“Ja si na i vranë katër shokët tanë në burg dhe fjalimi i komisarit para viktimave…”/ Si e shpërthyen burgun e Fushë-Krujës
Publikohen disa nga historitë e panjohura të ndodhura në kam...
Nga Roland Qafoku
Sot mbushen 100 vjet nga vrasja më e bujshme që ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar. Më 13 qershor të vitit 1920, ditën që do festonte 57 vjetorin e lindjes, Esad Pashë Toptani, një nga personazhet më kontraverse të shtetit shqiptar, u ekzekutua nga student Avni Rustemi. Dy herë kryeministër, ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, ministër i Luftës në qeverinë e Turhan Pashë Përmetit, komandant vali i Shkodrës, komandant i Xhandarmërisë së Janinës dhe deputet i Sanxhakut të Gjirokastrës, Esad Pashë Toptani padyshim ishte një nga shqiptarët më me ndikim dhe më të rëndësishëm të kohës.
I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar për 20 vjedhje, grabitje prone e abuzime të këtij lloji. Në tre raste kishte tradhtuar hapur Shqipërinë duke dhuruar territore në këmbim të parave. Ishte vënë në shërbim të Italisë, Serbisë, Malit të Zi, Francës, Greqisë, në interes të pushtetit të vet dhe kundër Shqipërisë. Vrasjen e Esad Pashë Toptanit nuk e mendonte vetëm Avni Rustemi. Atë të diel të 13 qershorit të vitit 1920, në vend të 2 plumbave nga pistoleta “Smith & Wesson” Esad Pashë Toptani mund të kishte marrë edhe një tufë me lule si dhuratë për ditëlindje. Por fiks në ditën që pashai mbushte 57 vjeç, studenti nga Libohova e qëlloi për vdekje teksa po dilte nga hotel “Continental” në Paris, duke kryer kështu vrasjen më të bujshme të kohës, por edhe nga më të bujshmet në historinë e Shqipërisë.
SKENA E VRASJES
Ishte ora 13.00. e 13 qershorit kur Esad Pashë Toptani doli nga hotel “Continental” në Paris. Atë ditë mbushte 57 vjeç dhe kishte vendosur që ditëlindjen ta festonte në “L’Escargot d’Or” një nga lokalet më luksoze të Parisit në shoqërinë e dy personave: të dashurës franceze 22-vjeçare Eliz Dyfur, me të cilën bashkëjetonte prej dy vitesh si dhe me Xhemil Bej Vlorën, nipin që ishte ardhur nga Franca. Porositi te recepsionisti një makinë, e cila u parkua përpara hotelit dhe ndërsa Xhemili dhe Eliz u futën brenda saj, Esadi po ecte disa metra prapa tyre.
Por në këtë moment, krejt papritur, studenti Avni Rustemi iu afrua Esadit nga prapa dhe pa i thënë asnjë fjalë e qëlloi me pistoletën dy herë. Herën e parë plumbi e kapi në pjesën ku qafa bashkohet me kurrizin, e ndërsa Esadi po rrëzohej, e qëlloi sërish përpara në anën e zemrës. Esad Toptani vdiq në vend ndërsa veprimi tjetër i atentatorit ishte hedhja e pistoletës mbi trupin e viktimës.
Avni Rustemi nuk bëri ndonjë përpjekje për tu larguar nga vendi i krimit dhe kjo i dha mundësinë që dy roje të sigurisë së hotelit dhe disa kalimtarë të rastit ta kapnin duke ushtruar dhunë, ndërsa mbërritja e një polici që kaloi aty rastësisht u shoqërua me shtrëngimin e prangave në kyçet e duarve të tij. Janë të shumta figurat politike që e kanë komentuar vrasjen e Esad Pashë Toptanit. Kam zgjedhur sot katër prej tyre: Enver Hoxha, Mustafa Kruja, Llazar Fundo, Nikolla Pashiq.
ENVER HOXHA, sekretar i Parë i KQ të PPSH, në mitingun e zhvilluar në Libohovë më 28 maj 1969 në kujtim të Avni Rustemit.
“Akti heroik i Avni Rustemit në Paris nuk ishte një atentat i thjeshtë, ai nuk kishte karakter terrorist apo anarkist. Jo! Akti i Avni Rustemit kishte një kuptim të madh politik dhe ideologjik. Plumbat e Avni Rustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit mu në zemër të Parisit, ishin sinjal, ishin një kushtrim i atij revolucioni të popullit shqiptar që po ngrihej kundër feudalizmit”. (Libri “Avni Rustemi” faqe 18)
Mustafa Kruja, në librin “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”, faqe 424
“Sikur mos t’i kishte pasë armatosun fat’i Shqipnisë dorën nji djaloshi të rrëmbyem prej patrijotizmit për me ia shkurtuem jetën, ndoshta do të kishte qenë thjesht fatal”.
Llazar Fundo, student, në procesin gjyqësor ndaj Avni Rustemit
“Avniu bëri atë që do të kishte bërë çdo shqiptar tjetër, nëse do të ishte gjendur përballë një “monster” të tillë si Esad pasha”. (Në librin e Ilir Ikonomit “Esad Pashë Toptani, Njeriu, lufta pushteti”, faqe 521-522)
Nikolla Pashiq, kryeministër i Serbisë në gazetën franceze “Le temps”, 1920
“Kjo zhdukje (vrasje) është për të ardhur keq. Së pari se Esad Pasha ishte miku ynë dhe gjithashtu edhe miku juaj (francezëve)”
Publikohen disa nga historitë e panjohura të ndodhura në kam...
Janë të licensuar si qendra masazhi apo SPA, por përveç masa...
Presidenti Ilri Meta ka dënuar aktin për shkatërrimin e një ...
Prej 12 ditësh, bashkë administratori i Digitalb, i zgjedhur...
Për herë të parë në transmetimet televizive, rrezikohet që s...
Qindra maturantë protestuan sot para Ministrisë së Arsimit p...
Akademiku Artan Fuga ka shprehur mbështetje ndaj protestës s...
Unioni i Këshillave Studentorë shpreh mbështetjen për matura...
Një tjetër person, i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë,...
Komisioni Evropian ka rekomanduar të enjten hapjen graduale ...
IKMT vijon me shembjet e ndërtesave pa leje, në Velipojë.Kry...
Studiuesi i njohur Albert Nikolla është emëruar zv. Ministër...
Ndryshime të mëdha janë firmosur së fundmi në Policinë e Sht...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se koronavirusi ka shë...
Hulumtimet e reja të mediave gjermane tregojnë se në ekipet ...
Një nga brandet e para dhe më të fuqishme në Shqipëri ka n...
Në dy ditë rrjesht, CNA.al ka publikuar dokumente ekskluzive...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur sot në ...
Kreu i Kadastrës Artan Lame ka bërë me dije se ka nisur proc...
Nga Dashnor KaloçiPublikohet historia e panjohur e Eshref Da...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...