Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

4 ditë më parë u mbajt një protestë në mbështetje të kryebashiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili ndodhet ende në qeli për korrupsion në zgjedhje.
Pas kësaj proteste erdhi edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se ngjarje të tilla mund të sjellin pasoja regresive në rindezjen e toneve nacionaliste dhe urrejtje ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.
Por, Omonia e sheh shqetësimin e Ramës si një sukses të protestës.
Në një deklaratë të bërë këtë të premte për mediat, Omonia shprehet protesta nuk u organizua nga politikanët grekë, por nga personat që i vunë frenat planeve të Qeverisë.
Omonia i kërkon kryeministrit që të zgjidhë ngërçin dhe të pranojë kërkesën që t’i jepet disa orë leje për betim Fredi Belerit.
Deklarata e plotë:
Një protestë, e cila fare mirë mund të cilësohet si reklamë e moralit dhe vlerave demokratike, u zhvillua në Himarë të hënën, më 14 gusht, me sloganin kryesor lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.
Më shumë se 1500 persona nga zonën e Bashkisë Himarë, si dhe miq nga Greqia dhe Shqipëria, bashkuan zërat e tyre në pedonalen qëndrore të Spilesë dhe i kërkuan qeverisë shqiptare të respektojë vullnetin e popullit të Himarës, siç u reflektua në votimet e 14 majit.
Krahas anëtarëve të këshillit bashkiak të koalicionit zgjedhor dhe degës vendore të OMONOIA-s, folën edhe ish-ministri i drejtësisë z. Ylli Manjani, përfaqësuesi i Partisë Demokratike z. Ivi Kaso, kryetari i përgjithshëm i OMONOIA-s, z. Vasilis Kajos, kryetari i PBDNJ dhe deputeti, z. Vangjel Dule, kryetari i bashkisë së Igumenicës, z. Ioannis Lolos, kryetari i bashkisë së Selanikut, z. Konstantinos Zervas dhe kryetari i bashkisë së Athinës, z. Kostas Bakojanis. Në fund, aktiviteti u mbyll me një mesazh audio nga kryetari i bashkisë së Himarës, z. Fredi Beleri.
Na nderuan me praninë e tyre, deputeti i Zonës A' të Selanikut i Partisë Demokracia e Re z.Konstantinos Giulekas, deputeti i Thesprotisë i Partisë Demokracia e Re z. Vassilis Giogiakas, deputeti i Atikës Lindore i Partisë Zgjidhja Helene. z. Stylianos Fotopoulos.
Fatkeqësisht, nuk munguan as mosmarrëveshjet pasi policia lokale, në përpjekje për të mbyllur zërin e protestës por edhe për të na provokuar, u përpoq të pengonte zhvillimin e protestës, duke iu përgjigjur negativisht kërkesës së depozituar me justifikimin qesharak se nuk qe deklaruar adresa e saktë. Të gjithë ne në Himarë e dimë se pas këtyre skemave qëndron agjenti i Edi Ramës dhe orkestruesi i çështjes së sajuar ndaj Fredi Belerit dhe survejimit të paligjshëm të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe ai nuk është askush tjetër veçse shefi i policisë së Himarës, Ermal Ajdini.
Ajo që e karakterizon protestën tonë si shumë të suksesshme, përveç organizimit të shkëlqyer dhe pjesëmarrjes masive, është fakti se ajo provokoi ndërhyrjen e kryeministrit shqiptar, z. Edi Rama, i cili nuk kishte as taktin e duhur për të pritur të kalonin 24 orë nga zhvillimi i protestës, duke treguar kështu dëshpërimin dhe shqetësimin e tij. E vërteta është se zoti Rama ka detyrimin prej kohësh të bënte një ndërhyrje pasi gjatë një konference për shtyp pas zgjedhjeve lokale kishte premtuar se do të mbante një qëndrim më të detajuar për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi, gjë të cilën nuk e bëri por u mjaftua duke u pozicionuar për këtë çështje me artikuj anonimë në median shqiptare që ai kontrollon.
Në postimin e tij të gjatë, zoti Rama ndër të tjera përmend se protesta është organizuar nga politikanët grekë dhe se është e paprecedentë në historinë e Europës. I nderuar zoti Rama, e dimë që është e vështirë, por kapërdijeni, protesta u organizua nga ata që i vunë frena planeve tuaja në 14 maj, nga njerëzit e thjeshtë të Himarës që ju i përbuzni dhe i nënçmoni duke i quajtur një grusht ekstremistësh. Gjithsesi, duhet të biem dakord që është vërtet një situatë e paprecedentë, ashtu si e gjithë çështja për arrestimin dhe paraburgimin e zgjatur të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, z. Fredi Beleri. Së fundi, sa i përket ndarjes së pushteteve dhe drejtësisë së pavarur në Shqipëri, ne banorët e Jeruzalemit e dimë mirë se pengimi i betimit të kryebashkiakut tonë është vetëm vendimi juaj politik dhe nuk ka të bëjë me drejtësinë. Ndaj zgjidhni nyjën gordiane dhe pranoni kërkesën për disa orë leje për betim.
Sa për Himarën dhe himarjotët, mos u shqetësoni, ne do të vazhdojmë të japim leksione etike dhe demokracie dhe do të vazhdojmë të jemi shembull i bashkëjetesës harmonike të grekëve dhe shqiptarëve.
Jemi të gjithë Fredi Beleri!
Natën e mirë zoti Rama!/ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha foli këtë të premte për ...
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka bërë një denoncim të fortë k...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar edhe një herë në m...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka folur për zgjedhjet që do të mb...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë bilancin e zja...
Lulzim Basha, njeriu i cili fjeti gjumë për një periud...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte disa pamj...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka zbërthyer dok...
Policia ka proceduar penalisht 3 persona për 3 raste të nd...
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, i cili...
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpë...
Pas protestës së një dite më parë kryeministri Edi Rama i ...
Lulzim Basha ka lëshuar zëdhënësen e tij, Mirela Karab...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi këtë të diel Lulzim B...
Kryeministri Edi Rama u zhfaq mbrëmjen e djeshme në st...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ngriti dje akuzat se...
Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ka dhënë...
Kryeministri Edi Rama ka folur për kryeministren e Ita...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...