Denoncimi i PD-së/ “Qeveria, kokë e këmbë në dosjen 'Metamorfoza'”
Deputeti Flamur Noka ka denoncuar se qeveria po bën gjithç...

Lulzim Basha ka lëshuar zëdhënësen e tij, Mirela Karabinën, për të folur për dy aferat korruptive, inceneratorët dhe sterilizimin.
Në deklaratën për mediat, Karabina i drejton gishtin kryeministrit Edi Rama si përgjegjësi kryesor për këto dy afera.
Karabina thotë se Rama duhet të mbajë përgjegjësi për të gjithë strukturën shtetërore të vjedhjes dhe korrupsionit të ngritur mbi inceneratorët, promovimin e politikave të dështuara që nuk kishin për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, por veshjen dhe justifikimin politik të një skeme të pastër shpërdorimi të fondeve të shtetit shqiptar.
“Për 8 vjet rresht, Kryeministri Rama dhe qeveria e drejtuar prej tij kanë mbrojtur me pathos politikën e incenerimit të mbetjeve dhe projektet 'e mëdha' të kësaj qeverie në këtë sektor.
Këto projekte, që u provuan nëpërmjet hetimeve të SPAK-ut se, janë skema korrupsioni të ideuara, drejtuara dhe administruara nga nivelet më të larta të hierarkisë qeveritare, u kanë kushtuar shtetasve shqiptarë 450 milionë euro.
Me dështimin e skemës së korrupsionit të inceneratorëve, qeverisë së 'përgjegjësive personale', i ka lindur nevoja për një skemë të re të zhvatjes së parave të taksapaguesve shqiptarë.
Sipas të dhënave të disponuara nga Partia Demokratike, e të bëra publike edhe nga BIRN rezulton se Ilir Beqja, një tjetër zyrtar i lartë i qeverisjes që pritet së shpejti të mbajë përgjegjësi personale, në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), e cila është në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit Rama, i ka propozuar Qeverisë dy projekte për Qarqet Elbasan dhe Fier.
Këto dy projekte të cilësuara si 'Unike me rëndësi kombëtare' parashikojnë të vjelin nga buxheti i shtetit shumën prej 113 milionë eurosh, shumë e cila ndahet në 50 milionë euro për Qarkun Elbasan dhe 63 milionë euro për Qarkun Fier.
Për të dy këto qarqe nga Qeveria e 'përgjegjësisë personale' vetëm për projektet e inceneratorëve janë shpenzuar rreth 60 milionë euro.
Nga vjedhja tashmë e provuar e këtyre shumave kanë përfunduar në dyert e drejtësisë zëvendëskryeministra, ministra, deputetë e funksionarë të tjerë të administratës shtetërore.
Një skemë e re vjedhjeje po lind nga dora e personit të dyshuar për korrupsionin me sterilizimin dhe 'check up'-in, Ilir Beqja përpara se të futet në kategorinë e atyre që mbajnë përgjegjësi personale, po i jep Edi Ramës mundësinë e ndërtimit të projekteve të reja, të cilat sipas standardit të kësaj qeverie do të jenë vjedhje të reja mbi rrënojat e vjedhjeve të vjetra.
Edi Rama sot duhet të mbajë përgjegjësi për të gjithë strukturën shtetërore të vjedhjes dhe korrupsionit të ngritur mbi inceneratorët, duhet të mbajë përgjegjësi për promovimin e politikave të dështuara që nuk kishin për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, por veshjen dhe justifikimin politik të një skeme të pastër shpërdorimi të fondeve të shtetit shqiptar.
Sot është më i domosdoshëm se kurrë miratimin i ligjit për vettingun e politikanëve, si dhe miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut dhe organeve të drejtësisë për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë prej tij”, ka thënë Karabina./ CNA.al
Deputeti Flamur Noka ka denoncuar se qeveria po bën gjithç...
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, zë...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas mbledhje...
Arif Rexhmati, një nga kandidatët e propozuar për të garua...
Kryeministri Edi Rama në një dalje publike sot së bashku m...
Në datën 27 gusht do të zhvillohen Primaret, nga ku do të ...
Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ish-kryeministri Sali Be...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka dhënë një "shuplakë" të...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin duke ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar këtë të s...
Largimi i 4 turistëve pa paguar nga një restorant në B...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për vatrën e...
Qeveria do të hartojë një paketë të re ndëshkimesh drastik...
4 ditë më parë u mbajt një protestë në mbështetje të k...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli këtë të premte për ...
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka bërë një denoncim të fortë k...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar edhe një herë në m...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka folur për zgjedhjet që do të mb...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...