“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë mekanike i disa frazave që gjenden në raportet ndërkombëtare dhe të kujton ‘strategjitë e luftës kundër korrupsionit’ të kohës së Fatmir Xhafajt (enveristi i fundit i 99-çave) ministër i Fatos Nanos.
Frazat boshe që nuk të thonë asgjë të kujtojnë kohën e Ardian Dvoranit kur punonte si drejtor i Fatmir Xhafajt. Njeriu që kërkonte të ishte mbi presidentin dhe t'u jepte Gykatën Kushtetuese, mbetjeve të komunizmit.

“Non-paper” nuk ka asnjë referencë të “Screening Report” dhe Planit të Veprimit (këto që dikush i lexon si çudira janë dokumentet që na duhen për në rrugën drejt BE-së) që është përgatitur nga qeveria shqiptare për të nisur bisedimet me BE-në për grup-kapitujt e parë që kanë lidhje me shtetin e së drejtës.

Nëse realisht do të kishte nevojë për të “reformuar nga e para drejtësinë e reformuar” siç paraqitet në “Non-paper”, një gjë e tillë duhet të ishte evidentuar nga rruga drejt BE-së që janë “Screening Report” dhe Plani i Veprimit të qeverise shqiptare që ka miratuar vitin që shkoi.
Por tani del enveristi i fundit i 99-çave të Veliajt dhe hedh në kosh gjithë strategjinë proevropiane për të sulmuar SPAK-un dhe marrë në mbrojtje organizatën e hajdutëve që drejton Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës.
“Non-paper” parashtron të njëjtën qasje si para 2016, por pa asnjë analizë paraprake se cilat janë pikat e forta e të suksesshme të Reformës në Drejtësi 8 vjet nga miratimi i saj dhe cilat janë pikat e dobëta që synohen të adresohen. Njësoj si ditën kur filloi Reforma në Drejtësi dhe ky dokument të çon sërish në pikën 0, vetëm se fsheh një shkatërrim të asaj që është kryer këto 8 vite, qoftë dhe pak.
Përkundrazi, “Non-paper” parasheh me fraza të përgjithshme edhe njëherë rishikimin nga e para. 8 vjet nga monitorimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi hartuesit e “Non-paper” duhet të ishin në gjendje të përcaktonin nevojat me të cilat përballet reformimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri. Jo të përgatisnin një sulm ndaj rezultateve të reformës.

“Non-paper” nuk paraqet asnjë koncept/element të luftës së ekzekutivit ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha hallkat e qeverisjes qendrore dhe vendore.
“Non-paper” nuk e identifikon fare ekzekutivin si shkaktarin kryesor të korrupsionit dhe as nevojën dramatike për reformë të thellë brenda ekzekutivit në nivel qendror dhe vendor për të luftuar shkallën dhe format e ndryshme të korrupsionit, nevojën për përgjegjshmëri politike dhe institucionale.
“Non-paper” nuk identifikon asnjë ide/nevojë për të ndarë shtetin nga partia, klientelizmin politik, lidhjet e pandashme mes politikës/krimit/oligarkisë/medias.
“Non-paper” nuk parashtron asnjë analizë kritike apo masa parandaluese të ekzekutivit në luftën kundër korrupsionit, vjedhjes masive dhe krimit të organizuar, duke ua ‘besuar’ këtë detyrë veç institucioneve të drejtësisë, të cilat do të hyjnë sërish në proces ‘reformimi’.
“Non-paper” nuk ka asnjë referencë nga institucionet e pavarura për nevojat e tyre konkrete dhe gjithashtu nuk ka asnjë argument mbi nevojën apo dobinë konkrete të kësaj nisme për të “reformuar drejtësinë e reformuar”.
“Non-paper” nuk ka asnjë referencë konkrete rreth luftës së pushteteve të tjera, përveç atij të drejtësisë, në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar e abuzimit.
P.sh., praktikat e vjedhjeve masive me PPP, me investitorët strategjikë, kontratat me falje të pasurisë publike tek investitorët etj.








Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën h...
Shumë kohë më parë CNA ka publikuar disa shënime, edit...
CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifi...
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mën...
Është e qartë për opinionin publik se një treshe polit...
Kryeprokurori Olsian Çela ishte një nga njerëzit që mo...
Gati një javë më parë opozita zhvilloi një protestë pa...
Menjëherë pas arrestimeve të disa drejtorëve më të rën...
4 vite më parë CNA publikoi dokumente ekskluzive në li...
Në fakt është e habitshme, edhe pse fatkeqësisht e vër...
Çifti Meta-Kryemadhi, gjatë gjithë kësaj jave ka fillu...
“Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gju...
Kreu i PL-së po shfaqet në 48 orët e fundit në media m...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje televizive, në një...
Nuk e bën se ka frikë, nuk e bën sepse i di zullumet q...
Në vitin 2007, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali...
I djersitur, i nxirë, në një monolog me gazetarë të he...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...