Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

CNA ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për dosjen e koncesionit të sterilizimit, një nga çështjet e “nxehta" në duart e SPAK-ut që ka sjellë edhe reagime të shumta politike.
Pas kallëzimit të bërë nga “Nisma Thurje” në dhjetor të vitit 2019, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj 8 personave, si të përfshirë për veprat penale “falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “shpërdorim detyre”.
Pas hetimeve gjykata ka dhënë masat “arrest me burg” për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Ish-zv-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj akuzohet për “mashtrim”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “shpërdorim detyre”. Ndërsa mbi biznesmenin Ilir Rrapaj rëndon akuza e mashtrimit.
Ndërkohë gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Saimir Kadiun dhe masën “detyrim paraqitje” për 4 të tjerë, Arben Gjatën, Petraq Mersinin, Genc Byrazerin, dhe Naile Abazin.
Në dosjen e SPAK, nënvizohet se ish-zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj kanë njohje të hershme dhe ata kanë studiuar në Universitetin e Mjekësisë në vitet 1991 dhe 1994. Këta të fundit kanë përfunduar studimet me Artan Leshin, që rezulton të jetë drejtor në kompaninë “Saniservice”.
Miqësinë e tyre ata e kanë vazhduar dhe kanë bashkëpunuar me qëllim që të përfitonin nga kontrata e sterilizimit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Rrapaj ka hyrë në territorin e Shqipërisë në dhjetor të 2014 me automjetin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ishte në përdorim nga ish-zv-ministri Klodian Rjepaj.
Ky udhëtim është bërë pak ditë para se bashkimi i operatorëve të ekonomisë, ku përfshihet kompania "Investital" e Rrapajt të shpallej fitues për koncesionin.
“Saniservice” është kompania koncesionare e sterilizimit, aksionet më të mëdha i ka “Investital LLC”, ku themelues është Ilir Rrapaj.
"Sa më sipër vërehet se shtetasi Ilir Fejzo Rrapaj ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me automjetin me targë TR4112R, e cila ka rezultuar se është në pronësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo periudhë përkon me kohën e ardhjes në Shqipëri të delegacionit të rajonit Umbria, për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në datë 11.12.2014, ku nga këqyrja e të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, janë fotografitë e publikuara ku pjesëmarrës është edhe shtetasi Ilir Rrapaj. Gjithashtu, kjo periudhë përkon me përfundimin e veprimeve të studimit të fizibilitetit për Koncesionin e sterilizimit dhe pritej konfirmimi nga Ministria e Financave, të cilin më pas e ka fituar pikërisht bashkimi i Operatorëve Ekonomikë i përbërë dhe nga Investital me administrator Ilir Rrapaj. Automjeti TR4112R ka qënë në përdorim të Zëvëndës Ministrit Klodian Rjepaj", thuhet në dosjen e SPAK. / CNA
Pushimeve verore u erdhi fundi edhe për këtë vit. Për fëmi...
Ish-kryeministri Fatos Nato është kthyer në vëmendje t...
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, bëri...
Kodra Kuzum Baba në qytetin e Vlorës është përfshirë nga f...
Mundësitë më të mira për punësim janë fushe, ku duhet të p...
65-vjeçari nga Kukësi ka dorëzuar pranë policisë arsenalin...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ka cilësuar hipok...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me disa prej banor...
Lajmi se Korça pritet të bëhet me stadium të ri është bërë...
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka prop...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me s...
Alma K., pas daljes nga GJKKO, ku është shtyrë vendimi për...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme puni...
Ministria e Mbrojtjes parashikon që radarin në Sazan ta fu...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Kryeministri Edi Rama po kryen inspektimet e punimeve në l...
Shqipëria ka marrë Presdiencën e dytë të Këshillit të Sigu...
Bumi i ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet, ka ngritur shq...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar se Polic...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar statistikat...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...