Satanizmi, rreziku i shoqërisë sot
Nga Miron ÇakoLajmet e fundit se në Shqipëri po kryen ritual...
Dashnor Kaloçi
Është publikuar një dokument arkivor i nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit që i përket vitit 1936 dhe bën fjalë mbi një korrespodencë të Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë me Ministrinë e Punëve të Brendëshme, lidhur me bashkëpunimin e komunistëve jugosllavë dhe atyre shqiptarë, të cilët nëpërmjet Llazar Fundos, i kishin dhënë 8 mijë franga ari një komunisti nga qyteti i Shkodrës, (me mbiemrin Shpuza), për të blerë armë në Shqipëri dhe për t’i dërguar ato në Jugosllavi me anë të Liqenit të Shkodrës ku kryhej edhe kontrabanda e duhanit.
Letra e Legatës Jugosllave në Tiranë për Ministrinë e Punëve të Jashtëme të Mbretërisë Shqiptare, e cila sipas porosisë së qeverisë së Beogradit, i kërkonte qeverisë së Tiranës, që të lidhnin një marrëveshje bashkëpunimi, për shkëmbimin e informacioneve lidhur me lëvizjen komuniste (bolshevike) që zhvillohej në mes dy vëndeve, si dhe për kontrabandën e armëve dhe duhanit që kishte filluar të intesifikohej shumë, në mes dy vëndeve.
“Në Shkodër, një i quajtun Shpuza, është agjent i organizatave komuniste dhe merret me propagandë në favor të këtyre organizatave në Shqipërinë e Veriut. Autoritetet Jugosllave kanë disa shenja që lënë të kuptohet, se i lartëpërmënduri është i ngarkuar prej komunistave të Malit të Zi, që të blerë armë në të gjithë Shqipërinë. Një shumë prej 8.000 frangash ari, i është dorzuar të quajturit Shpuza, një muaj e gjysëm më parë, nga një person prej Podgorice, që i kishte marrë këto para prej Lazar Fundos, i cili është në krye të kësaj organizate për Shqipërinë dhe Malin e Zi”.
Kështu thuhet në mes të tjerash në një raport-informacion të Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Mbretërisë Shqiptare, dërguar Zyrës Sekrete pranë Ministrisë së Punëve të Brendëshme në Tiranë, në marsin e vitit 1936, ku i bëhet e ditur për intesifikimin e marrdhënieve të komunistëve jugosllavë me atë shqiptarë, dhe kërkesën e Legatës Jugosllave në Tiranë, e cila në emër të qeverisë së saj, i kërkonte qeverisë shqiptare, që të lidhnin një marrëveshje dy palëshe, për shkëmbimin e informacionit mbi lëvizjen komuniste (bolshevike) në mes dy vëndeve dhe parandalimin e kontrabandës së duhanit e armëve që ata kryenin nëpërmjet Liqenit të Shkodrës e Prespës. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë që pubikohet për herë të parë dhe i plotë nga Memorie.al
Dokumenti i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Mbretërisë Shqiptare, për Zyrën Sekrete të Ministrinë e Punëve të Brendëshme
MBRETNIJA SHQIPTARE
Ministrija e Punëve të Jashtëme
Tiranë, më 16.III.1936
Këtu poshtë, kemi nderin t’i komunikojmë asaj P.T. Ministrie disa informata që në formë private na janë dhënë prej Legatës Jugosllave këtu:
Në kohnat e fundit është konstatuar në Jugosllavi një shtim marrëdhënjesh midis elementave komunistë të Jugosllavisë (Mali i Zi dhe Maqedoni), dhe atyre të Shqipërisë.
Në Shkodër, një i quajtun Shpuza, është agjent i organizatave komuniste dhe merret me propagandë në favor të këtyre organizatave në Shqipërinë e Veriut.
Autoritetet Jugosllave kanë disa shenja që lënë të kuptohet, se i lartëpërmënduri është i ngarkuar prej komunistave të Malit të Zi, që të blerë armë në të gjithë Shqipërinë.
Një shumë prej 8.000 frangash ari, i është dorzuar të quajturit Shpuza, një muaj e gjysëm më parë, nga një person prej Podgorice, që i kishte marrë këto para prej Lazar Fundos, i cili është në krye të kësaj organizate për Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Kjo ortganizatë komuniste, ka për organ botimi në Shqipëri, gazetën “A.B.C.” dhe ky lajm është vërtetuar prej elementave komunistë të Jugosllavisë.
