
I djersitur, i nxirë, në një monolog me gazetarë të heshtur, servilë pushteti, në median ortake të inceneratorëve, Erion Veliaj u shfaq dje sa në rolin e sulmuesit, akuzuesit, viktimës dhe moralistit, kërkonte të gjente halle të tjera për hallet e tij.
Në fakt, mjafton një analizë e shkurtër për të kuptuar se hallet e Veliajt nuk janë as lejet e pallateve, as gazetarët gjobaxhinj, as mediat e inceneratorëve, ku shkon dhe cicëron, as televizionet e gjobaxhinjve që ai i përdor për shantazhe e sulme kundër gazetarëve, as kullat që ndërtohen në qendër të Tiranës dhe ai bën sikur nuk i shikon dhe as drejtorët hajdutë që janë komanda menaxhuese e Bashkisë së Tiranës.

Janë disa drejtorë që ranë, do të bien edhe të tjerë rrugës, por halli i parë i Erion Veliajt është a do ta shesin drejtorët e tij hajdutë, sepse midis tyre ka besnikë dhe jobesnikë dhe ky është problemi i parë.
Nuk ka rëndësi se hajdutë të tjerë mund të gjejë e t’i zëvendësojë, të bëjë sikur i mbron, të thotë sikur ka bërë punë të mëdha, të gënjejë, pasi edhe për Mariglen Qaton dhe Redi Mollën gënjeu e tha histori me bulevardin, kur ata nuk kanë qenë aspak në IMT e kështu me radhë.
Halli i tij i vërtetë është a do ta shesin hajdutët, këta të mëparshmit, këta të tjerët për inceneratorët, për “5D”-në apo të tjera zullume dhe qyfyre brenda Bashkisë së Tiranës. Nuk janë ato që thotë vetë ai. Si gjithmonë, Erion Veliaj është një mashtrues klasik.

Halli i dytë i Erion Veliajt është Partia Socialiste. Ata që janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë koordinatorë të PS-së në Tiranë, një cikël politik i tyre i mbyllur, por hall i madh për Veliajn është se a do t’i bashkëngjiten të tjerët, a do të ketë më mbështetje në PS-në e Tiranës.
Ai e di shumë mirë që nuk e duan, nuk e duan si 99-ç, nuk e duan si Mjaftist, kryebashkiak u bë si socialist dhe tani ju vuri damkën e hajdutit me fakte dhe prova si askush më parë. Tani të tjerëve që janë atje, socialistëve të vërtetë, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë u vjen turp nga Erion Veliaj, jo vetëm nga drejtorët e tij hajdutë që u kapën dhe Erion Veliaj ishte në dijeni dhe i mbronte, por edhe për faktin se prej 10 ditësh po përpëlitet, po përpiqet që të justifikohet, t’i mbajë ata, të mbajë dhe veten, të gjejë gajret, të gjejë shpresë. Veliaj tashmë është 99-çi që me bandën e tij të hajdutëve u vuri me vendim gjykate, damkën HAJDUTE socialistëve, një sekt që njollos një parti historike.

Veliaj ka vetëm një qëllim, të gënjejë njerëzit që të ngelet sërish në politikë, pasi ka një hall të tretë, e ardhmja i duket shumë e zymtë, i duket shumë e zymtë në PS dhe në politikë.
Pasi të mbarojë mandatin e kryetarit të bashkisë, ku do të shkojë me një tufë hajdutësh dhe me disa të tjerë që pritet të kapen së shpejti, pritet të dalin para drejtësisë. Cila do jetë e ardhmja politike e tij?! Ai tashmë është i goditur jo vetëm politikisht.
Erion Veliaj ka një hall të madh, hallin e katërt, a do të shkojë në bankën e të akuzuarve, a do të ketë një akuzë ndaj tij?
Ai e ka problem të madh me atë që e quan "çeta e kalasë së Dodës në Reformën në Drejtësi", ata që i kanë hetuar disa dosje, të cilët e gëzuan kur arrestuan ndonjë drejtor tjetër që nuk ishte i tij.
Njeriu që e justifikonte veten edhe me zullumet që kishte brenda bashkisë, edhe duke mos vepruar për aferën e inceneratorit të Tiranës, duke mos u ndarë kurrë nga Mirel Mërtiri, nga Klodian Zoto, duke mos u ndarë kurrë nga drejtorët e dosjes “5D”, megjithëse e mori vesh një vit më parë e i mbrojti ata.
Nuk u nda kurrë nga kullat që ndërtoheshin pa leje në Tiranë, duke mos u ndarë kurrë nga drejtorët e tij të korruptuar që ndërtonin hotele dhe shtesa katesh pa leje, drejtorët e tij që janë bërë miliarderë, drejtorët e tij që jepnin tenderë për kompaninë “5D” apo atë të inceneratorëve.
Ky është halli më i rëndësishëm i Erion Veliajt, deri ku do t’i shkojë vaji në lakra, a do të shkojë drejtësia t’i trokasë në derë dhe t’i thotë: “Erion, ti je i akuzuar për një, dy apo tri çështje”. Rekomandimin që mos fliste e morri sfidë.

Këto janë 4 hallet e mëdha të Erion Veliajt, ka dhe shumë problematika të tjera, por ato i kalon.
Nuk shqetësohet shumë Erion Veliaj se çfarë i thotë media, se ç’shkruajnë ata që e kritikojnë, se 80% apo më shumë, mediat e mëdha, mediat kryesore i kontrollon vetë, i menaxhon, u dërgon mesazhe, u dërgon financime, ia ka dërguar me inceneratorët, ua ka dërguar me drejtorët, ua dërgon me biznese, ua dërgon me reklama nga vëllai i tij.
Këto nuk janë hallet e Erion Veliajt.
Erion Veliaj ka vetëm 4 halle: a do ta shesin drejtorët e tij hajdutë, a do ta pranojnë më socialistët, cila është e ardhmja e tij në politikë dhe e fundit, çfarë do të ndodhë me të përballë drejtësisë?

Këto janë 4 hallet e vërteta të Erion Veliajt, të tjerat janë konsum politik dhe mediatik.
Nga televizioni i ortakërisë së inceneratorëve, Erion Veli...
Kryeministri Edi Rama, në reagim e tij dje, “pushkatue...
Titulli i këtij shkrimi ndoshta është fjalia e duhur p...
Sot ishte dita kur drejtorët e Veliajt, 6 drejtues të ...
Erion Veliaj reagoi dje në një takim me disa nxënës pa...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjeti një mënyr...
"U kthyem në ëë Kuvend sepse më ë morën në ëë telefon ...
Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...
Pas një vendimi gjykate, policia zbatoi urdhrat për të...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë ...
Arrestimi i Jorgo Goros solli shumë pak zhurmë mediati...
SPAK-u njoftoi ditën e shtunë arrestimin e kreut të Bashki...
Kryeministri Rama pas një publikimi të bërë në mediat amer...
Në fakt, diçka thelbësore ka me SPAK-un kjo mazhorancë, që...
Sot kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në takimi...
Dikush mund të habitet me këtë titull, edhe më shumë pse e...
Opozita shpalli fitoren. Pas 5 muajsh betejë u deklaru...
Në Shkodër, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në datën 25 jana...
Disa ditë pas një dalldie masive publike, të komenteve dhe...
Nëse do që të shohësh të gjitha këndet e hipokrizisë njerë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...