web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Satanizmi, rreziku i shoqërisë sot

26 Shkurt 2022, 08:29, Aktualitet CNA

Nga Miron Çako

Lajmet e fundit se në Shqipëri po kryen rituale magjike nga grupe satanike nëpër varreza si në atë të Durrësit, madje rituali është përsëritur edhe pse u denoncua në media, ose letrat me simbole okulte që u gjendën në Krast, na tregojnë bindshëm se në Shqipëri patjetër kemi grupe, celula satanistësh të organizuara që veprojnë duke sfiduar çdo frikë, patjetër duhen të na shqetësojë si shoqëri sepse nesër mund të jenë fëmijët tanë që mund të bëhen viktima të këtyre grupeve okulte dhe të përfshihen në këto rituale satanike.

Satanizmi e merr emrin nga Satani që sipas Shkrimit të Shenjtë do të thotë  ?armiku i Perëndisë? dhe lidhet me Eusforin ose Luçiferin i përmendur në Bibël si kryengjëlli, një nga princat e parë (Danieli 10-13) që u rebelua nga krenaria (Jezekeli 28-14-16) dhe ra si rrufeja nga qielli në kaosin. (Luka 10 17-18)

Në këtë rënie katastrofike ai mori me veten edhe një të tretën e ëngjëjve (Zbulesa :12 -4) të cilët edhe ata ranë dhe u tranformuan në demonë ose të ndarët.

Ai mashtroi dhe i nxiti  edhe njerëzit të rebelohen në Eden dhe mori pushtet mbi jetën e tyre dhe botën që u krijua për njeriun (Zanafilla 3,1-7) prandaj quhet princi i kësoj bote që ra në mëkat dhe prishje (Joani 12 -13). Satani është  ?vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës?(Joani 8-44).

Që nga ajo kohë deri më sot Satanai dhe demonët nuk pushon së mashtruari njerëzit si kur ata janë  ?zoti? dhe bamirësit e njerëzve. Të mashtruar dhe të paditur për hyjnoren njerëzit i adhuruan i’u ndërtuan statuja tempuj me emra të ndryshëm, si Luciferi, Bali,  Beelzebub, Baphomet, Pan, etj dhe i shërbyen atyre me flijime, kafshësh edhe njerëzish me rituale magjike, shërbesave okulte me formula magjike(të fshehta), ku njerëzit duke i adhuruar dhe duke i  përmendur emrin Satanait si ?zoti i erësirës? mund të fitojnë fuqi të mbinatyrshme dhe mund të realizojnë dhe përmbushin ambicjet, kënaqësitë, pasionet dhe instiktet e tyre shtazore, por ato gjëra ata ?ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë? (I Korintasve 19-21).

Jo vetëm kombet u mashtruan dhe ranë në adhurimin e demonëve por edhe izraelitët monoteistë përsëri u infektuan  nga idhujtaria e kombeve dhe ranë në adhurim demonësh dhe në praktika okulte dhe për këtë kurvëri shpirtërore me demonët, ata  u ndëshkuan shumë herë.(Psalmi 106 37-39).

Zoti Jisu Krishtit Biri i Perëndisë u shfaq në botë që të prishi punët e djallit (1Joani 3-8). Satani guxoi të tundoi edhe Krishtin por u sfidua dhe Krishti e urdhëroi: ?Shporru prej meje Satana?(Mateu 16-23).

Në fund të misionit shpëtimtar të Jisuit, ai guxoi ta sulmoi Krishtin i cili tha për Satanain:?Po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë me mua?(Joani 14-30). Satanai nxiti njerëzit ta kryqëzonin Krishtin (Luka 22-53), por Krishti e mundi Satanain me vdekjen vullnetare në kryq dhe Ngjalljen e tij të lavdëruar dhe kur u shfaq i gjallë tek dishepujt u tha: “Mu dha çdo pushtet në qiell edhe në tokë?(Mateu 28-18).

