
Në Shkodër, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në datën 25 janar të vitit 2024 theksoi se “Gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës, mund të jesh i pavarur, por zgjedh të ‘flirtosh’ me pushtetin”.
Po kush janë këta prokurorë, gjyqtarë që “flirtojnë” me politikën, me pushtetin?
Në fakt, ata duhet të jenë objekt hetimi. SPAK-u do të ishte më i pastër, më i ndershëm dhe më i vërtetë në rast se vetë kolegët e tyre do të hetoheshin apo merrnin ndëshkimin ligjor pikërisht për faktin e lidhjeve politike dhe korrupsioni në bashkëpunim me politikanë.
Ka mjaft dosje në SPAK dhe prokurorë, ndaj të cilëve janë ngritur akuza politike, dikush është edhe krenar, për pjesën politike për bindjet e tij. Ajo dihet dhe botërisht.
Rasti i Edvin Kondilit me Ilir Beqajn është jo pak flagrant.
Nga ana tjetër, Dritan Prençi, prokurori që ka në dorë inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston, dhe ka hetuar dosjen e inceneratorit të Fierit, del sërish zbuluar. Ky i dyti edhe me një vendim nga gjykata, për shkak se hetimet nuk ishin kryer në formën e duhur. Gjithashtu ndaj Prençit ka pasur edhe një kallëzim.
Ai ka në dorë hetimin e inceneratorit dhe landfillit të Tiranës, por dosja vazhdon të ngelet në nivele shumë të ulëta thjesht dhe vetëm te Taulant Tusha, a thua se ky ishte problemi kryesor.
Se kush e kërkoi atë incenerator, pse nuk u ndërtua dhe kush i vodhi paratë qindra miliona euro për këto kompani, ende nuk ka fajtor. Thuhet “truri”, Mireli, thuhet ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë, thuhet janë Klodi e Stela, zyrtari më i lartë është thjesht dhe vetëm një drejtor i Bashkisë së Tiranës.


Pak apo shumë të dënohen, kjo nuk ka rëndësi. Inceneratorët nuk janë një vullnet kaq i thjeshtë i një individi se si një ministër Mjedisi pa buxhet dhe pa fonde mund të qarkullojë qindra miliona euro në bashki të caktuara.
Çështja e inceneratorëve dhe Dritan Prençi kanë mjaft dyshime, sidomos vonesa e Tiranës, copëtimi dhe ndarja e çështjeve që bëri Arben Kraja, një tjetër prokuror i akuzuar për lidhje politike, ish-kreu i mëparshëm i SPAK-ut.
Ka edhe të tjetër, por jo për sulme, për të vërteta, për të çuar deri në fund vjedhjen e shekullit, hetimin për inceneratorët.
Nga ana tjetër, në SPAK po hetohet një tjetër dosje e rëndësishme. Një dosje mjaft thelbësore, siç është dosja “5D” e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë. Dhjetëra fakte dhe prova të publikuara, por dhe të ditura botërisht.
Nga ana tjetër ende mbahet pa veprim. Ndoshta prokurorët “flirtojnë” me pushtetin, ndoshta kanë frikë nga pushteti, paguhen me dhjetëra miliona lekë në vit nga qytetarët shqiptarë. Kanë përfitime speciale të mirëpërcaktuara në ligj.
Kanë shkuar me garë, pra, e kanë kërkuar vendin në SPAK, por kurrsesi nuk mund të jenë atje për “flirte” me pushtetin apo për të mbajtur dosje pezull. Në rast se dikush ka frikë nga politika dhe pushteti nuk ka pse shkon atje.
Mjafton të japë dorëheqjen, të largohet, se ndoshta ia ka zënë vendin dikujt që ka shumë më kurajë qytetare për t’u përballur me të vërtetat e dhimbshme të krimit dhe të korrupsionit politik në Shqipëri.
E në rast se “flirtimi” është një fakt i thënë nga vetë goja e kreut të SPAK-ut, zoti Dumani, nga ana tjetër kemi prokurorë që i vonojnë vetë dosjet, i bëjnë ato tërkuzë apo dëmtojnë hetimet dhe i lënë në nivele shumë të ulëta.
SPAK-u shpesh nuk është ai që pritej, sepse qytetarët kërkojnë më shumë, duan më shumë, jo ndëshkim të padrejtë, por ndëshkim sipas ligjit, për të krijuar një standard të ri në shoqërinë shqiptare, për të ndalur abuzimet, vjedhjet dhe korrupsionin, që të mos kemi zyrtarë që e rrjepin vendin dhe shqiptarët e varfër.
Të frenohen dhe të mendohen dy herë sepse përballë kanë një trup hetuesish, prokurorësh të ndershëm, patriotë, të cilët dinë të mbrojnë qytetarët e tyre, të cilët i paguajnë dhe i kanë vendosur që të jenë pikërisht muri më i lartë kundër korrupsionit dhe përballja më e ashpër me të korruptuarit.
Në fakt “flirtime” me politikën dhe me mosveprimet e disa individëve brenda SPAK-ut flasin jo pak dhe pyll pa derra s’ka, por në fakt derrat e politikës të fshehur në SPAK janë edhe më problem sesa thjesht disa prokurorë që nuk veprojnë apo që janë fansa të pushtetit politik./ CNA
Disa ditë pas një dalldie masive publike, të komenteve dhe...
Nëse do që të shohësh të gjitha këndet e hipokrizisë njerë...
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve...
Prej gati një viti, Alfred Peza është zgjedhur kreu i ...
CNA dje solli një shkrim të parë në kuadër të një vëzh...
Sot Gjykata Kushtetuese, sipas informacioneve në media...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shteti...
Mjafton të dëgjosh apo të ridëgjosh disa herë fjalimin...
Alma Kaçi pasi u dënua me 1 vit burg nga SPAK për pros...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vjen në T...
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë, takime që po bëhe...
Debati i inceneratorëve është shumë i gjerë, pasi shum...
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi d...
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...