Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Hetuesit kanë zbuluar një sërë pronash në Shqipëri të ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.
Biznesmeni Rrapaj ka investuar në apartamente në bregdet, ndërsa miku i tij Rrjepaj ka tri pasuri të paluajtshme në zonën e Kasharit.
Pas marrjes së koncesionit të sterilizimit, Ilir Rrapaj ka hapur një sërë kompanish duke xhiruar kështu miliarda lekë, sipas asaj që raportojnë mediat.
Më tej mediat shkruajnë se sipas SPAK-ut, ka rezultuar se Klodian Rjepaj ka në bashkëpronësi tri pasuri të paluajtshme.
Arjan Nervaj është vëllai i Altin Nervajt, administratorit që zotëron 50 për qind të aksioneve në kompaninë “Alba Light”, e cila ka transaksione për shërbime me koncesionin objekt hetimi.
Tri pasuritë ku Klodian Rjepaj është pronar me shtetasit e sipërcituar, figurojnë në fshatin Mazrek në Kashar dhe janë të llojit arë, me sipërfaqe, përkatësisht 10 mijë m2, 7 mijë m2 dhe 15 mijë m2, të regjistruara në emër të bashkëpronarëve, përkatësisht në datat 4 gusht 2011, 8 korrik 2013 dhe 2 maj 2012.
Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, në datën 18 qershor 2018 ka themeluar NIPT-in fizik me emrin tregtar “Health Protection International”, ku objekti është: ”…konsulencë, shërbime në lidhje me mbrojtjen e shëndetit, shërbime mjekësore. Import-eksport të aksesorëve në lidhje me fushën e shëndetit. Akreditim, certifikim i institucioneve shëndetësore dhe jo shëndetësore, publike dhe private. Programe trajnimesh në fushën e shëndetit, mjedisit dhe në fushën sociale…”
Gjithashtu biznes laboratorësh ka hapur edhe Gentiana Rjepaj, bashkëshortja e ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.
Nga ana tjetër, miku i këtij të fundit, vlonjati Ilir Rrapaj, është pronari kryesor me 40 për qind të aksioneve të kompanisë koncesionare “Sani Service”, që ka si objekt sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në të gjitha spitalet e Shqipërisë.
Rrapaj ka depërtuar në këtë koncesion përmes kompanisë “Investitial” të regjistruar në Prishtinë, një kompani kjo që merret me ndërtim të mureve dekorative në Itali dhe Kosovë.
Sipas dokumenteve të siguruara, në emër të Ilir Rrapajt është regjistruar kompania “Globalsher” me objekt të përgjithshëm kooperimi, që padyshim nuk mungon dhe biznesi i materialeve kirurgjikale dhe produktet e kozmetikës.
Rrapaj rezulton 100 për qind aksioner i kësaj kompanie, ndërsa administrator të saj ka vendosur të besuarin e tij, nipin Bledar Rrokaj, i cili ka shërbyer si administratori i parë i shoqërisë koncesionare “Sani Service”.
“Globalsher” ka fatura të librit të shitjeve gjithsej në vlerën 1.857.516.760 lekë. Nga totali i shitjeve, me koncesionarin “Sani Service”, nëpërmjet 521 faturave të shitjes ka vlerën 1.767.955.091 lekë nga muaji nëntor 2016 deri në muajin dhjetor 2021.
Kjo vlerë është sa 95.2 për qind e të gjitha shitjeve të kryera nga “Globalsher”. Nga kjo shumë, vetëm për shërbimin e mirëmbajtjes, mirëmbajtjes "Full Risk" dhe asistencës teknike ndaj koncesionarit “Sani Service”, faturat fizike shkojnë në shifrën 696.752.500 lekë dhe 321.811 euro.
Një tjetër kompani e Ilir Rrapajt është “Albamed 2014” në të cilën ai zotëron 60 për qind të aksioneve, ndërsa 40 për qind zotëron Drejtoresha e koncesionit, italiania Elisabetta Anzanello. Kjo e fundit është gruaja e Umbro Staccini, një tjetër pronar i kompanisë koncesionare “Sani Service”, raportojnë mediat.
"Albamed 2014" ka të deklaruara fatura shitje në vlerën gjithsej në vlerën 38.659.793 lekë. Nga këto shitje i ka bërë vetëm me "SaniService". Ky subjekt ka bërë blerje në një total në vlerën 54.872.150 lekë, kryesisht nga "Newster Systems srl" shoqëri italiane, në vlerën 8.424.906 lekë nga muaji prill 2017 deri në mars 2019. Nga "Tecnosanimed srl" shoqëri italiane, në vlerën 25.1563519 lekë nga muaji qershor 2016 deri në muajin janar 2019. Nga "Geonet Sistemi srl" shoqëri italiane, në vlerën 17.933.512 lekë në muajin dhjetor 2016.
Një tjetër pasuri e Ilir Rrapajt është një ndërtese me sipërfaqe 117 m2 e regjistruar në 5 prill 2016, të cilin ai e ka blerë në Vlorë. Sipas dokumenteve, ndërtesa në pronësi të Rrapaj, ngrihet mbi pasurinë me Nr.3/242 volumi 42, faqja 88.
Gjithashtu në emër të Ilir Rrapajt ekziston dhe një pasuri ndërtesë dhe truall në Berat me sipërfaqe prej 41 metra katrorë. Kjo pasuri është marrë prej tij dhe Gëzim Rrapajt në 26 qershor 2014.
Mes pasurive të paluajtshme në emër të Ilir Rrapajt ndodhet dhe një apartament me sipërfaqe 105 metra katror. Prona ndodhet në zonën e Saukut dhe është blerë me vlerën fillestare prej 60 mijë eurosh.
Këto janë vetëm disa nga pasuritë e Ilir Rrapajt, pa llogaritur këtu gjendjen e parave në llogaritë bankare, vlerën e automjeteve që disponon dhe pasuritë që gëzon jashtë shtetit në Itali dhe Kosovë./ CNA
Videoja, që tregonte momentin ku një 26-vjeçar përfund...
Dy pushues janë shpëtuar nga efektivët e trajnuar të N...
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Ai ...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
Dy persona janë shpallur në kërkim, ndërsa dy të tjerë jan...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se nuk e gë...
Katër pushues janë shpëtuar këtë të mërkurë teksa rrezikon...
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, p...
Një zjarr i madh përfshiu pishat në Laç mesditën e së mart...
Portali i fermerit që funksion prej 2 muajsh, duke orientu...
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, është shprehur ...
Situata në Greqi nga zjarret paraqitet shumë e vështirë nd...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të trishtë për...
Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur gjendjen alarma...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidh...
Një kompani shqiptare ka paditur Maqedoninë e Veriut në Qe...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije 50 efek...
Një zjarr i madh ka përfshirë Laçin pasditen e kësaj të ma...
Për herë të parë në vend, Ekipi i ortopedisë nën drejtimin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin nga ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...