Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare.
Tina, emri i vërtetë i së cilës është Anna Mae Bullock, u bë e famshme në të 20-at e saj pasi performoi me Ike Turner dhe grupin e tij, Kings of Rhythm.
Për 16 vite ajo ishte e martuar me Ike Turner, me të cilin duket se nuk pati një jetë të qetë. Martesa e tyre përfundoi në vitin 1978, ndërsa 8 vite më vonë ylli i muzikës publikoi autobiografinë e saj “My Life Story”, ku tregonte se si Ike e kishte abuzuar përgjatë gjithë kohës që kaluan së bashku.

Por para se çifti të divorcohej, fama e tyre kishte arritur majat. Në vitin 1960, çifti hyri në top listat e pop-it me “A Fool in Love”, e më pas korrën sukses të jashtëzakonshëm me “It's Gonna Work Out Fine”, “River Deep”, “Mountain High” dhe “Proud Mary”. Në 1991-shin dyshja hynë në “Rock 'n' Roll Hall of Fame”.
Pas divorcit, Mbretëresha e Rock'n'Roll-it vijoi të regjistrojë një sërë albumesh që janë klasifikuar si më të shiturit dhe kanë marrë një mori çmimesh.

Ajo publikoi albumin e saj debutues solo, “Private Dancer”, në 1984, me të cilin shiti më shumë se 20 milionë kopje në mbarë botën dhe fitoi tre çmime “Grammy”.
“What's Love Got To Do With It” fitoi rekordin e vitit dhe performancën më të mirë. “Better Be Good To Me” gjithashtu fitoi performancën më të mirë vokale të rrokut nga një femër.

Gjatë karrierës së saj, Turner fitoi gjithsej tetë çmime “Grammy”, duke përfshirë çmimin për arritjet e jetës në 2018.
Karriera e Turner zgjati pesë dekada. Pas një turneu lamtumire në vitin 2000, ajo u rikthye në vitin 2008 duke kënduar në “Grammy Awards” dhe duke u nisur një turne për të festuar 50 vjetorin e saj në muzikë.
Turner u martua me Erwin Bach dhe braktisi shtetësinë e saj amerikane për t'u bërë shtetase e Zvicrës. Por edhe kur rigjeti dashurinë jeta nuk qe e lehtë për të. Në ditët e para të martesës së tyre, ajo pati probleme shëndetësore dhe ishte bashkëshorti ai i cili i shpëtoi jetën duke i dhuruar një nga veshkat e tij.

Në vitin 2020, ylli i muzikës publikoi një version të përditësuar të “What's Love Got to Do With It”. Ajo hyri në top 40-shen në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë atë artisten e parë që arriti këtë sukses në shtatë dekada.
Një vit më vonë, Turner ia shiti të drejtat e veprës së saj menaxhmentit të “BMG Rights” për më shumë se 50 milionë dollarë dhe u fut për herë të dytë në “Rock 'n' Roll Hall of Fame”, por kësaj radhe si një artiste solo.
Këtë të mërkurë, më 24 maj, ajo humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Për shuarjen e saj kanë mbajtur homazhe emra të njohur të muzikës botërore dhe jo vetëm.

Beyonce e quajti Tina Turner “mishërim të pasionit dhe fuqisë”. Sir Mick Jagger-it tha se ajo ishte një "shoqe të mrekullueshme" dhe interpretuese "jashtëzakonisht të talentuar".
Mariah Carey dhe Oprah Winfrey gjithashtu nuk i kursyen fjalët e mira për Turner, ndërsa përmendën edhe abuzimin që ajo përjetoi.
Familja Obama e vlerësoi yllin e muzikës për transmetimin e së vërtetës, gëzimit dhe dhimbjes nëpërmjet këngës.

Mes personazheve që shprehën dhimbje për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës së Rock'n'Roll-it ishte edhe presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden, i cili vuri në dukje se Turner e kishte nisur jetën si bijë fermeri dhe përshëndeti talentin e saj.
Po ashtu, homazhe kreu Coldplay në koncertin që mbajti në stadiumin Olimpik, në Barcelonë.

Nga ana tjetër, Diana Ross tha se ishte "e tronditur" dhe "e pikëlluar" nga lajmi për Turner, ndërsa Dionne Warwick e kujtoi atë energjinë elektrizuese. Këta janë vetëm disa emra, pasi edhe shumë personazhe të tjerë kanë dhënë mesazhe ngushëllimi për shuarjen e Mbretëreshës së Rock'n'Roll-it./ CNA.al


Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Ditën e sotme çeli siparin edicioni i 35-të i Panairit të ...
Nisi sot edicioni i 35-të i Sallonit Ndërkombëtar i Li...
Sot, e mërkurë, 17 maj 2023, nga shtypshkronja e shtëpisë ...
Loreen, përfaqësuesja e Suedisë ka fituar “Eurovison S...
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar dorëheqje...
36 vite më parë, humbi jetën në një aksident tragjik a...
Si, sot 36 vite më parë, sportisti dhe rekordmeni i pe...
Një nga sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar n...
Profesori Matteo Mandala ka kujtuar kontributin e inte...
Timo Flloko, ylli i kinematografisë shqiptare dhe skenës t...
Era Xinxo çeli dje ekspozitën e saj të parë me piktura në ...
Gazetari Arsen Rusta ka reaguar ashpër për skulpturën ...
Nga Dodë Progni -Masakra e Hereçit – vepër kriminale e u...
Gjuha Shqipe, e cila njhet si një nga gjuhët më të vjetra ...
Edhe pse ka kaluar vetëm pak kohë, tashmë edhe në Peki...
Politika, letërsia, realiteti, erosi, anonimati, dikta...
Sot 9 vite më parë, pas një kaplimi harrimtar 2-vjeçar nga...
Në këtë natë të Premtes së Zezë, CNA TV po sjell një film ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...