Paskësaj Satanai u lidh dhe burgos në Had në botën e vdekjes: ?dhe pashë një engjëll që zbriste nga qielli, duke pasur çelësin e humnerës, dhe një zinxhir të madh në dorë. Ai e kapi dragoin, gjarpërin e lashtë, që është djalli dhe Satani, dhe e lidhi për një mijë vjet,dhe e hodhi atë në humnerë, dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të, që të mos i mashtrojë më kombet, deri sa të mbushen një mijë vjet; dhe pas këtyre ai duhet zgjidhur për pak kohë?. (Zbulesa 20:1-3)

Satanai pritet të lirohet në fund të kohës që të tentoj për herë të fundit t?i mashtrojë gjithë njerëzit madje edhe të zgjedhurit, besimtarët (Mateo 24-24) që t’i nxiti njerëzit në apostazi dhe në adhurim demoniak, ashtu si: ? Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre.?(I Timotheu 4:1-3)

Satanai për t?i mashtruar njerëzit dhe duke imituar Jisuin që u bë njeri, do të hyj personalisht tek njeriu “biriu i humbjes” , antikrishti, ashtu si Apostull Pavli na i thotë: ” Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij.

Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrekulli të rreme, dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do t?u dërgojë atyre një gënjim që do t?i bëjë të gabojnë, që t?i besojnë gënjeshtrës,që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!?(2 Sealanikasve 2 : 8-12).

Në ardhjen e dytë të Krishtit me lavdin e Atit dhe ëngjëjt e shenjtëruar (Luka 9-26) do të përfundoj pushteti shekullor i Satanait: ?Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve?. (Zbulesa 20-10)

Me përhapjen e krishterimit në botë pagane satanizmi mori goditje të fortë dhe adhuruesit e djallit, magjistarët u mundën (Veprat e Apostujve: 8-20:18-24: 13: 8-12). Me predikimin e Apostujve paganët që praktikonin magji u penduan dhe hoqën dorë nga adhurimi satanik  dhe magjia. (Veprat të Apostujve: 19-19)

Aty ku u konsolidua krishterimi edhe si organizim shtetëror satanistët, magjistarët humbën autoritet dhe  vepronin fshetazi nga frika e ndëshkimit të ligjit të shteteve që i konsideronte magjistarët si shërbëtor të satanait dhe i dënonte edhe me vdekje si armiq të njerëzve me veprime okulte, magjie shtrigërie, sakrifica shtazore dhe njerëzore.

Por kur në vendet e krishtera sidomos në Evropën perëndimore mbas rifutjes të ideve ateiste si ajo e ?Evolucionit? nga Carls Darvini në shekullin XIX shikohet një rikthim në neopaganizëm  dhe  rishfaqjen e kultit dhe adhurimit të Satanait dhe demonëve .

Satanizmi u rishfaq si nënkulturë në vitet 1960 kohë kur në SHBA shpërtheu një shthurje morale si ajo e grupeve hipi në Amerikën e Veriut. Në vitin 1966 ishte Anton La Vey themeluesi i Satanizmit si një lëvizje e re fetare të cilën ai e quajti ?LaVey -Satanizëm?. Kisha Satanike u themelua në natën e 30 prillit në vitin 1966 në San Francisko Anton Sandor. Ai u bë prifti i parë në historinë e satanizmit modern dhe është autori i “Biblës Satanike” (ose “Bibla e Zezë”) (1968).

Bibla Satanike përbëhet nga katër libra: Libri i Satanit, Libri i Luciferit, Libri i Bardhë dhe Libri i Leviathan. Libri i Satanit sfidon Dhjetë Urdhërimet hyjnore (Ekdodi 20: 1-18) dhe gjithashtu promovon epikurizmin. Ai shkruante dhe mësonte hapur kundra mësimit të Zotit Jisu Krisht: ?Duajini armiqtë tuaj,bekoini ata që ju mallkojnë, bëjini mirë atyre që ju urrejnë ? (Mateu 5-44). LaVei shkruante: ? A nuk është kjo filozofia përbuzëse e një qeni lajkatar që rrokulliset mbi kurrizin e tij kur rrihet? Pra urreheni armikun tuaj me gjithë zemrën dhe shpirtin tuaj … dhe nëse dikush ju godet në faqe jepini atij një goditje të mirë në tjetrën; kush e kthen faqen tjetër është një qen frikacak”.

?Bibla e Zezë? e LaVey mëson papërgjegjshmërinë ekstreme dhe shthurje seksuale pa limit : “Satani me mëshirën më të madhe lejon dhe i jep njerëzimit të gjitha të ashtuquajturat “mëkate” që çojnë personin në kënaqësinë fizike, intelektuale ose emocionale?. ?Shtypja e instikteve të dhunës dhe seksualitetit  në çdo formë është e gabuar; e drejtë është lirimi i çdo dëshire.?

