
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë, takime që po bëhen shumë të shpeshta në fakt. Një fjalim i gjatë i kryetarit prej 20 vitesh të PS, përjashtime, emërime dhe në fund Suksese në jetë.
Këtë herë është zgjedhur një Asamble me termin organizative. Shpesh kur ka pasur ngjarje të tilla politike brenda PS-së, kryeministri Edi Rama ka shpallur ndryshime ministrash, ndryshime statutore, përgatitje kongresesh nga fitorja në fitore e kështu me radhë.
Në Asamblenë e Partisë Socialiste bëjnë pjesë një grup të pandehurish nën akuzë nga SPAK-u, që nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i larguar nga vendi, ish-ministrja jetëgjatë e Jashtme dhe e Mbrojtjes me plot skandale, Olta Xhaçka.
Ish-ministri i Shëndetësisë, i PPP-ve siç janë “check up”-i, sterilizimi apo laboratorët zoti Ilir Beqaj, ish-ministri Lefter Koka, i cili ishte deputet i PS-së në momentin kur u arrestua dhe me rregullin e ri të Asamblesë 400 veta.
Do të ishte anëtar i saj, ish-deputeti tjetër Alqi Bllako, i cili ishte përfaqësues i PS-së kur u arrestua, ish-ministri Damian Gjiknuri që është nën hetim, kryetarë bashkie si Fatos Tushe, Vagjush Dako, Lefter Alla, drejtorë të Rilindjes, të parët janë ata të Erion Veliajt (vetë kryebashkiaku ka halle me SPAK), por edhe shumë zyrtarë të tjerë socialistë, të cilët janë arrestuar për korrupsion, janë nën akuzë, dikush është dënuar dhe shumica presin dënimin.
Shkëlqejnë midis tyre njëri-tjetrit, por ka dhe të tjerë rrugës edhe më të rëndësishëm në propagandë, apo në peshë brenda PS-së.
Kjo është pjesa e të pandehurve të SPAK-ut, por është dhe pjesa anti-SPAK. Pjesa anti-SPAK, nën hije dhe rrogoz është e skematizuar nga Eduart Shalsi, “idioti” i dobishëm i Rilindjes, i cili me një grup individësh po përgatitin ngritjen e një komisioni “Ad-Hoc”.
Komisioni i Shalsit përbëhet nga Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Bledi Çuçi dhe Lindita Nikolla, ndërsa komisioni “Ad-Hoc” do të drejtohej nga Fatmir Xhafaj me anëtarë Plarent Ndrecën, Ermonela Felajn, Klotilda Bushkën dhe Toni Gogun.
Ky grup individësh që fillimisht u shpall si grup anti-SPAK, por tashmë mesa duket duke parë qëndrime të ashpra nga ndërkombëtarët ujërat fillojnë dhe po kthjellohen, ka dhe hapa pas.
Betejën e filloi një tjetër anti-SPAK-ist, Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili është me probleme të mëdha përballë këtij institucioni, për shkak të drejtorëve të tij pas prangave, apo të tjerëve që pritet të arrestohen, dhe deri te fakti që dhe ai vetë pritet të jetë nën akuzë, pasi deri tani mbetet person i dyshuar.
Një anti-SPAK-ist tjetër, ai që do të kryesonte komisionin “Ad-Hoc” dhe do të udhëhiqte betejën kundër SPAK-ut dhe Altin Dumanit, Fatmir Xhafaj, pritet të jetë një person i rëndësishëm në Asamble.
Fatmir Xhafaj pasohet nga Klotilda Bushka, e cila ka marrë përsipër përgatitjen e draftit për komisionin “Ad-Hoc”, që në fakt tani duan ta quajnë një komision në kuadër të integrimit, megjithëse parlamenti ka një strukturë të posaçme për integrimin evropian, e cila për më tepër bashkëdrejtohet nga opozita.
Në këtë asamble do të jetë e gjithë eskorta që mbronte tezën anti-SPAK dhe do të shërbente në menaxhimin e tij si Elisa Spiropali, si 99-çat, si Plarent Ndreca, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu dhe edhe juristët si Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Engjëll Agaçi, Adea Pirdeni, Bledi Çuçi dhe Damian Gjiknuri.
Asambleja e socialistëve sot ka me dhjetëra vetë, të cilët lehtësisht identifikohen si persona të pandehur nga SPAK-u dhe grupi anti-SPAK për të shpëtuar të pandehurit nën akuzë./ CNA
Debati i inceneratorëve është shumë i gjerë, pasi shum...
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi d...
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët,...
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muaj...
Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më s...
CNA publikoi një material të plotë sipas një informaci...
Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet...
Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron ...
Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullo...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...