
“Miqtë” e Ramës dhe “vëllezërit” jo biologjikë të Veliajt
Të gjithë ata tek të cilët ka interes i quan "miku im...
Të gjithë ata tek të cilët ka interes i quan "miku im...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, është shpallur nga Qeveria Shqiptare Park Kombëtar, duke u bërë Parku i parë Kombëtar i një Lumi të Egër në Evropë. Në të ardhmen, Vjosa do të ruhet si një lumë natyror, me rrjedhje të lirë.
Ky është rezultat i një bashkëpunimi unik midis Qeverisë Shqiptare, ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, OJQ-ve mjedisore nga fushata “Save the Blue Heart of Europe”, IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) dhe kompanisë së veshjeve Patagonia.
Vjosa dhe degët e saj kryesore rrjedhin lirshëm për mbi 400 km, nga vargmali i Pindit në Greqi, ku quhet Aoös, deri në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri. Lumi dhe zonat përreth tij janë ekosisteme të një biodiversiteti të konsiderueshëm dhe janë shtëpia e mbi 1100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 lloje kafshësh dhe dy lloje bimore të vlerësuara si të kërcënuara globalisht nga IUCN.
Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar do të lehtësojë zgjidhjet e sfidave me të cilat përballet lumi si ndotja e ujit dhe tokës, menaxhimi i mbetjeve dhe shpyllëzimi. Gjithashtu, shpallja e Parkut Kombëtar do të krijojë mundësi ekonomike për komunitetet lokale, nëpërmjet turizmit të përgjegjshëm dhe do të ndihmojë në adresimin e problemeve që lidhen me migrimin e brendshëm.
Marrja e statusit të Kategorisë II të IUCN-së, Park Kombëtar nënkupton që Vjosës do t'i ofrohet mbrojtje, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, duke siguruar integritetin e saj ekologjik, duke lejuar që të ndodhin procese natyrore dhe duke mbështetur popullatat e të gjitha specieve vendase. Përcaktimi do të bëhet në dy faza, ku Faza I shpallet sot (15 mars 2023):
• Në Fazën I, kanalit aktiv të lumit do t'i jepet statusi i Parkut Kombëtar, përfshirë disa toka dhe bimësi lumore brenda kanalit aktiv, ose toka në rrezik përmbytjeje apo të rrezikuara nga erozioni – mbi 400 km në gjatësi totale. Zona do të menaxhohet si Park Kombëtar dhe pritet të jetë plotësisht funksionale në fillim të vitit 2024.
• Faza II, në vitet e ardhshme, do të shtojë degë të tjera me rrjedhje të lirë dhe zona që janë integrale në ekosistemin e lumit, përfshirë disa tokë private, pas konsultimit me palët e interesuara.
Patagonia, IUCN dhe OJQ-të e fushatës “Save the Blue Heart of Europe” janë angazhuar në punën për mbrojtjen e lumenjve të egër të Gadishullit Ballkanik për tetë vitet e fundit. Në vitin 2021, IUCN-ja finalizoi një studim që tregon se si zbatimi I standardeve të zonave të mbrojtura të IUCN-së do të përfitonte komunitetet dhe biodiversitetin e Luginës së Vjosës.
Në qershor 2022, kryeministri shqiptar Edi Rama, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe CEO i kompanisë amerikane, Patagonia Ryan Gellert u mblodhën në një ceremoni në Tiranë për të nënshkruar një angazhim që të krijonin së bashku Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa. Gjatë nëntë muajve të fundit, një punë gjithëpërfshirëse në terren dhe analiza të thella janë kryer nga një ekip prej mbi 30 ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë në fusha të tilla si eko-turizmi, gjeomorfologjia, ekologjia, planifikimi dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura, financimi i qëndrueshëm i parqeve kombëtare, legjislacioni dhe vlerësimi i ndikimit social dhe mjedisor. Konsultimet me grupet e interesit, si dhe komunikimi me publikun, janë përfshirë gjithashtu në proces. Në të njëjtën kohë, qeveria shqiptare po fillon një proces të përbashkët me qeverinë greke për krijimin e parkut ndërkufitar Aoös-Vjosa, duke synuar nivelin më të lartë të mbrojtjes për të gjithë lumin, nga burimi në det, në të dy vendet.