Ky vision i Biblës Satanait që i jepë liri “bishës” njerëzore të rebelohet në anarshi, urrejtje dhe kënaqësi mishi është një përzierje e Darvinizmit dhe një formë e Makiavelizmit të kombinuar me elementë të “vullnetit për pushtet” të Niçes.  Ky është një triumf i “Unë” të dikujt, i kryer në atë mënyrë që ky “Unë” të bëhet qendra e universit. “Unë”, me pak fjalë, është njeriu-zot. Njeriu, bisha është një hyjni për një satanist”; “Çdo njeri është një zot nëse zgjedh ta njohë veten si të tillë.”Ky është mëkati fillestar i Edenit.(Zanafilla: 3 -4)

Simboli zyrtar i Kishës së Satanit është një yll i përmbysur me pesë cepa (pentagram). Ky simbol pagan ishte i gjendur dhe i praktikuar tek sumerianët ,egjiptianë , persët, grekët, babilonasit, kinezët e lashtë. Pentagrami i përmbysur i Kabalës çifute është i ashtëquajturi “fytyrë e vogël” e Zotit. Ky simbol i fuqishëm okult është gjithmonë  në praktikën e magjisë së zezë shpesh i rrethuar nga dy qarqe. Dy qarqet janë bardh e zi, simboli i të mirës dhe të keqes si ?yin dhe yang?  dhe nëse shkoni përtej këtyre koncepteve, atëherë mund të hyni në rrethin e “Unë” dhe brenda këtij rethi ka kokën e një cjapi me dy brir?bafometi? ,ky është një simbol pagan i djallit i adhuruar në mesjetë nga templarët si mishërimi i Satanait.

Po ashtu simbol i Kishës Satanait është numri “666” që në Bibël përmendet  si taksa e vasalitetit që Solomoni ju vendosi  kombeve (1 Mbretërve 10 -14)  dhe gjendet tek Zbulesa si numri i vulës së bishës apokaliptike që do kontrolloj njerëzit dhe që tregon emrin e antikrishtit ( Zbulesa 13 :11-18). Po ashtu është kryqi i përmbysur që kuptohet si një simbol anti-krishterë që do të thotë tallje dhe urrejtje për kryqin e Jisu Krishtit. Ky symbol antikrisht së bashku me një pentagram të përmbysur përdoret nga muzikantët që luajnë metalin e zi dhe i këndojnë satanait. Veshja e tyre rituale është e zymtë e zezë.

Meqenëse nxitjet seksuale dhe agresive janë intensive gjatë adoleshencës dhe rinisë, kuptohet pse kjo lloj ?bible satanike? u pëlqye dhe pëlqehet nga të rinjtë dhe i tërheq ata në satanizëm praktik.

Shumë u antarësuan në Kishën e Satanait dhe vetëm në 1990 kishte  50,000 njerëz që u antarsuan. Gjithashtu satanizmi po bëhet gjithnjë e më i pranueshëm në shoqërisht e larta si politikan, bankierë, oligark,artistë, vipa. Vetë satanistët besojnë se paratë dhe fuqia janë lumturi dhe ekspertët e tyre më të mirë i konsiderojnë të gjithë presidentët botërorë, diktatorët, oligarkët, anëtarët e organizatave dhe lozhave sekrete në të gjithë botën, si dhe personalitete të tjera të njohura dhe jo aq të larta që kanë një pozitë të lartë financiare dhe përdorin këto mjete për të mirën e tyre.Satanistët pretendojnë se ishin të krishterë para se të konvertoheshin në satanistë, por ata si është vërtetuar, kurrë nuk e kanë njohur rrugën e besimit të vërtetë dhe nuk kanë pasur një lidhje personale dhe sakramentale me Krishin sipas Mistereve të Shejnta të Kishës ,Katholike, Apostolike, Orthodhokse.

Kultet satanike janë veçanërisht të përhapura në SHBA dhe Evropën Perëndimore si Norvegji, Suedi, po ashtu  në Rumani, Itali, Greqi dhe pothuajse kudo.Qendrat botërore të Satanizmit aktualisht janë të vendosura në Shtetet e Bashkuara dhe Angli. Sipas revistës Newsweek, të paktën 3 milionë amerikanë adhurojn Satanain.

“Enciklopedia Satanica” liston gjashtëmbëdhjetë grupe të ndryshme satanike. Ideologjia e tyre është shumë e ndryshme, por edhe pse ndryshojnë të gjithë grupet konvergojnë në adhurimin e Satanait si Leviatiani (gjarpëri) që simbolizon dijen, ose si Luciferi përfaqëson sjelljen e dritës ose disa e quajnë Demiurg, në të vërtetë është i njëjti personazh, satanai armiku i Zotit dhe i njeriut.

Kisha Sataniste në doktrinën e saj thotë se nuk beson në Zotin apo satanin si person, kështu që anëtarët e saj janë në thelb ateistë. Ata  pohojnë se të gjitha fetë janë të rreme, pasi ka shumë prej tyre, dhe të gjitha ato janë shpikur nga njerëz të prirur ndaj mazokizmit.Ata thonë se nuk sakrifikojnë ose abuzojnë me ndonjë person ose grup tjetër, janë ndryshe nga “adhuruesit e djallit” dhe se janë kundër magjisë së zezë. Për më tepër, satanistët kundërshtojnë çdo formë magjie “të keqe”.

Satanistët pretendojnë se kanë llojet e tyre të magjisë, të cilat i ndajnë në Magjinë e Vogël dhe të Madhe, dhe të cilat shoqërohen me shumë aspekte logjike dhe psikologjike. “Magjia e Madhe” është përgjegjëse për kontrollin, ndërsa “Magjia e Vogël” ka të bëjë më shumë me intelektin dhe psikologjinë.Satanistët besojnë në natyrën dhe fuqinë e saj. Kjo është arsyeja pse ata priren të vëzhgojnë ekuinokset, eklipset diellore dhe hënore, dhe solsticat verore dhe dimërore.

Rregullat e tyre të shkrura ndalojnë rreptësisht dëmtimin e çdo krijese të gjallë, me përjashtim të dy rasteve: vrasjen e një kafshe për ushqim ose vrasjen e dikujt (kafshës ose njeriut) në vetëmbrojtje. Kisha e Satanit nuk pranon asnjë përgjegjësi për çdo akt dhune që ndodh gjatë ritualeve të Satanit. Tempujt e Satanit duhet të jenë për argëtimin njerëzor.Në ritualet, satanistët duhet të lirojnë zemërimin, mizorinë dhe hakmarrjen e tyre në mënyrë që të duan më pas ata që meritojnë dashurinë e tyre. Nga ana tjetër, dashuria mund të njihet vetëm përmes njohjes së urrejtjes. Ndjenja e çlirimit nga kompleksi i fajit është e rëndësishme për ta. Të gjitha shtrembërimet morale duhet të jenë të lira vullnetare, pa dhunë, por “Vullnetarizmi” shpesh arrihet me ilaçe dhe droga.

Por pavarësisht kësaj doktrine dhe deklaratave të satanistëve, faktet dhe krimet e regjistruar në adresën e tyre tregojnë krejt të kundërtën. Shumë praktikues të këtij besimi shpesh bëjnë pjesë në kronikën e zezë pasi dallohen për veprat e tyre antihumane që bien ndesh me shoqërinë emancipuar. Adhuruesit e djallit janë fajtorë të krimeve të shumta:si rrëmbimi, përdhunimi, vrasja, vetëvrasja, ngacmimi i fëmijëve dhe praktikojnë sakrifica njerëzore, pinë gjak njerëzor, shërbejnë “mesha të zeza”, përdhosja e tempujve dhe vendeve të tjera të adhurimit të feve monoteiste  tradicionale, përdorimi dhe shpërndarja e drogës, orgjitë seksuale dhe homoseksualitetin e detyruar në grup si nevojë për të marë fuqi okulte.

Satanastit janë përgjegjës të krimeve dhe sakrifica në kafshë, njerëz, fëmijë dhe dhe brenda famijljes, psh në në vitin 2011, një djalë tetëmbëdhjetë vjeçar në Los Angeles mbyti nënën e tij dhe më pas e copëtoi atë me një sharrë rrethore në një ritual satanik, ose krimi  në vitet 80 që tronditi botën kur Ricky Kasso ishte një adoleshent nga Nju Jorku joshi mikun e tij Gary Lawers në pyll dhe e vrau në emër të Satanit. Ai pretendoi se Satanai i foli atij përmes një sorre të zezë, por më vonë doli që adoleshenti ishte i varur nga droga të tilla si LSD, më pas  ai kreu vetëvrasje duke u varur në qelinë e tij të burgut.

