web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatmir Xhafaj, njeriu që kërkon të mbyllë luftën e SPAK-ut me korrupsionin

11 Maj 2024, 11:31, Politikë CNA
 

Dje u shfaq në Komisionin e Ligjeve, dy ditë më parë në parlament, heshti për muaj të tërë kur CNA denonconte se mazhoranca kishte zgjedhur atë si njeriun që do të luftonte SPAK-un. 

Më urdhër të Erion Veliajt, ish-ministri i Brendshëm i larguar nga detyra për shkak të skandalit "Babale", ka marrë detyrën për të ndalur SPAK-un në luftën e tij ndaj korrupsionit, për të frenuar institucionin që po lufton korrupsionin dhe hajdutët e pushtetit që të ecë përpara në frenimin e një "kanceri", një sëmundjeje thuajse të pashërueshme në këto 33 vite për shtetin shqiptar. 

Xhafaj doli hapur dje kur tha se SPAK-u duhet të jepte llogari te qeveria.  Një ditë më parë nuk u kursye në lavdet e tij ndaj hajdutëve të Bashkisë së Tiranës, duke thënë se 3, 4 apo 10 hajdutë nuk ishin bashkia. 

Në fakt SPAK-u nuk ka arrestuar 3, 4 apo 10 hajdutë që nuk janë bashkia, por ka arrestuar bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe drejtorët kryesorë të Erion Veliajt. Ka arrestuar drejtorët kryesorë, të cilët kryebashkiaku Veliaj jo më shumë se një vit më parë gjatë kohës së zgjedhjeve i mbrojti publikisht, për më tepër guxoi të bënte dhe kallëzime penale se ndaj tyre po shpifej. (lexo këtu)

Fatmir Xhafaj ka marrë shpatën në dorë për të luftuar SPAK-un, gjithsesi si mund ta luftojë SPAK-un viktima e “Babales”, këtë do ta shohim në vijim, por është aq i pështirë dhe i neveritshëm në lëvizjet e tij politike sa as të tijtë nuk e konsiderojnë. 

Fatmir Xhafaj, njeriu që kërkon të mbyllë luftën e
Fatmir Xhafaj dhe Erion Veliaj

Mjafton të shikosh "non paper" që ka çuar te ndërkombëtarët dhe rezolutën që më pas ka lexuar Edi Rama. Tek e para flitet për komision mbipartizan dhe më pas opozitës i bëhet fakt i kryer. 

Ndërkohë CNA ka renditur disa pika që mund t’i lexoni këtu, të cilat tregojnë pse letra e çuar ndërkombëtarëve është një paçavure, është një tallje me ta, gjoja në luftën kundër korrupsionit, gjoja për ta thelluar këtë të fundit. Nga ana tjetër qëllimi i vetëm është të ndalet SPAK-u në këto momente.

Pse pikërisht tani? Pse në këto momente?

Sepse në këto momente është shkuar deri në fund në zbulimin e skemës së hajdutërive të Bashkisë së Tiranës, janë kapur drejtorët e Erion Veliajt, kryebashkiaku rrezikon burgun për dosjen “5D” dhe inceneratorët. 

Të tjerë zyrtarë të lartë janë duke mësuar akuzat e tyre sepse hetimet po shkojnë drejt përfundimit. Ministra dhe ish-ministra, dhjetëra të tjerë ndodhen pas prangave dhe SPAK-u duhet të ndalet, pasi korrupsioni në hajdutëritë dhe makutëritë në pushtet është bërë 10 vitet e fundit. 

Sali Berisha ndodhet në ballkon. Ilir Meta, njeriu i dikurshëm i PS-së, më pas i LSI-së, që solli në pushtet Edi Ramën, rrezikon jo pak, por risku më i madh shkon te kryebashkiaku i Tiranës dhe avokati i tij, mbrojtësin e tij ka zgjedhur ta bëjë Fatmir Xhafaj.

Enveristi i fundit i bashkuar me 99-çat, i cili, edhe pse e mban veten si jurist profesionist, ka guximin të bëhet edhe më qesharak se Plarent Ndreca apo Toni Gogu, i ka tejkaluar në guximin e tij, thjesht dhe vetëm për të shpëtuar Erion Veliajn, edhe me frikën se ndoshta i bie brenda dhe dhëndri i tij Dedion Baboçi, i cili ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të Bashkisë Tiranës pak vite më parë.

Fatmir Xhafaj, njeriu që kërkon të mbyllë luftën e
Erion Veliaj, Enver Hoxha, Fatmir Xhafaj

Nën udhëheqjen e 99-çit Veliaj që sot mbrohet nga enveristi i fundit, Fatmir Xhafaj, të cilët së bashku po kërkojnë të godasin SPAK-un për të ndalur luftën ndaj korrupsionit./CNA 





Lajmet e fundit nga