SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Në një nga festat e pafundme të tij, Gjergji, më “dënoi” duke më thënë:
-Ti rri ulu andej nga fundi me Mimikën, se jeni nga jugu, s’keni punë me ne malokët. Se ajo andej i ka stërgjyshërit, nga ata bejlerët....
Në fakt dhe unë si shumë të tjerë, ngaqë Mimikën e lidhnim gjithmonë me Ndrekë Lucën, e dija se ishte nga Shkodra. Dhe aty nisi të më tregojë historinë e saj.
Nëna e Mimikës është mbesa e Sami Frashërit, familja e së cilës ka pas jetuar në Janinë, para Luftës së Dytë Botërore. U martua me një avokat që jetonte mes Janinës dhe Gjirokastrës dhe Mimika vet ka lindur dhe jetuar vitet e para të fëmijërisë mes Gjirokastrës dhe Janinës. Në kulmin e luftës italo-greke, babai i saj avokat vdes në Janinë nga një sëmundje e pashërueshme, në moshë relativisht të re.
Nëna e saj, një grua deri atëherë e përkëdhelur nga fati, mbeti befas me fëmijët e saj në mes të Janinës.
Mimika ma përshkroi shtëpinë e saj në Janinë, aty ku është sot komanda e Policisë dhe rreth 1 hektar tokë rrotull vilës. E futur në panik nga mbetja vetëm, nëna niset me fëmijët drejt shtëpisë së Gjirokastrës, ku kishte afër dhe njerëzit e saj.
Në Kakavijë rojet greke e paralajmëruan se po kalon në një shtet armik, pasi Shqipëria i kishte shpallur luftë Greqisë nën shtytjen e Italisë, dhe nëse zgjidhte Shqipërinë, duhet ta harronte Greqinë.
Nëna e saj vazhdoi rrugën dhe në pasaportës ju vu një vulë zbimi nga Greqia.
-Ushtari italian që na priti më dha çokollata, kujton Mimika, dhe na shoqëruan me një kamion deri në Gjirokastër.
Aty nisi drama. Shtëpia e tyre ndërkohë ishte bombarduar dhe rrënuar plotësisht. Gjithë gjërat ishin zhdukur. Ato nuk dinin asgjë. Befas mbetën pa shtëpi, me pamundësinë për t’u kthyer në Janinë dhe në mes të katër rrugëve, pa asnjë lek.
Të nesërmen udhëtuan drejt Tiranës dhe shkuan te Toptanët. Krushqit e familjes Frashëri me Murad Toptanin kishin krijuar një miqësi që ishte shtuar në vite.
Por aty ishte sërish pa fat. Shtëpitë e Toptanëve ishin mbushur me refugjatë lufte nga Jugu, për shkak të lidhjeve të tyre me familjet e mëdha të Jugut. Nuk kishte vend ku të rrije.
Dikush nga Toptanët u premtoi se do fliste me Qazim Mullletin.
Të nesërmen Qazim Mulleti e priti nënën e Mimikës dhe atë vetë në zyrë, dhe u krijoi mundësinë që Mimika të strehohej te “Streha Varfnore e Nënës Mbretëreshë”, ndërsa nëna e saj të punonte aty si pastruese. Kështu do të jetonin bashkë.
Ishte si një mrekulli e rënë nga qielli.
Prej vitit 1941 e deri në mbarim të luftës qëndruan aty të sigurta dhe Mimika u rrit në një shtëpi fëmije me nënën e saj te koka.
Edhe disa vite pas luftës qëndruan aty, derisa arritën të sigurojnë një banesë të vetën.
Vite më vonë Mimika u martua me Ndrekën dhe filloi jetën e saj.
E pyeta se çfarë i ka mbet peng si artiste gjatë komunizmit. Aq më tepër si gruaja e një aktori që edhe pse luante kryesisht role negative, ishte shumë popullor.
-Më ka ngel peng brenga e nënës, tha. Ajo nuk e pranoi kurrë atë që bënim ne. Dhe gjithë jetën ndihesha keq për të vërtetën që percillte arti ynë.
Mimika tregon kur kishte ftuar nënën të shikonte komedinë “Prefekti”. Nuk ishte versioni i Robert Ndrenikës, por i aktorit Mihal Popi. Pas tij e luajti rolin dhe Nikolin Xhoja.
-Shkuam në shfaqje dhe pas dhjetë minutash nëna uli kokën mes gjunjëve dhe nuk e ngriti derisa mbaroi shfaqja. E ndjeva se ishte fyer dhe zemëruar.
Kur mbaroi shfaqja dhe dolëm në korridor, shfryu ndaj meje.
-Të të vijë turp, më tha, që më sjell të shikoj si talleni me njeriun që na ka shpëtuar jetën mua dhe ty. Dhe u nda e zemëruar me mua dhe Ndrekën.
Për shumë kohë e kishte atë ngjarje pengun e jetës...
-E di Gjergji këtë, i thashë?
-E kemi treguar disa herç, tha, por dhe ai qesh si gjithë shqiptarët kur i kujton komedinë “Prefekti”. Vetëm mua më vjen për të qarë akoma kur kujtoj nënën.
Pashë nga Gjergji.
- A e di se çfarë po më tregon Mimika, i thashë? Historinë e nënës me Qazim Mulletin.
Dhe Gjergji ia futi të qeshurës së tij si bubullimë përsëri.
Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një mesazh ngushëllimi pë...
Ndarja nga jeta të ikonës së kinematografisë shqiptare, Mi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të trishtë...
Ikona e filmit dhe teatrit, Mimika Luca, është ndarë n...
Aktorja e mirënjohur, Mimika Luca, është ndarë nga jeta në...
Ylli i kinematografisë shqiptare, aktorja shumëdimensi...
Ka ndërruar jetë mesditën e sotme Mimika Luca, aktorja e m...
Aktori dhe poeti shqiptar, Timo Flloko, është bërë bas...
Qeveria shqiptare ka njoftuar synimin e saj për ta kthyer ...
Mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe ...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ar...
Në Shqipëri turizmi natyror po njeh kohët e fundit një rri...
Qyteti i tij i lindjes Augsburg e nderon Bertolt Brech...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
Poeti Sadik Bejko ka reaguar ashpër për përmendoren e Isma...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...