Përpjekjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për ruajtjen e kulturës dhe traditave
Një nga sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar n...

Si, sot 36 vite më parë, sportisti dhe rekordmeni i peshëngritjes, Aleksandër Kondo humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik në Quens New York të SHBA-së.
Kondo u arratis nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni.

Aleksandër Kondo ishte pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijëra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit sesa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij.

Që nga ajo kohë, Aleksandër Kondo, pothuajse u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Aleksandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.) Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali i Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA./ CNA.al

Një nga sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar n...
Profesori Matteo Mandala ka kujtuar kontributin e inte...
Timo Flloko, ylli i kinematografisë shqiptare dhe skenës t...
Era Xinxo çeli dje ekspozitën e saj të parë me piktura në ...
Gazetari Arsen Rusta ka reaguar ashpër për skulpturën ...
Nga Dodë Progni -Masakra e Hereçit – vepër kriminale e u...
Gjuha Shqipe, e cila njhet si një nga gjuhët më të vjetra ...
Edhe pse ka kaluar vetëm pak kohë, tashmë edhe në Peki...
Politika, letërsia, realiteti, erosi, anonimati, dikta...
Sot 9 vite më parë, pas një kaplimi harrimtar 2-vjeçar nga...
Në këtë natë të Premtes së Zezë, CNA TV po sjell një film ...
“Pse u kryqëzua Krishti?!” Kështu titullohet dokumentari ...
50 vjet më parë vdiq gjeniu i shekullit, Pablo Pikaso. Po ...
Në takimin e zhvilluar në fshatin Reç të Malësisë së M...
Profesori dhe pedagogu i drejtësisë shqiptare, Ismet E...
Si sot, më 5 prill 1873, lindi Hafiz Ali Korça. Mësimet e...
Radio "Ngjallja" ka zbuluar të vërtetën që fshihet pas laj...
Regjisori i mirënjohur shqiptar, Kristaq Mitro, është ndar...
Avokati Sajmir Vishaj, në datën 6 prill 2023 do të zhvillo...
Qasje refleksionuese pas premierës së dokumentarit të ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...