Gjithashtu, prej muajsh, numri i shpalljevet që përmbajnë shkurtimin e teorive të Marx-it dhe të Engelsit, hynë në Shqipëri nga kufiri nëpër fshatrat e liqenit të Prespës.
Ministrisë së P. të Brendëshme (Zyrës Sekrete)
Tiranë
Ministri i Punëve të Jashtëme
(firma)
PERMENDORE
Legata Jugosllave, simbas porosisë së Qeverisë së saj, pyet nëse qeveria shqiptare pranon një bashkëpunim edhe një çkëmbim informatash që i përket lëvizjes bolshevike në Jugosllavi dhe në Shqipëri.
Qeveria Jugosllave ka bërë marrëveshje të tilla me të gjitha Shtetet e Ententës Ballkanike dhe Ententës së Vogël, me Gjermaninë, me Francën dhe me Belgjikën.
Qëllimi është që dy Shtetet të komunikojnë shoku-shokut lëvizjet dëmëprurëse bolshevike që mund t’I përkasin njërëës anë, ose tjetrës.
Legata Jugosllave, mbi kërkesën e Qeverisë së saj, dhe me urdhër që të bëjë përçapje miqësore verbale pranë Qeverisë Mbretnore Shqiptare, mbi faktin që prej disa kohë e tëhu, kontrabanda e duhanit po intesifikohet në kufirin shqiptaro-jugosllav dhe veçanërisht në Sektorin e Shkodrës. Qeveria e Jugosllave kupton se nga shkaku i ndryshimit të çmimeve të duhanit në Shqipëri dhe në Jugosllavi po shkaktohet prej kësaj kontrabande.
Por, simbas mendimit të saj, ky intesifikim i propagandës ka lidhje edhe me iportimin e armëve që blehen nga bolshevikët ose kryengritësit malazez me anë të agjentëve të tyre në Shqipëri, armë që importohen në Jugosllavi për qëllim dëm-prurse. Fakti se ka një karvan prej 10 gomarësh të ngarkuar me duhan që barte 22 pushka të gjata dhe që është kapur në kufi të Hotit nga fundi i muajt prill, provon sa më sipër.Qeveria Jugosllave lutet që autoritetet kufizore shqiptare të kenë një vërejtje më të imët në ruajtjen e kufirit.
Gjono Prelevic, shtetas jugosllav, i cili ka qenë sipërmarrës godinash gjatë 10 vjetëve në Shqipëri, ka marrë përsipër ngrehjen e godinës së Legatës Jugoslalve në plazhen e Durrësit. Policija ka urdhëruar daljen jashtë kufirit pa ndonjë arsye. Legata i lutet që t’i lejohet të lartpërmëndurit, ndenja në Shqipëri. /Memorie.al












Nga Miron ÇakoLajmet e fundit se në Shqipëri po kryen ritual...
Gjermani ka lehtësuar masat kufizuese për udhëtimet hyrëse n...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë informacion për sh...
Policia Rrugore zhvilloi sot kontrolle intensive për ndëshk...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi foli për kapacitetet që ka...
Ambasada e SHBA në Tiranë është “veshur” mbrëmjen e sotme me...
Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka marrë vëmendjen e gjith...
Nga Miron ÇakoApostull Pavli na thotë: “Dhe, duke qenë se ës...
“Nëse para datës 24, flisnim për disa skenarë, ky që po ndod...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vijoi edhe ditën e sotme të...
Për avokatin Spartak Ngjela, Rusia është drejt kapitullimit....
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ...
Flamur Kapllani është zgjedhur në krye të Gjykatës së Rrethi...
Drejtoresha e Qendrës Teatrore “Vsevolod Meyerhold” pranë Te...
Pas paketës së zgjeruar të sanksioneve kundër Rusisë që BE v...
Është një nga vendet më të mëdha në Evropë për nga territori...
Një grup prej 30 efektivësh Komando nga Forcat e Armatosura ...
One Telecommunications organizoi Konferencën Vjetore të Shit...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim në lidhje me sit...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...