One Telecommunications zhvillon konferencën vjetore me partnerët
One Telecommunications organizoi Konferencën Vjetore të Shit...
Një grup prej 30 efektivësh Komando nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar misionit të ndërkombëtar të NATO-s, të koduar ?KFOR 1? në Pejë të Kosovës. Ceremonia e nisjes së kontingjentit në këtë mision u zhvillua në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj dhe komandantëve të forcave.
Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes e cilësoi këtë një mision të një rëndësie të madhe për Kosovën, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. ?Pas tërheqjes dhe mbylljes së misionit në Afganistan, ne u angazhuam se do të vazhdojmë të rrisim pjesëmarrjen tonë në misione të NATO-s dhe ato ndërkombëtare në përgjithësi dhe ky është rasti. Ne po materializojmë shtimin e prezencës sonë në KFOR, për herë të parë çojmë në këtë mision, misioni ?KFOR 1? një kontingjent special të djemve dhe vajzave më të mirë që ne kemi në FA. Në këto ditë të sfiduara të paqes dhe sigurisë globale kjo e shton dyfish e rrit vëmendjen, por edhe përgjegjshmërinë e secilit prej nesh e secilit prej jush për të shërbyer me profesionalizëm, me disiplinë ushtarake, me dinjitet në respektim të kodit të etikës dhe të vlerave të aleancës tonë?, u shpreh ministri.
Duke folur për situatën e krijuar në Ukrainë dhe mesazhet e dhëna nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, ministri Peleshi u shpreh se ?asnjë inch i kësaj aleance nuk mund të preket, sepse NATO është aleanca më e fuqishme ushtarake dhe politike në botë?.
Duke iu drejtuar efektivëve që u nisën me mision, ministri i Mbrojtjes theksoi: ?Punën tuaj atje do doja ta shikonit çdo ditë si një kontribut për paqen edhe sigurinë globale, si një kontribut për lirinë e qytetarëve tanë, e qytetarëve të botës, e qytetarëve të rajonit, sepse në 48 orët e fundit normaliteti siç e tha sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg ka ndryshuar; jemi në një normalitet të ri. Pra, në një mënyrë të njëanshme, një fuqi si Rusia hoqi dorë nga parimet që mbanin si shtylla rendin botëror dhe riktheu historinë pas, në kohën e sferave të influencës edhe pushtimit të një shteti më të dobët nga një shtet më i fuqishëm. Ne duhet të jemi të vëmendshëm, duhet të jemi vigjilentë, duhet të jemi me dinjitet përkrah aleatëve tanë dhe ta bëjmë flamurin tonë të valëvitet krenar krahas flamujve tjerë të Aleancës.?
Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj tha se ?misione të tilla kanë përgjegjësi edhe për shkak të situatës pandemike, por aktualisht e veçanta përcaktuese është situata shumë e turbullt e sigurisë që po zhvillohet dhe po precipiton në përshkallëzime të rrezikshme dhe tejet kërcënuese në krahun lindor të Aleancës. Siguria globale është më shumë se kurrë ndonjëherë e rrezikuar dhe e kërcënuar. Rajoni dhe vendi ynë nuk janë imunë ndaj këtyre veprimeve të Rusisë. Ndaj në këto situata të nxehta ju do të jeni atje për një kuptim të madh që bëhet edhe më kuptimplotë dhe domethënës, për sigurinë, lirinë, paqen, për t?i shërbyer Aleancës dhe vendit tonë?. 30 efektivët Komando do të shërbejnë në këtë mision krah aleatëve kroatë dhe italianë.
One Telecommunications organizoi Konferencën Vjetore të Shit...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim në lidhje me sit...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me sulmin e Rusi...
CNA.al tregoi sot me fakte dhe prova se ku fshihen 45 milion...
Dritan Demiraj, ish-komandat i Forcave Speciale Shqiptare ka...
Më shumë shkodranë do e votonin Partinë Demokratike nëse kry...
Sali Berisha gëzon mendimin pozitiv të pjesës më të madhe (4...
Rusia tejkaloi vijën e kuqe duke shkelur parimet universale ...
Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp lid...
Nga Arsen Rusta Vendimi i dënimit të Francesco Becchettit me...
Kreu i PR, Fatmir Mediu ka deklaruar gjatë takimit të Asambl...
Bashkëqeverisja Rama-Basha, është faktuar sot me një tjetër ...
Nënkryetarja e LSI-së Briselda Shehaj, foli për aferën e inc...
Gent Sejko është rizgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipëris...
“Jo luftë”, “Putin = Hitler”. Këto ishin disa nga pankartat ...
Presidenti Ilir Meta ka mbledhur Këshillin e Sigurisë, pas s...
Ish-ministër i Jashtëm Tritan Shehu ka folur për situatën me...
Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë për Evropën dhe Punët e...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...