
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ngriti dje akuzat se debatet për kullën “Mali i Tiranës” janë stisur nga dy copat e Partisë Demokratike.
Për akuzat e ngritura nga Veliaj, ka reaguar pak më par ëish-kryeministri Sali Berisha.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha tha se kryebashkiaku i Tiranës bëri dje vrasje politike, ndërsa analizuar argumentat e këtij të fundit.
Sipas tij, argumentat e Veliajt dëshmojnë panikun dhe tmerrin që përjeton i pashpresë midis flakëve shkrumbuese të inceneratorit të Tiranës.
Reagimi i plotë:
Erion, dje bëre suicid politik!
Nuk të shpëton dot as fustani i gruas dhe aq më pak Lul Brava.
Të dashur miq, dje Erion Veliaj në betimin tek Bolino, se ishte dorë jashtë në Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës, me të cilin kërkonte të mbulonte vjedhjen e shekullit, përdori dy argumenta, njërin më fatkeq se sa tjetrin. Mirëpo me këto argumenta me të cilat ai u rrek të shpërfaq pafajsinë e tij, në fakt vetëm sa provoi se e njeh veten të djegur dhe shkrumbuar nga flakët e djegësit të tij, si dhe të bëre petë nga pesha e malit të shpifjeve që ngriti me hordhinë e gjobvënësve në mediat që kontrollon.
Le t’i shohim me rradhë:
Argumenti i parë:
Ai dje tha: Eri dhe Rama janë të pandarë sepse vetëm atyre Berisha ju sulmon gratë. Ne fakt këtu qerratai i përgjërohej jo vetëm Ramës, por edhe Lindës. Por harroi se fshehja pas fustanit të zonjës jo vetëm provon shkallën ekstreme të implikimit të tij në dy aferat, por edhe se është pa asnjë shpresë. Lidhur me këtë argument e siguroj Erion Velinë se unë, gruan tij edhe të Ramës i respektoj me një kusht të vetëm që ato të zbatojnë ligjet dhe jo të qëndrojnë mbi ligjet e vendit si burrat e tyre.
Argument të dytë që paraqiti Veliaj për dorëjashtësinë e tij ishte Lul Brava, urithi gjigand që ngriti Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës. Mirëpo këtu gaboi më rëndë se me krahasimin e bashkëshortes së tij me Zonjën Rama dhe jo vetëm provoi se nuk është dorë-jashtë në Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës, por gjuajti veten keq nën brez. Kjo sepse Lul Bravën në nxitim e sipër e more me qera nga Balla me sa duket pa pyetur Ramën dhe këtu shkeli në dërrasë të kalbur. Ai me këtë më shumë se me krahasimin fatkeq të zonjave revoltoi fort Ramën. Në fakt Rama ka të drejtë. Mbasi sipas një kodi të lashtë dalëzotësi i vetëm i pengut është pengmarrësi, ndaj dhe atë nuk mund ta prekë kurrë njeri pa lejen e tij, madje sipas këtij kodi nuk mund t’i prekësh kurrë as shërbëtorin zotërisë sepse dihet se ç’ përfaqëson shërbëtori i dy zotërive.
Si përfundim mund të themi se Lal Djegësi me argumentat që renditi dje tek Bolino vëtem sa dëshmoi panikun, tmerrin që përjeton i pashpresë midis flakëve shkrumbuese të djegësit të Lal Erit dhe Malit të Shpifjeve të Malit të Tiranës që e ngriti vetë duke i marrë si argat Bravën pa lejen e Ramës. Me këto dy argumenta dje Erion Veliaj bëri nje suicid politik të vërtetë gushti. RIP. Amin. #sb/ CNA
Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ka dhënë...
Kryeministri Edi Rama ka folur për kryeministren e Ita...
Çdo mëngjes kryeministri Edi Rama përshëndet shqiptarë...
Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos, ...
Vilat e Lulzim Bashës janë një nga çështjet më të denoncua...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar synimet e Qeverisë së tij...
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi dy f...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjig...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reagu...
Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” ka...
Gazetari Armand Shkullaku ka analizuar ditën e sotme q...
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ...
Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Gi...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë p...
Vendi ynë po përjeton një sezon të artë për sa i përke...
Në Bovillë ka përfunduar faza e parë e punimeve për impian...
Nënkryetari i PL-së Endrit Braimllari e ka cilësuar mafioz...
Kryeministri në shkrimin e tij të gjatë sqarues për Kullën...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me temën më të ...
Policia e Vlorës ka kryer me sukses dy operacione, të ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...