve derisa doli në pension. Nga viti 2009 deri në vitin 2023 ka botuar:

-Prodanët

-Pandeli Cale, 1874-1923

-Fabrika Birra Korça, 1928-1945

-Zhvillimi i tregtisë, prodhimit dhe shërbimeve të tjera në Korçë 1500-1946

-Pak histori për liceun kombëtar të Korçës, profesorët dhe liceistët

-Shtetet e Bashkuara të Amerikës

-Emigracioni Botëror 1820-1989

-Emigracioni shqiptar 1884-1945

-Emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, censusi i vitit 1930

-Kontributi i emigrantëve shqiptarë në SHBA në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore

-Emigrantët shqiptarë në Portin e New York-ut 1868-1945

-Censusi federal i vitit 1940 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

-Fëmijët shqiptarë të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1900-1945

-Prona private në Shqipëri 1920-1944

-Ligji i tatimit të jashtëzakonshëm të fitimeve të luftës 1945

 

 

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

 

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

DOKUMENTET/ Nga pronat te kompanitë, zhvatja e pasurisë së

 

 

Lajmet e fundit nga