Kemi  shumë raste kriemesh okulte që shtohen nga vitit në vit dhe janë të shpërndara në të gjithë botën siç po shikojmë edhe në Shqipëri me rastin e vdekjes enigmatike të vajzës së re Evgjenia ku në trupin e saj u gjetën simboli magjike, një sakrific e Satanait .

Prandaj në fshehtësi sakrifica është thelbi i kultit satanist . Sakrifica e vërtetë për ta nuk është vrasja e rëndomt, por mundimi vdekjeprurës i një qenieje të gjallë kafshë apo njeri. Në satanizëm, mosha e viktimave njerëzore është e rregulluar qartë: ose duhet të jetë një foshnjë e papagëzuar, ose një person që ka arritur moshën madhore.

Ata që duan të hynë në sektin satanist si neofit duhet nqs janë të krishterë të bëjnë në fillim mohimin e besimit në Krishtin.

Kështu e përshkruanin disa vajza sataniste që e kaluan ritin e pranimit satanik. Ato duhej të shkonin në varreza natën, të kapërcenin një kryq në madhësinë e një figure njerëzore dhe të refuzonin çdo besim në Krishtin. Pastaj u zhvillua vetë rituali, gjatë të cilit vajzat duhej të pinin gjakun e një kafshe nga e cila lëkura ishte shqyer e gjallë.

Gjithashtu se burrat dhe gratë mund të kryejnë rituale satanike, por sidomos gratë kanë më përparësi. Natyrisht, gjatë ritualeve i vihet rëndësi lakuriqësisë dhe seksualitetit të vrazhdë, psh përdoret një grua nudo e shtrirë në altarin e tyre duke ekspozuar dukshëm seksualitetin e saj, pjesëmarrësit e tyre përdorin të gjitha llojet e simboleve të satanizmit , si yje pentagram të përmbysur, qirinj të zi me dhjamin kafshëve ose foshnjave, kryqe kokë poshtë,etj.

Një nga mjetet më efikase të propagantës sataniste është edhe muzika. Sipas traditës thuhet se Eusfori ishte kompozitori i muzikës qiellore në adhurimin ëngjëllor ndaj Perëndisë Triadik, por kur ai u rebelua në satana vazhdon ta përdori këtë dhuratë në interesin e tij që t?i nxisi njerëzit me muzikën e zhurshme në adhurimin satanik kundër Perëndisë dhe njëri?tjetrit, ashtu si ato sirenat mitologjike që kërkonin të mashtronin njerëzit e Odises dhe t?i mbysnin në det.

Sot muzikës rock, hevi metal, black metal, është i ngopur me simbole me mesazhe Sataniste.  Muzika nga grupet rok si “Slayer”, “Celtic Frost”, “The Who”, “KISS” dhe “Led Zeppelin” (përfshirë Ozzy Osb ne ne)  janë grupe satanike të mirfilltë dhe adhurues dhe apostuj të djallit, fjalët e këngëve të tyre e thonë shumë qartë adhurimin për Satanain, urrejtje për krishterimin dhe nxitje për rebelim, drogë,përllunim,vrasje, vetëvrasje, abord, etj .

Satanizimi i shoqërisë sot është një problem shum  serioz, madje Kisha Orthodhkse e shikon si një sfidë në këtë brez apostat dhe imoral ku po infektohen edhe po rëzohen edhe të krishterët tradicional.

Psh. sipas Zyrës Kundër herezive të Kishës Orthodhkse në Greqi na thuhet me shqetësim: Satanistët i kushtojnë kujdes të veçantë rinisë. Ata rinisë i premtojnë kënaqësi seksuale, pasuri, famë dhe ndikim apo fuqi. Hulumtuesi Jefrry Stefan shkruan: ?Satanisti, pasi  vendos kontakt me një adoleshent, pas një kohe e thërret në takim ku i premton drogë dhe seks gratis. Pastaj e fotografon në situata komprometuese (të droguar dhe këtë e shfrytëzon për shantazh). Takimet zbavitëse ?party? përcillen me muzikë të rëndë, heavy- metal.