Mirela Kumbaro Furxhi, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se:
“Vjosa është një simbol i historisë njerëzore dhe një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së vendit tonë. Ndoshta Shqipëria nuk ka fuqinë për të ndryshuar botën, por mund të krijojë modele të suksesshme të mbrojtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore dhe ne jemi krenarë të shpallim krijimin e këtij Parku të parë Kombëtar në një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Qeveria shqiptare ka marrë vendimin e guximshëm për të krijuar një Park Kombëtar prej 12727 hektarësh, duke përfshirë edhe Vjosën 190 kilometra të gjatë, ku mbi 60 mijë banorë kanë jetuar prej shekujsh. Tani fillon një fazë e re - ajo e hartimit të planit të menaxhimit për t'u dhënë njerëzve mundësinë për të ndërtuar jetën e tyre në një mënyrë të qëndrueshme. Ky është vizioni ynë: zhvillim i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm ndaj mjedisit, i cili mbron biodiversitetin dhe u jep njerëzve mundësinë të përparojnë në vendlindjet e tyre”.
Ndërsa Ryan Gellert, CEO i Patagonias deklaroi se:
“Ky bashkëpunim unik midis qeverisë, shoqërisë civile dhe biznesit është dëshmi e fuqisë së veprimit kolektiv dhe shpresojmë se do të frymëzojë të tjerët që të bashkohen për të mbrojtur zonat e egra që kemi lënë, në një mënyrë kuptimplotë. Duke qëndruar në brigjet e Vjosës sot, ne jemi të përulur kur shohim se ky lum i jashtëzakonshëm dhe jeta e tij e egër do të ruhen përgjithmonë.”
Nga ana tjetër, Boris Erg, Drejtor i Zyrës Rajonale Evropiane, IUCN, u shpreh se dita e sotme shënon një moment historik për njerëzit dhe biodiversitetin e Shqipërisë.
“IUCN përshëndet Qeverinë e Shqipërisë për lidershipin dhe ambicien e saj dhe është e gatshme të mbështesë zbatimin e vendimit për përcaktimin e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa. Ftojmë qeveritë e tjera në rajon dhe më gjerë të tregojnë ambicie të ngjashme dhe të ndihmojnë në arritjen e qëllimit jetik për mbrojtjen e 30 për qind të planetit deri në vitin 2030.”, tha ai./ CNA.al
Shkrimitari nga Kosova, Arbron Gashi, ka prezantuar li...
Aktori Florjan Binaj ka reaguar për lajmin e shpalljes...
Të dielën mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar për ...
Nuk shkriu, dimër as verë, ai “top bore”, qysh në vitin 19...
Një dokumentar kushtuar vlerave të krahinës së Shpatit. “...
Poeti i njohur, Hamit Aliaj, është ndarë nga jeta në m...
Mjeku i njohur Vasil Llajo është vlerësuar me një cert...
Ishte koha kur s'kishim shumë mundësi të mbështesnim s...
Sopranoja e mirënjohur Inva Mula dhe solisti Gjergj Su...
Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare gazetari i njohur shq...
579 vite më parë, më 2 mars 1444, në katedralen e kishës s...
Më 2 mars 1900, ka lindur Sejfulla Malëshova, i cili ka qe...
Gazetari Luan Rama ka bërë të ditur se poeti dhe autori i ...
Shpërdoruesi i radhës shfaqet nga Shkodra. Quhet Agron Luk...
Në një nga festat e pafundme të tij, Gjergji, më “dënoi” d...
Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një mesazh ngushëllimi pë...
Ndarja nga jeta të ikonës së kinematografisë shqiptare, Mi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të trishtë...
Ikona e filmit dhe teatrit, Mimika Luca, është ndarë n...
Aktorja e mirënjohur, Mimika Luca, është ndarë nga jeta në...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Kompozitori Saimir Çili ka bërë ditën e sotme një deno...
Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Proku...
Një tjetër denoncim ka nxjerrë në pah shpifjet e Carlo...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një turist ka humbur jetën ditën e sotme në kanionin e Lan...
Një furgon është përfshirë pasditen e sotme në një aks...
Një i mitur është mbytur ditën e sotme në lumin Mat, n...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për Redjan Rra...
Shqipëria ka vijuar të mbetet shteti i Europës me numrin m...
Kthjellimet dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë ...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perë...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos, ...
Duke synuar mbështetjen për kërkesën e Suedisë për anëtarë...
Një makinë e një njësie policore është sulmuar ditën e sot...
Koreja e Veriut provoi të mërkurën të lëshojë satelitin e ...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 31 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.1 lekë...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po prek rekorde të reja...
Institucionet publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit...