Shënoi “suksese” të jashtëzakonshme me petritët e tij/ Basha zbulon “hapin e madh”
Pas një fitoreje të jashtëzakonshme në 29 korrik, ku në di...

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, gjatë një deklarate për mediat është shprehur se “ideatori dhe urdhëruesi i skemës korruptive të inceneratorëve të shëndetësisë, në rastin konkret të sterilizimit” është kryeministri Edi Rama.
Vokshi u shpreh se “Rama – Manastirliu u pa sot te spitali ‘Shefqet Ndroqi’, për të mbrojtur një krim, krim i cili ka sjellë jo vetëm kosto financiare duke i shkaktuar dëm të lartë buxhetit të shtetit, por edhe kosto të lartë shëndetësore, humane.”
Ndër të tjera, deputetja demokrate u shpreh se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk do shpëtojë dot nga kjo aferë.
"Sot Edi Rama vërtetoi edhe një herë që është ai ideatori dhe urdhëruesi i skemës korruptive të inceneratorëve të shëndetësisë, në rastin konkret të sterilizimit. E patë se si përmes shakave e batutave, duke mos respektuar as ambientin e as pacientët e aq më pak stafin, mbrojti krimin e tij?
Çifti Rama – Manastirliu u pa sot te spitali ‘Shefqet Ndroqi’, për të mbrojtur një krim, krim i cili ka sjellë jo vetëm kosto financiare duke i shkaktuar dëm të lartë buxhetit të shtetit, por edhe kosto të lartë shëndetësore, humane.
Para disa ditësh, së bashku me deputetë dhe Departamentin e Shëndetësisë bëmë në ekspoze të inceneratorit të shëndetësisë: koncesionit të sterilizimit.
Bëmë publike shkresat me firmën e Ilir Beqajt, jo më pak se 11 herë ka firmosur Ilir Beqaj me miratimin e Edi Ramës në procedurën e fillimit, por edhe të prokurimit të koncesionit. Asgjë nuk e shpëton dot Ilir Beqajn. Ai mban firmën kudo edhe në implementimin e koncesionit që vendosi t'ia jepte shokut të tij Ilir Rrapaj, i cili krijoi pasi ishin rënë dakord një kompani me 1 punëtor (veten) dhe me 1000 euro kapital, që nuk plotësonte asnjë kriter.
Publikuam shkeljet e rënda si në procesin:
– e hartimit të dokumentacionit (studim fisibiliteti fiktiv, s’ka analizë kosoto efektivitet)
– Tenderimit, ku u vlerësua oferta më e lartë që i shkaktonte humbje më shumë se 2.4 mln ne vit Buxhetit të Shtetit dhe 25 mln euro në 10 vjet
– Shkeljet në kontratën e firmosur nga Beqaj, i cili i ka falur edhe shpenzimet për drita e ujë e gaz mikut të tij, Ilir Rrapaj duke ua kaluar këto shpenzime spitaleve rajonale.
– Opinioni publik është njohur me urdhërat për ndërprerjen e ndërhyrjeve në spitale në mes të muajit, që ka sjellë shqetësime e probleme shëndetësore e mbase edhe me jetë të pacientëve.
– Shumë familje i janë drejtuar privatit, në pamundësi për të bërë ndërhyrjet e planifikuara në shtet, duke harxhuar edhe paratë e fundit ose duke marrë borxhe apo kredi. Në fund të fundit, ky ka qenë edhe është interesi i Ramës, private, oligarku, jo publiku.
– Kontrata e konçesionit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale nuk ka një çmim tavan kjo pasi marrëveshja PPP-je e projektuar dhe firmosur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj përcakton financim të konçesionarit bazuar në numrin e seteve që kërkohen në sallat kirurgjikale në spitalet e Tiranës dhe spitalet rajonale. Pra sa më shumë sete kirurgjikale përdoren aq më tepër rritet fatura.
– Kjo kontratë monitorohet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave Shëndetësore (drejtori në varësi të FSDKSH) për të spitalet Universitare të Tiranës dhe për spitalet e tjera rajonale kontrata monitorohet nga Drejtoritë Rajonale të FSDKSH. Përveç kontratës me shumë probleme dhe në favor të konçesionarit, problem ngelet monitorimi i saj nga ana e paguesit. Në shumicën e rasteve nuk ka monitorim fare por vetëm pagesa sipas kërkesës së konçesionarit. (Evidentuar nga KLSH). Pra sa më shumë sete kirurgjikale përdoren aq më tepër rritet fatura.