Në një gjendje të tillë të dehjes narkotike, kjo muzikë depërton në nën-dije, në atë mënyrë që njeriu identifikohet me fjalët dhe ritmin e këngës të cilën e përjeton. Kur ti pyet të rinjtë se pse kanë zgjedhur të bëhen satanist disa përgjigje janë: ?Jam i hidhëruar me Zotin pse mi ka marrë prindërit që kur isha i vogël?. ?Unë jam bashkuar me satanistët sepse kërkoja paqe?. ?Kërkoja liri?. Të rinjtë që kanë probleme familjare, nuk kanë harmoni në shtëpi duke kërkuar harmoni diku tjetër bëhen pre e satanistëve. Së pari fillojnë duke sakrifikuar macet, lepur dhe kafshë tjera dhe duke ua pirë gjakun.

Pastaj kalojnë edhe ekstreme më të mëdha duke mbytur njerëz për Satanain deri në vetëvrasje, pra duke sakrifikuar edhe vetveten se ne nuk i takojmë këtij vendi. Po përmend rastin e dy të rinjve nga Los Angeles, 17 vjeçari Riki Kaso dhe 18 Vjeçari Himi Trojano, për vrasje rituale kishin zgjedhur viktimë, 17 vjeçarin Hari Lowers duke e vrarë në mënyrë më mizore. Problemet familjare, mos interesimi për rinin, teoria e Darvinit që po mësohet ende nëpër shkolla, muzika rrok, droga, alkooli, etj janë shkaktar që rinia të përfundoj më së keqi, në Satanizm.?

Fatkeqësisht ata që meren me satanizëm nuk e njohin se kush është Satanai me të vërtetë dhe sa i ligë është, sepse ai nuk e shfaq veten që njerëzit ta shohin ligësinë e tij edhe ti largohen të tmerruar. Mrekullia më e madhe që ka bërë djalli sot është se i ka mbushur mëndjen njerëzve se ai nuk egziston, madje edhe mes satanistëve.

Njerëzit janë shumë të paditur për botën okulte , sa edhe kur lidhen me rite dhe formula magjike për të realizuar, ambicjet, pasionet dhe pushtetin nuk interesohen nga vjen kjo energji negative, por thjesht ta marrin dhe nuk mendojnë për koston që ka nga pas.

Satanai është një tregtar, matrapaz  i pashpirt që të premton gjithshka po ti bindesh si i tha edhe Krishtit ? të gjitha këto do ti jap, nëse më bie përmbys dhe më adhuron? ( Mateu 4-9) , por të kërkon në fund shpirtin që vlen më shumë se bota(Marku 8 36-37)  që ta çojë në Ferr,” në zjarrë të përjetshë të pëgatitur për djallin  edhe për demonët”(Mateu 24-41). Nga jeta e Shën Paisit lexojmë : ?Një kohë i thosha djallit: Të vish të të shoh, që të mos bie në duart e tua. Vetëm tani, që të shoh, dukesh se sa i keq që je. Po të bie në duart e tua, kushedi se ç’do të heq!?

?Kundërshtojeni djallin edhe ai do të largohet nga ju? (Jakobi 4-7).Kundërshtojeni prindër tek fëmijët, sepse satanizmi peshkon psiqikën e fëmijëve tuaj me lojra, lojra elektronike, libra të cilët janë të inspiruara nga personazhë diabolik, fantazma, dragoj, shtriga dhe formula magjike, si është libri ?Hari Poter? një libër apo një film i mirëfillt satanik dhe magjik dhe i demonizon fëmijët ,ose dita e Halloween që për satanistët është fillimi i vitit satanik .

Mos harroni Zoti Jisu Krisht po vjen, Ai e tha: “Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t`i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë… Jashtë (Mbretërisë së Perëndis) janë qentë (të pabesët), magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën?(Zbulesa 22:12?15).

Mjerë ata satanistë, magjistarë ,ose edhe ata që besojnë dhe bashkëpunojnë me magjistarët , që nuk pendohen dhe nuk heqin dorë nga praktikat magjike gjatë jetës së tyre dhe vdesin me këtë mëkat, një ferr i tmerrshëm me vuajtje të përjetëshme i pret, ashtu si Zbulesa thotë: ? Kurse për frikacakët dhe të pabesët dhe të neveritshmit dhe vrasësit dhe kurvëruesit dhe magjistarët (satanistët), pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet, me zjarr dhe squfur që është vdekja e dytë.?( Zbulesa 21-8 )/ CNA.al





Lajmet e fundit nga