Dëshmia e korrierit/ Enveri pushkatoi dhe burgosi të gjithë shokët e Qemalit, shoqëruesin e tij dhe familjen tonë
Publikohet historia e panjohur e Qemal Stafës, i cili në vit...

Intelektuali korçar, Zai Fundo është një njeri që ka luftuar kundër fashizmit, i arrestuar nga Italianët dhe i internuar më pas prej tyre, i njohur si një antifashit dhe internacionalist dhe një personalitet i së majtës.
Erdhi në Shqipëri dhe luftoi me pushkë kundër Gjermanëve dhe më pas u kap dhe u pushkatua me urdhër të Enver Hoxhës dhe Stalinit. Dhe sot që Shqipëria flet për 28 mijë “dëshmorë”, një nga patriotët dhe luftëtarët e saj, që është dëshmor i vërtetë një antifashist nuk është dëshmor, por në piedestalin e dëshmorëve Shqipëria ka ata që e vranë.
Mbrëmjen e djeshme, në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, në emisionin Opinion, gazetari Blendi Fevziu, tha se një figurë mjaft e rëndësishme, një intelektual i majtë, i cili u vra nga vetë shokët e tij, me urdhër të Enver Hoxhës, është Zai Fundo.
Gazetari Fevziu theksoi se Zai Fundo, u internua nga Italianët, dhe më pas u ekzekutua nga shokët e tij, pas u torturua në mënyrë barbare.
Më tej, pas fjalës së Fevziut u publikua një kronikë e plotë, e cila tregonte mbi jetën dhe mënyrën sesi u torturua në mënyrë çcnjerëzore dhe më pas u vra një ndër intelektualët korçarë, që kishte luftuar kundër fashizmit.
“Ndërsa vendi kujton 5 majin si ditën e Dëshmorëve, duket se pjesa që lidhet me Luftën Nacional Çlirimtare është ajo që meriton dhe më shumë vëmendje, këtë radhë në një tjetër optikë.
Një vit më parë kur historiani Kastriot Dervishi publikonte një relacion të vitit ’80, deklaronte se asnjëherë nuk kanë ekzistuar 28 mijë dëshmorë. Ai thoshte se kjo shifër ka lëvizur në vite sikur të ishte një bursë financiare.
Por, nëse komunizmi rriti shifrat dhe vuri në listat si dëshmorë jo vetëm ata që ranë për vendin, duket se në vitet që pasuan, ne ende nuk arritëm të shohim në një tjetër këndvështrim ata që si viktima të komunizmit do të meritonin këtë titull.
Llazar Fundo ishte një prej tyre. Ai u ekzekutua me diagramin e Enver Hoxhës, edhe pse në fakt kishte qënë nga të parët anti-fashistë në Korçë.
“Zain e Fundos ta torturoni deri në vdekje dhe më pas ta pushkatoni, Kërkoni të japë shpjegime për këto pyetje:
Pse ka ardhur në Kosovë?
Kush e ka dëerguar dhe me ç’direktiva?
Cilat janë qëllimet e Ganiut dhe anglezëve?
Të japë shpjegime për aktivitetin e tij të mëparshëm dhe për tradhëtinë e tij.
Deponimet e Zait na i dërgoni këndej me një njeri të sigurtë.
Zaiun e vrisni andej.”-thuhej në letrën e Enver Hoxhës.
Vetë Enver Hoxha në shënimet e tij e kishte pohuar se në 7 prill të vitit ’39, përpara Bashkisë së Korçës, Zai Fundo kishte kërkuar armë për të luftuar fashizmin.
“Diktatori Hoxha në një moment e pranon dhe e thotë se Zai Fundo ka qënë një figurë e shquar dhe një intelektual.”-tha studiuesi i historisë, Niko Kotherja.
Në maj të vitit ’39, ai u arrestuar në Korçë dhe u internua në ishullin famëkeq të Ventotenes, si kundërshtar i rrezikshëm i regjimit të Musolinit.
Pas rënies së fashizmit, në vitin ’44, vetëm dy muaj përpara mbarimit të luftës bashkë me vëllezërit Kryeziu ai mbërrin në Kosovë, ku organizuan rezistencën kundër Gjermanëve.
Historiani Uran Butka thotë se “U sulmuan nga të dyja anët. Nga njëra anë nga Ushtria Jugosllave që kryesohej nga Fadil Hoxha dhe nga ana tjetër nga brigade e pestë e Shqipërië, kryesuar nga Manush Myftiu dhe nga Shefqet Peci.
Ai u tërhoq zvarrë nga Shefqet Peci pasi u lidh me një litar pas samarit të mushkës nga mali Dobrei në Kolosianë dhe më pas iu përgjigj pyetjeve që kishte caktuar Enver Hoxha dhe natyrisht Zai Fundo si një patriot, si një atdhetar dhe luftëtar antifashist iu përgjigj ndershmërisht pyetjeve. Kam ardhur bashkë me Kryeziun për të çliruar Kosovën nga pushtuesit”.
Juristi i kthyer nga Sorbona nuk ishte vetëm një kundërshtar i fashizmit, por edhe i komunizmit, të cilin në fillim dukej sikur e kishte përqafuar si rrymë .
Edhe në një dokument të CIA të vitit ’48, Fundo cilësohej si një njeri që kishte mbështetur idetë trockiste.
“Është interesante një fragment letre që a ii dërgon fan Nolit, ku thotë se bolshevizma dhe komunizma që ne donim të realizonim si Krishti, për nga ligësitë ia kalon edhe satanai”-tha studiuesi i historisë Niko Kotherja./ CNA.al
Publikohet historia e panjohur e Qemal Stafës, i cili në vit...
Gazetari dhe analisti Ilir Demalia, prej ditësh ka paralajmë...
Aksi rrugor Qukës –Qafë Plloçë i gjatë 43,4 km, prej shumë k...
Organizata Freedom House ka arritur në përfundimin se një nu...
Syri Televizion, startoi vetëm pak javë më parë, si një zë i...
Bieta Sulo është një nga imazhet e Top Channel. Bashkëshortj...
Është platforma më e madhë në treg. E quan veten platforma e...
Pothuajse gjithë bota po përballet me pasojat e vështira të ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nderoi dëshmorët...
Publikohet historia e panjohur të Qemal Stafës, i cili në vi...
Jetëshkrimi (biografia) e një personi e paraqitur në një faq...
Bieta Sulo dhe Mira Kazhani, dy gazetare u përfshinë në skan...
Publikohet historia e panjohur e Qemal Stafës sipas dëshmive...
Pandemia e Covid-19 ka goditur rëndë ekonominë në pothuajse ...
E ndërsa pothuajse gjithë bota po përballet me një situatë t...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar në lidhje me evi...
Ndërsa pothuajse gjithë bota po përballet me pasoja e Covid-...
Publikohen historitë e panjohura të trakteve me përmbajtje a...
Ministria e Turizmit dhe ajo e Shëndetësisë kanë përgatitur ...
Të paktën 115 zyrtarë përfshi deputetë apo drejtues të nivel...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...