– Vetë stafet mjeksore deklarojnë se në operacione të caktuara kërkohet hapja e dy ose më shumë seteve kirurgjikale për të njëjtin grup instrumentash kirurgjik që do duhet të ishin brenda një seti të vetëm, bazuar në tipologjinë e operacionit dhe shkallën e kompleksitetit të tij. Nga kjo rezulton se për një operacion Fondi i paguan konçesionarit dy apo trefishin e një kompleksiteti, pra për një operacion FONDI mund të paguaje edhe 1 milion lek të vjetra për sterilizimin për një operacion.
– Në shumë raste, mjekët shprehen se për të bërë një ndërhyrje mund tju duhen vetëm disa nga veglat e një seti por ata janë të detyruar të hapin të gjithë setin dhe për pasojë FSDKSH paguan të gjithë setin, dhe kjo vlen edhe për ndërhyrje shumë të vogla.
– Shpesh, duke abuzuar, përdoren sete me intensitet më të lartë për ndërhyrjet duke shkaktuar dëm të lartë buxhetit të shtetit. KLSH ka evidentuar raportin e fundit të Auditit për 2021, rreth 25 mijë ndërhyrje ku janë përdorur sete të tjera nga ato që nevojitëshin.
T’i kthehemi pretendimeve të Ilir Beqajt e të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirlliut:
1. “Nga zbatim i kësaj kontrate rezulton se ditëqëndrimi mesatar i të sëmurëve që i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale është ulur me rreth 1,8 ditë”. Edhe në një artikull të porositur Ilir Beqaj shprehet se “Zbatimi i sukseshëm i kësaj kontrate në vite ka sjellë që në sallat e kirurgjisë të spitaleve publike shqiptare të ulet ndjeshëm infeskioni spitalor dhe të ulet me të paktën 1,8 ditë ditëqëndrimi i një pacienti në spital.
Ndërkohë, nga të dhënat e FSDKSH, nga të dhënat e këtij institucioni që monitoron dhe kontratën e SaniService si dhe në raportet vjetore të këtij institucioni, rezulton së ditëqëndrimi mestar në vitin 2015 në Spitalet Rajonale është 4.0 dhe në spitalet Bashkiake është 4.6 ditë.
Në vitin 2022 Ditëqëndrimi mesatar për Spitalet Rajonale rezulton 4.2 (pra me rritje) dhe më e theksuar rritja rezulton në Spitalet Rajonet Berat, Elbasan, Shkodër dhe Durrës.
I njëjti fenomen vërehet edhe në Spitalet Universitare ku në vitin 2022 ku numri i ditë qëndrimit mesatar krahasuar me 2020 ngelet i njëjtë (me 3.8 ditë) dhe për tu theksuar rezulton se për Spitalet “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalin Universitar të Traumës kemi rritje të ditë qëndrimit mesatar respektivisht në vitin 2021 dhe 2022. “-deklaroi Vokshi./CNA
Pas një fitoreje të jashtëzakonshme në 29 korrik, ku në di...
Ish-kryeministri Sali Berisha, është ndalur tek përfituesj...
Fituesi i Primareve të PD-së në Bashkinë Kukës, Emri Vata ...
Partia Demokratike ka njoftuar se kandidati fitues i Prima...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë një inspektimi n...
Asambleja e Partisë Socialiste në Kukës ka miratuar kanida...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së ditë...
Roland Bejko, i cili pësoi një humbje të jashtëzakonsh...
Lulzim Basha ka lëshuar zëdhënësen e tij, Mirela Karabinën...
Deputeti Flamur Noka ka denoncuar se qeveria po bën gjithç...
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, zë...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas mbledhje...
Arif Rexhmati, një nga kandidatët e propozuar për të garua...
Kryeministri Edi Rama në një dalje publike sot së bashku m...
Në datën 27 gusht do të zhvillohen Primaret, nga ku do të ...
Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ish-kryeministri Sali Be...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka dhënë një "shuplakë" të...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin duke ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar këtë të s...
Largimi i 4 turistëve pa paguar nga një restorant në B...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...