
Beteja kundër SPAK-ut duket e qartë dhe ende maxhoranca nuk ka bërë pas, edhe pse Fatmir Xhafaj, vullneteri i parafundit i Enverit po hesht.
Mesa duket intrigat brenda maxhorancës së Rilindjes vazhdojnë, presioni i 99-çave nuk ndalet. Pas disa skemave për të përgenjështruar lëvizjet e tyre për një komision "Ad Hoc" në parlament për të sulmuar SPAK-un, tashmë po hidhen hapa të mëtejshëm.
CNA ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka mbledhur dy ditë më parë grupin e punës që do të përgatitë një draft për komisionin "Ad-Hoc" që pritet të drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
Sipas burimeve nga maxhoranca për CNA në takim ka qenë grupi i juristëve të Rilindjes, ku i pranishëm ka qenë Engjëll Agaçi, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-zv.ministri i Drejtësisë Toni Gogu, ministrja e Anti-Korrupsionit, Adea Pirdeni, individë të cilët kanë diskutuar gjërë e gjatë, skemën e hedhur në tryezë disa javë më parë në takimin e Shëngjinit, zhvilluar nga Blendi Çuçi në Grupin Parlamentar dhe thënë publikisht nga Eduard Shalsi.
Tashmë skemat janë të qarta, brenda maxhorancës një grup po tenton të godasë SPAK-un, gjoja duke u fshehur tek reformat e integrimit apo tek ngritja e administratës së Kuvendit në një nivel tjetër.
CNA mësuar se në mbledhjen me Ramën, është kërkuar që të përgatitet një draft fillestar, që të diskutohet më pas sesi do të veprohet ndaj SPAK-ut.
Personi që do të bëjë draftin është Engjëll Agaçi për komisionin "Ad Hoc" dhe për qëllimin që do të ketë ai.
Lëvizja vjen pas takimit të kryeministrit me drejtorët e agjencive, e cila u pasua me një mbledhje qeverie ku kryeministri ngriti zërin ndaj SPAK.

Por, kjo është thelluar disa ditë më parë me një takim të zhvilluar në Dibër, ku Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave mblodhi të gjithë Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive për t'u mbajtur një leksion anti-SPAK dhe për t'u treguar atyre sesi duhet të veprojnë në rast se BKH-ja dhe Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion shkon të marrë dokumente apo informacion në lidhje me hetimet e nevojshme për çështje të caktuara në institucionet qeveritare.
Tashmë nuk ka ngelur gjë tjetër, thjesht dhe vetëm të mblidhet edhe Shoqata e Bashkive që të urdhërojë kryetarët e bashkive si do veprojnë ndaj SPAK-ut, pasi drejtorët e agjencive janë urdhëruar, Sekretarët e Përgjithshëm gjithashtu, ministrat janë udhëzuar dhe ka ngelur që vetëm Erion Veliaj të mbledhë Shoqatën e Bashkive dhe të urdhërojë kolegët e tij apo t'i udhëzojë si të veprojnë kundër SPAK-ut./CNA

Një projekt i qartë i mazhorancës në pushtet, që ka sh...
Për t’i kuptuar pak më thellë qytetarët në perceptimin që ...
A janë shqiptarët të majtë apo të djtathtë, si e vetëident...
Partitë e reja apo organizimet e reja politike, bashkë me ...
Në sondazhin e fundit në Euronews Albania, Barometri ka ve...
Pas 3 vitesh, një socialist ka sulmuar Lulzim Bashën. ...
Blerina Gjylameti, shefe e delegacionit të parlamentit që ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar SHqipër...
CNA raportoi këtë të premte se një grup oficerësh të B...
Mbështetës të ish-kryeministrit dhe qytetarë kanë dalë...
Prej gati një jave, 99-çat e Rilindjes dhe “vullnetarë...
CNA ka denoncuar dita ditës me dhjetëra lajme skemën e Par...
Në qytetin e Laçit punimet për ndërtimin e ujësjellësit të...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur dje nga Shkodra...
Zbardhen bisedat e demokratëve në grupin në "WhatsApp"...
Damian Gjiknuri ka mbajtur sot një deklaratë për media...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitali...
Dështon mbledhja e dytë e Komisionit të Reformës Zgjed...
Për herë të dytë brenda një jave, deputetët e Partisë Demo...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...