
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka bërë një denoncim të fortë këtë të premte në rrjetet sociale për ish-drejtorin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri.
Maliqi tha se Bisti, i arrestuar nga SPAK, dëshmohet se ka qenë muajin e fushatës i instaluar në Kuçovë, së bashku me Forcat Operacionale.
Ai pretendon se Bistri ka shantazhuar, bënte shoqërime, presione dhe mbante nën përgjim dhe vëzhgim mbështetësit dhe njerëzit e shtabit të tij elektoral.
Sipas tij, këtë gjë, ish-drejtori i Operacionales e ka bërë në dijeni dhe me porosi t ëish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Për ndërhyrje në zgjedhjet vendore, Maliqi akuzon edhe biznesmenin Pëllumb Salillari.
Denoncimi në rrjetet sociale:
Skandal!
Kuçova si “Kalaja e Trojës”!
Burime të besueshme, jo vetëm të qytetarëve të Kuçovës por edhe brenda policisë dhe sigurisht me dijeni dhe porosi të ish-Ministrit dështak Çuçi se ish-Drejtori i “Forcave Operacionale”, ‘banditit me Grada’, Oltion Bistri, i arrestuar nga “SPAK”, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për bashkëpunime në trafiqe, gjoba, vrasje etj., dëshmohet se ka qenë muajin e fushatës i instaluar në Kuçovë, bashkë me “Forcat Operacionale”, duke shantazhuar me kontrolle mbështetësit e mi, në mes të Kuçovës, në Fermë Partizane, Kozare etj. Bënin shoqërime, presione, fushate hapur dhe mbanin nën përgjim dhe vëzhgim njerëzit e shtabit tim elektoral dhe makinat e tyre, ku pjesa më e madhe e tyre, jo vetem u shoqëruan, por u edhe u morën në pyetje në Policinë e Beratit dhe më pas në “SPAK”.
Presion i hapur!
Kulmi arrin deri aty sa përveç ish-fatorinos, tanimë Oligarku Salillari ndërhynë dhe dy kompani të tjera ndërtimi, që ç’nuk bënë me joshje, premtime, punësime sezonale, ‘çakull dhe asfalt elektoral’. Pra përveç Administratës Shtetërore e ndihmave të shumta dhe ndërhyrjes së “Forcave Operacionale” dhe drejtuesve e banditëve të tjerë, megjithë këto, nakoshteti nuk fitoi dot mbi vullnetin e lirë të popullit dhe si përpjekje ‘gur i fundit’, në 11 e 20 deri në 12 e 40 KZAZ braktisi kutitë e votimit dhe i la në dorë të krimit, policisë dhe forcave operacionale shantazhuese, ku me mbështetjen e tyre ndërruan fletë, kuti votimi, vula e proces-verbale, në vendin e krimit, në Qendrën e Kulturës me dalje në KZAZ, ku ishin kutitë dhe dalje të fshehtë në errësirë, në “Shkollën e Mesme”, ish-Teknikumi.
Kulmi!
Dora e zezë e krimit, mafies që arriti të grabisë me çdo mjet mafioz e policor mandatin e popullit dhe t’ja dhuronte ‘pengut’ të Salillarit dhe shërbëtorit ti interesave të mafies, që abuzojnë me taksat e qytetarëve.
Së bashku do të ndalojmë e ndëshkojmë këtë krim të rëndë shtetëror dhe elektoral.
Çuçi dhe Salillari bënë çdo gjë, për t’a grabitur mandatin pasi prisnin ndëshkim të rëndë nga ‘Vasali’ i tyre i Surrelit në rast se do të humbnin.
Hajdari i Kuçovës dhe Gjici i Kukësit njëlloj si vëllezërit siamez, të përfolur dhe akuzuar për korrupsion, abuzime, imoralitet në zyrë, tender qensh, paaftësi etj. Gjici në burg, Hajdari me 1001 të zeza dhe për më tepër i dënuar në Greqi dhe pa e deklaruar sipas rregullit në formular, mbahet akoma ‘peng’ e mbrohet nga ish-fatorinoja, tanimë Oligarku Salillari dhe ndonjë politikan që e mbron për interesa personale, kur është nën hetim, kur ka ankimim, kur ka dënim të mëparshëm dhe kur do ta kandidonte 2 herë!
Pra karrigen e ka thjesht të dhuruar, se në kushte në kushte të barabarta, pa narkoshtet e oligark, nuk merrte dot as 1000 vota, duke humbur thelle.
Nuk do të ndalemi deri në fitore!/ CNA

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar edhe një herë në m...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka folur për zgjedhjet që do të mb...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë bilancin e zja...
Lulzim Basha, njeriu i cili fjeti gjumë për një periud...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte disa pamj...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka zbërthyer dok...
Policia ka proceduar penalisht 3 persona për 3 raste të nd...
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, i cili...
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpë...
Pas protestës së një dite më parë kryeministri Edi Rama i ...
Lulzim Basha ka lëshuar zëdhënësen e tij, Mirela Karab...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi këtë të diel Lulzim B...
Kryeministri Edi Rama u zhfaq mbrëmjen e djeshme në st...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ngriti dje akuzat se...
Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ka dhënë...
Kryeministri Edi Rama ka folur për kryeministren e Ita...
Çdo mëngjes kryeministri Edi Rama përshëndet shqiptarë...
Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...