Çështja "Beleri"/ Përgjigjja shteruese e Edi Ramës për Athinën zyrtare
Pas protestës së një dite më parë kryeministri Edi Rama i ...

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka reaguar për protestën dhe këmbënguljen e Greqisë që të lirohet nga qelia Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Idrizi thotë se protestuesit dje kërcënuan me integrimin e Shqipërisë dhe helenizimin e jugut.
Ai deklaron se dishepujt e Napolon Zervas, të dalë nga zgafellat e Luftës së Dytë Botërore, që kërkuan lirimin e Belerit, nuk kanë asnjë lidhje me popullin e Himarës apo me ata që ndihen minoritet grek.
Kreu i PDIU-së thekson se Napolon Zerva ishte krimineli që në krye të paramilitarëve grekë në periudhën Qershor 1944 - Mars 1945, masakroi 20% të popullsisë dhe përzuri e spastroi etnikisht 90% të çamëve nga trojet e tyre.

Deklarata e plotë:
Në Himarë erdhën si krushq, pinjollët e Napolon Zervës!
Në mes të gushtit në Himarë u kërcënua me integrimin e Shqipërisë dhe helenizimin e jugut!
Drejtësia e harruar për Çamërinë, është drejtësi e munguar!
Protestës së organizuar për t’i kërkuar drejtësisë shqiptare lirimin e Belerit, ju bashkuan të ardhur nga Greqia dhe një grumbull dishepujsh të Napolon Zervas të dalë nga zgafellat e Luftës së Dytë Botërore, që s’kanë asnjë lidhje me popullin e Himarës apo me ata që ndjehen minoritet grek.
Në mes të zhegut të Gushtit kërcënuan Shqipërinë me duart e forta të integrimit dhe jugun e Shqipërisë me helenizim.
Kësaj skote naconaliste të verber greke i printe kryetari i bashkisë së Athinës, Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut Kostandinos Zervas dhe sigurisht s’mund të mungonte dhe "dhuleja" i Greqisë, Vangjel Dule që me zërin e hollë kërcënonte që:
“Ju nuk dini me kë po ngatarroheni”?!

Banorët e Himarës mund të kenë plotësisht të drejtë që të jenë të pakënaqur me punën e Goros.
Ata që ja u bënë peshqesh Fredi Belerin nuk e vunë për të zgjidhur hallet e problemet e tyre, por si “kryedash” për helenizim e jugut dhe nxitjen e tensioneve ndër etnike në Himarë.
Prandaj ju erdhën si krushq, pinjollët e Napolon Zervës.
Kyetari i bashkisë së Athines, Bakojanis i cili ka inaguruar në Athinë, Muzeun e Luftës dhe shtëpinë e Kriminelit që masakroi e përzuri shqiptarët e Çamërisë nga trojet e tyre. (Foto 1- 2)
Kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandin Zervas që në biografinë e tij shkruan:
“babai im ishte njeri i afërt i Napolon Zervas dhe që gjyshi i tij ishte nga Korca e Vorio Epirit”?!!! (Foto 3)
Për të gjithë ata që "se dinë";
Napolon Zerva ishte krimineli që në krye të paramilitarëve grekë në periudhën Qershor 1944 - Mars 1945, bëri Gjenocodin më të tmerrshëm në histori ku masakroi 20 % të popullsisë dhe përzuri e spastroi etnikisht 90 % të çamëve nga trojet e tyre.

U rrafshuan 68 fshatra, 159 të tjerë u grabitën...
Drejtësia e harruar është drejtësi e munguar!
Të drejtat universale të njeriut s’mund të jenë për disa po e për disa jo!
Ne nuk Harrojmë!/ CNA
Pas protestës së një dite më parë kryeministri Edi Rama i ...
Lulzim Basha ka lëshuar zëdhënësen e tij, Mirela Karab...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi këtë të diel Lulzim B...
Kryeministri Edi Rama u zhfaq mbrëmjen e djeshme në st...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ngriti dje akuzat se...
Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ka dhënë...
Kryeministri Edi Rama ka folur për kryeministren e Ita...
Çdo mëngjes kryeministri Edi Rama përshëndet shqiptarë...
Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos, ...
Vilat e Lulzim Bashës janë një nga çështjet më të denoncua...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar synimet e Qeverisë së tij...
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi dy f...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjig...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reagu...
Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” ka...
Gazetari Armand Shkullaku ka analizuar ditën e sotme q...
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ...
Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Gi...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...