
Ylli i kinematografisë shqiptare, aktorja shumëdimensionale, mjeshtrja e teatrit dhe e filmit, Mimika Luca, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Mimika Luca e pasuroi artin dhe kinematografinë me rolet e saj brilante dhe aq të dashura për publikun.
Pak historik nga jeta e Mimika Lucës

Mimika Luca lindi në Gjirokastër në 24 dhjetor të vitit 1937.
Lidhja e saj e parë me artin ishte në vitin 1951, si balerinë, profesion të cilin e ushtroi deri në vitin 1962, për t'u bërë më vonë aktore profesioniste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).
Nga viti 1977 e derisa doli në pension punoi si pedagoge në Akademinë e Arteve në degën e Dramës.
Në kinematografi e filloi me një rol episodik në vitin 1963 te filmi “Detyrë e posaçme”. Ndërsa në Teatër filloi në vitin 1962 në dramën “Rrëshqitja” të Besim Levonjës.
Më tej do të vazhdonin rolet e tjera si në film ashtu edhe në teatër.
Mimika Luca shfaqi prirje me një aktrim me plot ngjyrime mallëngjyese, të cilat krijonin një sfond tejet emocional.
Në vitin 1977, ndryshe nga rolet e saj të parapëlqyera, interpretoi me pasion rolin më të arrirë gjatë karrierës së saj, atë të Lajes në dramën “Lulet e shegës”. Ajo vuri në jetë rolin e një gruaje të fortë, këmbëngulëse, brenda mitit politik të heroinës së pranuar shoqërisht dhe frymëzuese, por të vërtetë me një sjellje realiste.
Rolet e saj më të spikatura në kinematografi

Në vitin 1963 – “Detyrë e posacme” (rol episodik)
Në vitin 1972 – “Kryengritje në pallat”
Në vitin 1978 – “Yje mbi drin”
Në vitin 1979 – “Ceta e vogël”
Në vitin 1979 – “Në shtëpinë tonë” ku luan rolin e nënës së Mirit
Në vitin 1981- “Shoku ynë Tili”
Në vitin 1983 – “Zambakët e bardhë” (TV); interpreton drejtoreshën te filmi “Nxënësit e klasës sime” (1984)
Në vitin 1984 – “Taulanti kërkon një motër”
Në vitin 1986- “Të shoh në sy”
Në vitin 1986 – “Rrethimi i vogel”
Në vitin 1987 – “Përrallë nga e kaluara”
Në vitin 1987 – “Botë e padukshme”
Në vitin 1988 – “Treni niset në shtatë pa pesë”
Në vitin 1996 – “Viktimat e Tivarit” e deri te filmi i fundit “Gruaja pa krahë" në vitin 2002.

Mimika Luca ka luajtur 30 role në një karrierë 30-vjeçare.
Mimika Luca ka shkruar edhe disa drama. Ndër këto drama, që pati jetë skenike, ishte ajo e vitit 1968 me titullin “Drita”./ CNA.al
Ka ndërruar jetë mesditën e sotme Mimika Luca, aktorja e m...
Aktori dhe poeti shqiptar, Timo Flloko, është bërë bas...
Qeveria shqiptare ka njoftuar synimin e saj për ta kthyer ...
Mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe ...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ar...
Në Shqipëri turizmi natyror po njeh kohët e fundit një rri...
Qyteti i tij i lindjes Augsburg e nderon Bertolt Brech...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
Poeti Sadik Bejko ka reaguar ashpër për përmendoren e Isma...
Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një ...
Të gjithë të huajt që vizitojnë Athinën ndjekin kuriozë nd...
Mes ngjyrash e tablosh të varura në murë, piktori i mirënj...
Me 17 janar 1468 bëhen 555 vjet nga vdekja e heroit tonë k...
Në datën e lindjes së piktorit: Ksenofon Dilo - Përfa...
Pesë janë kandidaturat, që janë në garë për të drejtuar Te...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...