Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vijoi edhe ditën e sotme të denoncojë koncesionin e inceneratorëve, ku përmes një postimi ajo publikoi emrat dhe fotot e disa personave, që sipas saj tregojnë kompanitë që kanë kryer evazion fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.
?ITS e cila, nga 100 milionë dollarë që shteti shqiptar ka paguar deri tani për të 3 inceneratorët, ka përfituar 53 milionë dollarë në bankë, dhe për të justifikuar kostot e fryra e për të përfituar TVSH, ka kryer me këto kompani evazion fiskal në vlerën e 25 milionë dollarëve?, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.
Por kush janë këta persona që kanë përfituar miliona nga ky i fundit?
Emiljano Frroku është një nga nënkontraktorët për ITS, i cili në faturën e vitit 2018 është paguar 71.646.000 lekë.
Frroku është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg në datën 6 maj 2020 për veprën penale moskallëzim krimi. ?Në bazë të vendimitnr.802 datë 06.05.2020 të Gjykatës së Rrethit Tiranë është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të ?Moskallëzim të krimit? dhe në bazë të nenit 300/1 të Kodit Penal të dënohet me dy vjet e gjashtë muaj burg. Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale e dënon përfundimisht me një vit e tetë muaj burg?, thuhet në vendim.
Por ky vendim u apelua dhe Gjykata e Apelit e shpall fajtor dhe e dënon me vetëm 8 muaj burg.
Një tjetër persona i dënuar rezulton edhe Urim Beshiri, i cili së bashku me Adriatik Hajdinin janë pronar të kompanisë Alfa Power Group, që merret me shitjen e materialeve të ndërtimit, elektrike dhe hidrosanitare.
Kjo kompani ka përfituar nga ITS e Klodian Zotos, ndërsa Beshiri rezulton se me vendim nga Gjykata e Durrësit është deklaruar fajtor për mashtrimin me kredi, për të cilën është dënuar me dy vite burg. ?Në bazë të vendimit nr.311 datë 28.04.2005 të Gjykatës Durrës është deklaruar fajtor për krimin e mashtrimit me kredi në bazë të nenit 146, 48/Ç, 49 KP dënohet me dy vjet burg. Deklarohet fajtor për veprën penale të falsifikimit të dokumentave e në bazë të nenit 186/1, 48/Ç, 49 KP dënohet me një vit burg. Në bazë të nenit 55 të KP dënohet me dy vjet burg?, thuhet në vendimin e gjykatës.
Santiliano Çifliku është një tjetër përfitues nga kompania ITS. Ai është bashkëpronar me shtetasen Esmeranda Çeliku në kompaninë AL-BER CO&CO.
Santiliano Çifliku është dënuar nga Gjykata e Beratit në datën 22.05.2012 për veprën penale ?Vjedhje?. ?Në bazë të vendimit nr.282 datë 22.05.2012 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Berat është deklaruar fajtor për veprën penale ?vjedhje? dhe në bazë të nenit 134-22 të Kodit Penal dënohet me tre muaj burgim. Në zbatim të nenit 406 të Kodit Penal dënohet me dy muaj burgim. Në zbatim të nenit 261 gërma C të Kodit të Procedurës Penale masa e sigurimit arrest me burg shuhet dhe urdhërohet lirimi i të pandehurit?, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Por në datën 06.05.2020, Santiliano Çifliku do të dënohej serish nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale moskallëzim të krimit. Për këtë vepër penale ai u dënua me 1 vit heqje lirie, ndërsa vendimi i gjykatës së Tiranës u apelua. Gjykata e Apelit në datën 05.05.2021e shpalli fajtor për këtë vepër penale, ndërsa i dha dënimin me tetë muaj burg, të cilin e konveroi më pas në 160 orë punë publike.
Ndërsa pronaria e subjektit AA-117 shpk Drita Frangaj është dënuar nga gjykata e Tiranës në datë 6 maj 2020 për veprën penale të mos kallëzimit të krimit, për të cilën u dënua me 1 vit e 8 muaj heqje lirie.
Në datë 5 maj 2021, Gjykata e Apelit vendosi ta dënojë përfundimisht me 8 muaj burg, të cilat i konvertoi në orë pune publike.
?Në bazë të vendimit numër 802 datë 06.05.2020 të Gjykjatës së Rrethit Gyqësor Tiranbë është deklaruar fajtor për veprën penale të mos kallëzimit të krimit e në bazë të nenit 300/1 Kodit Penal e dënon me 2 vjet e 6 muaj burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.PR.Penale e dënon përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.206 datë 05.05.2021 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit me ndryshimin e dënon përfundimisht me 8 muaj burgim. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal pezullohet ekzekutimi i venimit me burgim për një periudhë prove 16 mujore me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakt me zyrën e shërbimit të provës?, thuhet në vendim./E.K-CNA.al
Për avokatin Spartak Ngjela, Rusia është drejt kapitullimit....
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ...
Flamur Kapllani është zgjedhur në krye të Gjykatës së Rrethi...
Drejtoresha e Qendrës Teatrore “Vsevolod Meyerhold” pranë Te...
Pas paketës së zgjeruar të sanksioneve kundër Rusisë që BE v...
Është një nga vendet më të mëdha në Evropë për nga territori...
Një grup prej 30 efektivësh Komando nga Forcat e Armatosura ...
One Telecommunications organizoi Konferencën Vjetore të Shit...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim në lidhje me sit...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me sulmin e Rusi...
CNA.al tregoi sot me fakte dhe prova se ku fshihen 45 milion...
Dritan Demiraj, ish-komandat i Forcave Speciale Shqiptare ka...
Më shumë shkodranë do e votonin Partinë Demokratike nëse kry...
Sali Berisha gëzon mendimin pozitiv të pjesës më të madhe (4...
Rusia tejkaloi vijën e kuqe duke shkelur parimet universale ...
Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp lid...
Nga Arsen Rusta Vendimi i dënimit të Francesco Becchettit me...
Kreu i PR, Fatmir Mediu ka deklaruar gjatë takimit të Asambl...
Bashkëqeverisja Rama-Basha, është faktuar sot me një tjetër ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...