Një jetë në shërbim të fesë dhe kombit/ Si sot, më 1873, lindi Hafiz Ali Korça
Si sot, më 5 prill 1873, lindi Hafiz Ali Korça. Mësimet e...

Profesori dhe pedagogu i drejtësisë shqiptare, Ismet Elezi, sot më 5 prill, mbush 103 vjeç.
Në 103-vjetorin e tij, gazetari Luan Rama ka treguar për kontributet e Ismet Elezit dhe punën e gjatë dhe të palodhshme pedagogjike e shkencore, shërbimin publik për qeverinë, formimin e mbi gjashtë dekadave të juristëve, botimet e shumta të teksteve universitare, veprave shkencore që do të vlejnë gjithmonë për drejtësinë shqiptare dhe Kanunin e Labërisë që do t’u vlejë brezave të ardhshëm të shoqërisë.
Urimi i Luan Ramës
Në 103-vjetorin e lindjes:
ISMET ELEZI, PROFESORI YNË
QË JETON SHEKULLIN E DYTË TË JETËS.
Profesor Ismet Elezi sot feston datëlindjen e 103-të.
Që prej tre vitesh e ka kapërcyer shekullin e parë dhe po jeton në shekullin e dytë të jetës.
U lind në Fterrën e Labërisë në një familje me kontribute të mëdha atdhetarie, dhe përgjatë gjithë jetës së vet qe edhe mbetet kontributor i madh e vazhdues i denjë i traditës patriotike të familjes dhe Fterrës së tij të dashur.
Ishte partizan që luftoi për lirinë e atdheut, por u bë edhe ndër themeluesit e shkollës shqiptare të jurisprudencës.
Ishte luftëtar me pushkë për çlirimin e atdheut nga pushtuesit, por u bë edhe misionar i dijes dhe shkencës shqiptare.
Pedagog e studiues, doktrinar dhe konstitucionalist me një veprimtari që i kalon tetë dekada, Ismet Elezi ka shënjuar gjurmë referenciale në disa fusha; mbi të gjitha në antropologjinë etnojuridike, së cilës i kushtoi dy veprat e tij të jetës: "E drejta zakonore penale e shqiptarëve" dhe "E drejta zakonore e Labërisë".
Ndër detyrat më të rëndësishme që ka kryer kanë qenë Sekretar Shkencor i lnstitutit të Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Kryetar i Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave (1966-1985).
Ka drejtuar katedrën penale në Fakultetin e Drejtësisë (1957-1990).
Për njëgjysmë shekulli punoi si pedagog dhe është autori i mbi tetëmijë faqeve të botuara.
Profesor që prej vitit 1972, Ismet Elezi është një figurë emblematike e drejtësisë shqiptare jo vetëm si profesor universiteti e formues brezash të tërë juristësh që e kanë admiruar dhe e nderojnë me krenari, por edhe si kontributor i madh në procesin ligjbërës dhe në krijimin e një tradite të vyer të shërbimit në administratën e shtetit.
Puna ma ka dhënë mundësië ta takoj e ta njoh edhe nga afër Profesor Ismet Elezin.
Gjithmonë kam ndjerë tek ai imponimin e njeriut përmes mirësisë së fisniktë dhe madhështisë së thjeshtësisë.
Njeriun nuk e bën të rëndësishëm fakti se sa kohë jeton, por se sa kohën që jeton di ta bëjë të vlefshme përmes gjurmëve që le e vlerave që krijon.
Profesor Ismet Elezi ia dalë që jetën e tij ta bëjë të vlefshme për vete, për familjen, por edhe për popullin dhe vendin.
Ndaj sot, në 103 vjetorin e lindjes, unë uroj që profesori ynë i dashur të jetojë gjatë e më gjatë, me shëndet të mirë e mendje të kthjellët, për gëzim të vet, për gëzim të familjes dhe miqve të shumtë, për gëzim të të gjithë atyre që e duan dhe e nderojnë.
Si sot, më 5 prill 1873, lindi Hafiz Ali Korça. Mësimet e...
Radio "Ngjallja" ka zbuluar të vërtetën që fshihet pas laj...
Regjisori i mirënjohur shqiptar, Kristaq Mitro, është ndar...
Avokati Sajmir Vishaj, në datën 6 prill 2023 do të zhvillo...
Qasje refleksionuese pas premierës së dokumentarit të ...
Gazetarja Rudina Xhunga ka zbuluar një detaj nga jeta ...
Ikona e Teatrit dhe Kinematografisë shqiptare, Margari...
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Br...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Shkrimitari nga Kosova, Arbron Gashi, ka prezantuar li...
Aktori Florjan Binaj ka reaguar për lajmin e shpalljes...
Të dielën mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar për ...
Nuk shkriu, dimër as verë, ai “top bore”, qysh në vitin 19...
Një dokumentar kushtuar vlerave të krahinës së Shpatit. “...
Poeti i njohur, Hamit Aliaj, është ndarë nga jeta në m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...